Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse ka deklaruar se nuk do t’i kërkojë Bashkimit Europian të heqë sanksionet kundër vendit, shkruan Sky News.
“Bashkimi Europian nuk është qendra e universit”, tha Nikolai Kobrinets.
Krahas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, BE-ja është një aleat kryesor që mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
BE deri më tani ka vendosur masa kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e transaksioneve të BE-së dhe vendeve anëtare me Bankën Qendrore Ruse, sanksionimin e 877 individëve dhe 26 subjekteve dhe ndalimin e avionëve rusë nga e gjithë hapësira ajrore dhe aeroportet e BE-së.
j.l./ dita
