Një avion pasagjerësh është rrëzuar në Rusi pak minuta më parë. Lajmin e raporton BBC, sipas të cilës avioni ka rënë në një nga autostradat që të çon në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.
Televizionet ruse dhe fotot e postuara në Tuiter flasin për një shkatërrimin e plotë të avionit, i cili është ndarë në copa.
Ngjarja ka pak minuta që ka ndodhur dhe ende nuk ka detaje për viktima apo në lidhje me numrin e pasagjerëve që ishin në bord. Aksidenti thuhet se ka ndodhur në afërsi të aeroportit të Moskës, “Vnukovo”.