Rusi, përfshihen nga zjarri 3,2 milionë hektarë pyje

Leda Hysa

Një sipërfaqe prej 3.2 milionë hektarësh u përfshi nga zjarret në Rusi dhe pjesa më e prekur është ekstremi verilindor i vendit.

Erërat e forta dhe temperaturat mbi 30 gradë avancojnë përhapjen e flakëve.

Tymi ka arritur disa qendra të banuara dhe ambientalistët kanë frikë se mund të përshpejtojë shkrirjen e akujve të Arktikut.

Zjarrfikësit nuk arrijnë të ndërhyjnë në shumë zjarre sepse ato bien në zona shumë të thella, dhe nuk hyjnë në të ashtuquajturat zona të kontrollit, për pasojë fikja e zjarrit është shumë e kushtueshme dhe e rrezikshme.

Autoritetet shpallën raste urgjente në disa rajone.

Siberia përballet rregullisht me zjarre të medha, por ndikimi këtë vit ishte rritur nga era e fortë dhe moti jashtëzakonisht i thatë.

Në një deklaratë për “Siberian Times”, një pilot emergjencash u shpreh se po priste urdhrin që ai të merrte avionin zjarrfikës për të qetësuar flakët”, por asnjë nga autoritet nuk reagoi.

“Që prej fillimit të zjarreve, asnjë aeroplan i vetëm i specializuar nuk është ngritur në ajër. Autoritetet thonë se është kosto e madhe”, u shpreh piloti i paidentifikuar.

Ndërsa zyrtarët e rajonit thanë se kostoja e përfshirjes së zjarrfikëses është ndonjëherë “dhjetë herë më e madhe se dëmi i mundshëm” i shkaktuar nga zjarri.

Por piloti rrëzoi llogaritjen si “absurde”.

Avionet rus te Greenpeace filluan një peticion për të detyruar qeverinë të lëvizë kundër zjarreve në Siberi, e cila u nënshkrua nga rreth 245,000 deri të martën në mbrëmje.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ka Rusia edhe per te mbajtur,edhe per te djegur. Katastrofa eshte ekoilogjike me pasoja per kafshe te medha ne keto siperfaqe te jashtzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *