Rusi: Shpërthim në uzinën e eksplozivit ‘Kristall’

Edona Llukacaj

Të paktën 42 persona u plagosën dhe dy të tjerë janë deklaruar të humbur në fabrikën “Dzerzhinsk”,  rreth 400 kilometra në lindje të Moskës pasi shpërthimet u pasuan nga një zjarr, këtë të shtunë.  Shkaku i shpërthimeve mbetet akoma i paqartë.

Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës lokale tha se ky  ishte një shpërthim teknik në një nga sektorët, që rezultoi në një zjarr e përfshiu rreth 100 metra katror.

Katër prej të plagosurve  janë në gjendje të rëndë.

Zjarri raportohet të mos jetë shuar deri pasdite, ndërsa zjarrfikësit nuk përjashtuan mundësinë e shpërthimeve  të mëtejshme. Banorët në ndërtesat e afërta u tha të mbanin dritaret e tyre të mbyllura.

Komiteti Hetimor i Rusisë tha se kishte hapur një hetim për shkeljet e mundshme të sigurisë industriale në objektin, i cili thuhet se prodhon TNT, bën më dije Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *