Kur punonte me Hermitage Capital, firma më e madhe perëndimore e investimeve në Rusi, Magnitsky, akuzoi zyrtarët rusë të rendit dhe tatimeve se ishin përfshirë në një skemë që i lejonte të përfitonin nga taksat që firma e tij paguante në Rusi e që kapnin 230 milionë dollarë.
Magnitsky u arrestua nën akuzat për evazion fiscal së bashku me themeluesin e kompanisë së tij William Browder, i cili u dënua në mungesë me nëntë vjet burg. Magnitsky vdiq në burg në vitin 2009 në moshën 37 vjeçare, pasi iu mohua ndihma mjekësore.
Browder e cilësoi vendimin e sotëm si një moment të turpshëm për Rusinë. Në një intervistë me shërbimin rus të Zërit të Amerikës Browder tha se nuk do të pranojë vendimin asnjëherë derisa zyrtarët e përfshirë në vdekjen e Magnitskit të përballen me dënimin me vdekje.
Në vitin 2011, një hetim i këshillit për të drejtat e njeriut i presidentit të atëhershëm rus Dmitri Medvedev zbuloi se Magnitsky, i cili vuante nga pankreasi, ishte privuar nga ndihma mjekësore para se të vdiste. Këshilli tha se kishte dyshime të arsyeshme se vdekja e Magnitskyt mund të ishte shkaktuar nga rrahjet.
Çështja Magnitsky u bë simbol i abuzimeve në burgjet ruse dhe çoi në një mosmarrëveshje të re mes Moskës dhe Uashingtonit.
Shtetet e Bashkuara miratuan Aktin Magnitsky, duke imponuar një ndalim të vizave si dhe sanksione financiare mbi zyrtarët rusë të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.
Presidenti rus Vladimir Putin menjëherë pas kësaj miratoi një ligj që i ndalon amerikanët të birësojnë fëmijë rusë. / VOA
Kjo eshte fytyra e kafshes Putin, homologut rus te Serb Berishes.