Rusia dhe Perëndimi, çfarë ka në mend Putin dhe një analizë e detajuar mbi Rusinë e djeshme dhe atë të sotme

J L

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shokuar këdo, por ai ishte kjo diçka e pritshme? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje kërkon analiza të informuara e të vëmendshme për Rusinë dhe rolin e saj në rendin e ri botëror që u krijua pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Të paktë janë ata studiues shqiptarë që janë marë me këtë çështje. Ndër ta, ai që spikat mbi të gjithë është Fatos Tarifa, ambasadori i Shqipërisë në Uashington në vitet 2001-2005 dhe aktualisht profesor i sociologjisë dhe i gjeopolitikës në Universitetin Europian të Tiranës. Në vitin 2010, fill pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara, Tarifa botoi librin “Fati i një shekulli”, i cili përmban një kapitull edhe për Rusinë. Në të, pra qysh 12 vite më parë, Tarifa argumentonte se “marshimi rus në Gjeorgji, në gushtin e vitit 2008 dhe njohja e njëanshme prej Moskës e pavarësisë së rajonit të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, sado surprizë të na jenë dukur, nuk mund të ishin ngjarje krejt të papritura për ata që i kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Rusi që nga rënia e Kremlinit në duart e Vladimir Putinit. Sipas tij, ajo që rusët bënë në Gjeorgji ishte, ndoshta, “testimi i parë” i politikës së re të Putinit. Qysh në atë kohë, Tarifa ka parashikuar me një qartësi të habitshme se “ajo që Rusia bëri në Gjeorgji mund të mos jetë një ngjarje e rastit dhe as një episod i vetëm” dhe se “një aventurë e ngjashme me atë të Gjeorgjisë, por e proporcioneve shumë më të mëdha” mund të përsëritet edhe në vende të tjerë”. Në kontekstin aktual të ngjarjeve në Ukrainë, kjo analizë e Prof. Tarifës ndihmon së tepërmi për të kuptuar edhe më mirë sjelljen agresive të presidentit rus Vladimir Putin dhe synimet e tij në Ukrainë e më gjerë, prandaj edhe po e botojmë atë pa i ndryshuar asgjë, në dy numra të gazetës Dita.

Fatos TARIFA

Pjesa I

Ashtu si në shekullin e 20-të dhe në dy shekujt që i paraprinë atij, Rusia do të vazhdojë të jetë një aktor shumë i rëndësishëm në teatrin politik dhe në marrëdhëniet ekonomike, politike e diplomatike ndërkombëtare, edhe pse roli i saj ka ndryshuar dhe do të ndryshojë edhe më shumë në dekadat që vijnë.

Për të kuptuar vendin që zë sot dhe rolin që do të luajë në të ardhmen ky shtet, me një shtrirje të jashtëzakonshme në hapësirën gjeografike të planetit tonë, duhen marrë në konsideratë të gjithë ata faktorë që kanë kushtëzuar deri më sot karakterin “dualist” të shtetit rus dhe statusin e Rusisë si një fuqi e madhe―gjeografia, historia, ekonomia, demografia, tradita, kultura.
Këta faktorë, të kombinuar në një mënyrë që nuk ka precedent në historinë e kombeve modernë, kanë prodhuar historikisht një formë organizimi shtetëror, një komunitet njerëzor, një identitet kulturor, një mentalitet politik dhe një fabrikë shoqërore që nuk i gjejmë në asnjë vend dhe në asnjë popull tjetër të botës.

Një shtet europian sui generis…

Politika ruse në këto 300 vitet e fundit reflekton në një farë masë sensin e identitetit të Rusisë dhe të vendit të saj në botë si një shtet sui generis në hapësirën euroaziatike. E shtrirë në një hapërisë gjigante në Europë dhe në Azi, Rusia ka përjetuar shpesh herë në historinë e saj një identitet të dyzuar, të krijuar, nga njëra anë, prej trashëgimisë së periudhës mongole, e cila filloi në shekullin e 12-të dhe, nga ana tjetër, prej reformave të frymëzuara nga Perëndimi që kanë ndërmarrë kohë pas kohe carët dhe udhëheqësit e Kremlinit, që nga Pjetri i Madh, Katerina e Madhe dhe Aleksandri II, deri tek Gorbaçovi.

Kultura politike e Rusisë ka qenë historikisht―dhe vazhdon të jetë―jo e hapur ndaj institucioneve politike dhe ekonomike të Perëndimit, ndërkohë që ajo është përpjekur t’i riformulojë idetë dhe vlerat perëndimore në një frymë armiqësore ndaj principeve të shoqërisë civile.

Edhe pse (a) Rusia është një vend fqinj i Europës (një pjesë e territorit të saj bën pjesë madje në hapësirën gjeografike europiane); (b) popullohet në pjesën më të madhe nga njerëz fizikisht të ngjashëm me europianët; (c) ka insistuar vazhdimisht, gjatë tre shekujve të fundit, të konsiderohet pjesë e Europës; (ç) ka një mënyrë jetese që është esencialisht në traditën europiane, perëndimore dhe kristiane; (d) ka treguar se ka, politikisht dhe kulturalisht, aftësinë për të qenë europiane―kush mund ta mohojë, fjala vjen, se Pushkini, Turgenievi, Tolstoi, Dostojevski, Çehovi, Stravinski, Çajkovski, Kandinski apo Shagall nuk janë pjesë e traditës kulturore perëndimore?―megjithë këto, pra, Rusia e ka pasur dhe vazhdon ta ketë thuajse të pamundur të krijojë, ose të adoptojë një sistem shoqëror dhe politik të modelit europian.

Duke ruajtur deri në fillim të shekullit të 20-të format më ekstreme të absolutizmit feudal dhe, pothuajse gjatë gjithë shekullit të kaluar, një ndër format më ekstreme të autoritarizmit komunist, shteti rus është mbështetur vazhdimisht jo në mandatin popullor, por tek dhuna.

…por edhe një shtet aziatik

Përveç Europës, Azia, gjithashtu, ka zënë historikisht një vend të veçantë në imagjinatën e rusëve dhe në versionin e tyre si një “komb i zgjedhur”. Azia është parë prej rusëve si një rajon shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Rusisë dhe për rolin e saj në botë. Këtë vizion e ka shprehur mjaft qartë shkrimtari i madh rus Fjodor Dostojevski, i cili, në vitin 1881, pasi ushtritë ruse mundën turkmenët në përpjekjet e tyre për të pushtuar Azinë Qendrore, shkruante:

“Përse duhet pushtimi i ardhshëm i Azisë? Ç’punë kemi ne atje? Kjo është e domosdoshme, sepse Rusia nuk gjendet vetëm në Europë, por edhe në Azi; sepse rusi nuk është vetëm një europian, por edhe një aziatik. Dhe jo vetëm kaq. Për fatin tonë të ardhshëm, ndoshta është pikërisht Azia ajo, e cila do të jetë rrugëdalja jonë…Në Europë ne kemi qenë shërbëtorë dhe skllevër, ndërsa në Azi ne duhet të jemi zotër. Në Europë ne kemi qenë aziatikë, ndërsa në Azi edhe ne jemi europianë. Misioni ynë qytetërues në Azi do të inkurajojë shpirtin tonë dhe do të na udhëheqë ne në atë drejtim. Është patjetër e domosdoshme që lëvizja të fillojë. Të ndërtojmë dy hekurudha: të fillojmë me njërën që shkon në Siberi dhe, pastaj, [një tjetër që shkon] në Azinë Qendrore dhe menjëherë do të shihni rezultatet”.

Një shtet dualist

Ky karakter sui generis i shoqërisë, apo i qytetërimit rus, është dhe do të mbetet edhe gjatë shekullit të 21-të një faktor shumë i rëndësishëm në jetën ndërkombëtare. E pakënaqur me statusin e saj, e “zhgënjyer” nga marrëdhëniet e Perëndimit me të, me vendin që zë dhe me rolin që i ka mbetur të luajë në skenën e politikës botërore, Rusia përsëri ka kthyer kokën nga Lindja, duke u përpjekur të zgjerojë sferën e influencës së saj në Azinë Qendrore dhe në Azinë Lindore.

Vëreni për një moment ngjashmërinë e fjalëve të Dostojevskit me këto fjalë të Vladimit Putinit, pak kohë pasi ai u bë President i Rusisë në vitin 2000, pra thuajse 120 vite më vonë: “Rusia është një shtet sa europian aq edhe aziatik. Ajo është si një zog që mund të fluturojë mirë vetëm po t’i përdorë të dy krahët”.
Qoftë edhe vetëm nga këto fjalë, kuptohet qartë se Rusia ka qenë dhe vazhdon të jetë, në një kuptim shumë real të fjalës, një shtet “dualist”, i cili nuk duket se po i shpëton dot një kombinimi fatal të realiteteve të vjetra dhe atyre të reja.
Sot duket qartë se Rusia i ka braktisur Atlanticizmin dhe Eropianizmin, dy oportunitete historike shumë të rëndësishme për të pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe të Traktatit të Varshavës. Me politikën e saj të brendshme dhe të jashtme Moska është orientuar sot në një drejtim që, duke u afruar me Kinën dhe me regjime të tjerë autoritaristë (Irani, Siria apo Venezuela), ajo po largohet gjithnjë e më shumë nga demokracitë perëndimore. Siç ka venë në dukje Zbigniew Brzezinski, edhe pse Rusia është sot gjeografikisht më pranë Europës dhe kultura politike e saj është, sidoqoftë, “më shumë europiane sesa aziatike”, ajo po largohet gjeopolitikisht gjithnjë e më shumë prej saj.

Një dilemë e madhe për Perëndimin

Ç’qëndrim mund dhe duhet të mbajë, në rrethana të tilla, Perëndimi ndaj një Rusie të tillë autokratike dhe sfiduese, e cila vitet e fundit duket se po ndjek një politikë thellësisht anti-amerikane dhe anti-perëndimore? Ose, le ta themi më qartë: A mundet Perëndimi realisht të ushtrojë ndonjë influencë mbi Kremlinin dhe a ka ai, në të vërtetë, mundësi që t’i ofrojë Rusisë një bashkëpunim efektiv?

Kjo pyetje mund të formulohej ndryshe, me këto fjalë të diplomatit të njohur amerikan Robert Blackwill: “Sa i rëndësishëm është bashkëpunimi i Rusisë në vitet e ardhshëm për çështje që janë dukshëm të lidhura ngushtë me interesat kombëtare themelore të Amerikës dhe të aleatëve të saj europianë”?

Për atë çfarë përfaqëson dhe për rolin që luan e mund të luajë ajo në hapësirën e gjerë euroaziatike dhe në Lindjen e Mesme, Rusia është sot një dilemë e madhe për Perëndimin. Ajo shkakton irritim, konfuzion dhe pasiguri në Uashington edhe në Bruksel dhe ua bën të vështirë atyre marrjen e vendimeve, ose formulimin e qëndrimeve të përbashkëta ndaj Moskës.

Kjo ndodh për shkak se Rusia nuk është një vend që mund të injorohet, ose të izolohet politikisht, ekonomikisht apo diplomatikisht. Rusia nuk është Bjellorusia; ajo nuk mund të “Lukashenizohet”, pra të izolohet nga ana e Perëndimit, për shkak të politikës autoritariste të presidentit të saj Vladimit Putin.

Pavarësisht kritikave të ashpëra të Uashingtonit dhe të Brukselit ndaj Rusisë, Perëndimi ka po aq nevojë për Rusinë sa edhe kjo e fundit për marrëdhëniet me Perëndimin. Edhe pse liderët e aktualë të vendeve kryesorë europianë janë më kritikë ndaj Moskës se sa paraardhësit e tyre, nuk duhet të habitemi nëse shohim që ata t’i përmbahen përsëri të njëjtit skenar si edhe herë të tjera në historinë e marrëdhënieve të tensionuara të Perëndimit me Bashkimin Sovjetik―veçanërisht pas ngjarjeve në Hungari më 1956 dhe pas pushtimit rus të Çekosllovakisë më 1968―kur në Bashkimin Sovjetik u bë shumë e përhapur shprehja: “pogovoryat-i-zabudut” (ata do të flasin dhe do të harrojnë). Mundësia që ky qëndrim të përsëritet hyn në atë lloj kategorie që Hegeli e quante “ironi e historisë”.

Uashingtoni dhe Brukseli “kërcejnë” jo me të njëjtën “muzikë”.

Qëndrimi që ka karakterizuar marrëdhëniet e Perëndimit (veçanërisht të Bashkimit Europian) me Rusinë deri më sot është një politikë që në Berlin e quajnë Wandel durch Verpflechtung (ndryshim përmes angazhimit), qëndrim ky, i cili është shumë i ngjashëm me politikën Wandel durch Annäherung (ndryshim përmes afrimit), të formuluar nga ish-Kancelari gjerman Willy Brandt në periudhën e Luftës së Ftohtë.

Vazhdimësia që vëmë re në këto dekada në politikën gjermane ndaj Rusisë është produkt i gjeografisë, i historisë dhe i interesave të përbashkëta ekonomike në rritje midis këtyre dy vendeve. Gjermania është partneri politik dhe tregtar më i rëndësishëm i Rusisë në Europë, si dhe importuesi më i madh i gazit të saj natyror, ndërkohë që Rusia është një treg shumë i madh për produktet dhe investimet kapitale gjermane.

Edhe nëse Uashingtoni do të preferonte të mbante një qëndrim tjetër, më të ashpër, ndaj Moskës, Gjermania dhe një pjesë e mirë e vendeve të Bashkimit Europian janë të interesuar të zhvillojnë marrëdhënie të ngushta ekonomike me Rusinë. Kjo është arsyeja që Uashingtoni e ka pasur dhe vazhdon ta ketë të vështirë të sigurojë mbështetjen e vendeve të veçantë të Bashkimit Europian (të cilët janë njëherësh edhe anëtare të NATOs) për qëndrimet e tij në lidhje me Rusinë, si dhe për çështje të strategjisë e të politikave ndërkombëtare, të cilat Kremlini i kundërshton.

Vështirësi të tilla, në mjaft raste, kanë qenë dhe janë më të mëdha me ata vende europianë, të cilët ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, në vitin 2003, i stigmatizoi me shprehjen “Old Europe” (Europa e vjetër), frazë kjo e përdour nga Hegeli në një pasazh të veprës së tij Arsyeja në histori, në të cilin ai përmend shprehjen e famshme të Napoleonit: “Kjo Europë e vjetër më bezdis”. Kur vjen puna për të mbajtur një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë, Uashingtoni dhe Brukseli “kërcejnë” jo me të njëjtën “muzikë”.

Edhe nëse Uashingtoni do të preferonte të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës, ka pak të ngjarë që Franca, Gjermania dhe vendet e tjerë të Bashkimit Europian t’i shkojnë pas; ata do të preferonin të mbanin marrëdhënie të ngushta ekonomike me Kremlinin, pra edhe një qëndrim më të butë. Jacques Chirac, madje, kur ishte president i Francës, në mënyrë cinike është shprehur se, “në politikën e jashtme unë kam një parim. Unë shoh se ç‘bëjnë amerikanët dhe bëj të kundërtën”.

Në vitet 2002-2004, siç dihet, Jacques Chirac dhe kancelri gjerman Gerhard Schröder, formuan së bashku me Presidentin rus Vladimir Putin një lloj “Neo-Triple Entente” me synim krijimin e një kundërbalance ndaj Shteteve të Bashkuara, duke u vënë në krye të opozitës që kundërshtoi ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak. Ai qëndrim anti-amerikan, në fakt, nuk ishte diçka krejt e re. Në tetor të vitit 1999, në Paris, në takimin me presidentin kinez Jiang Zemin, presidenti francez Chirac konfirmoi “partneritetin strategjik” të Francës me Kinën, si dhe besnikërinë e tij pasionante ndaj konceptit të një bote “shumëpolare”.

Nga një pikëpamje gjeoekonomike, divergjencat mes Europës dhe Amerikës lidhur me qëndrimin ndaj Rusisë, deri diku, mund të justifikohen, çka do të thotë se, as në fillim të këtij shekulli, paradigma liberale nuk ndihmon dot në shpjegimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve. Europa dhe Rusia janë fqinje me njëra-tjetrën dhe, prandaj, lidhjet midis tyre për shumë çështje mund të thuhet se janë më të forta e më të rëndësishme sesa ato midis Uashingtonit dhe Moskës. Për këtë arsye, siç argumenton Angela Stent, “eventualiteti i dobësimit apo i prishjes së marrëdhënieve me Rusinë e tremb më shumë Europën se sa Amerikën”.

Nga pikëpamja gjeopolitike, sidoqoftë, divergjencat në kampin transatlantik e dëmtojnë kauzën e përbashkët të demokracive perëndimore për shtrirjen e rendit demokratik dhe për forcimin e paqes e të sigurisë, duke inkurajuar kështu përpjekjet agresive të Rusisë për të rihyrë në teatrin e politikës globale si një fuqi e madhe, e cila nuk respekton rregullat e lojës. Pa praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Europë, Rusia mund të triumfonte në lojën diplomatike që ajo po luan aktualisht për të inkurajuar disidencë në radhët e Bashkimit Europian në lidhje me, fjala vjen, çështjen e Kosovës, apo në lidhje me angazhimin amerikan në sistemin e sigurisë europiane.

Rusia post-sovjetike dhe Europa “post-moderne”

Rusia ka humbur një perandori, por ajo akoma nuk ka hequr dorë nga aspiratat dhe mentaliteti i saj imperial. Për shkak se autokracia dhe shteti perandorak historikisht kanë ekzistuar thuajse gjithnjë bashkë në historinë e Rusisë, kjo ka influencuar në konceptin imperial që kanë rusët për shtetin.

Më tej akoma, ashtu sikurse autokracia në Rusi nënkupton një sistem sundimi, i cili nuk kufizohet nga ligji apo nga institucioni, shteti i sotëm rus, në mjaft raste, ka treguar se nuk dëshiron t’u përmbahet marrëveshjeve të tij të mëparshme me shtete të tjerë, ose me organizata ndërkombëtare―e.g. për të tërhequr trupat ushtarake ruse nga Moldavia apo nga Gjeorgjia, ose pezullimi në mënyrë të njëanshme nga Moska, në verë të vitit 2008, i të gjitha marrëveshjeve që ajo ka nënshkruar me Aleancën e Atlantikut Verior.

Rusia mund të mos jetë sot Bashkimi Sovjetik represiv i kohës së Stalinit, por ajo mbetet, sidoqoftë, një fuqi e madhe, një shtet gjithnjë e më shumë autokratik, i “egërsuar” nga humbja e madhështisë dhe e lavdisë së dikurshme dhe në rikërkim të tyre, një vend i pasur me energji dhe që kërkon tregje të reja për shitjen e saj, një vend i lodhur nga moralizimet dhe leksionet humanitare të Europës Perëndimore dhe që nuk ndjehet i detyruar t’u përmbahet, ose të zbatojë “acquis” europiane mbi demokracinë, mbi të drejtat e njeriut dhe mbi lirinë e tregut.

Nga ana e saj, Europa e sotme, pa praninë ushtarake të Amerikës dhe pa angazhimin e saj, nuk ka as vullnetin dhe as muskujt që t’u vijë në mbrojtje popujve të shtypur dhe të kërcënuar të saj, edhe kur ndaj tyre ushtrohet genocid, siç provuan më së miri rasti i Bosnjes dhe i Kosovës.

Përsa i përket madhësisë së territorit të saj, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ngjarje të cilën Vladimir Putin e ka cilësuar si “katastrofën gjeopolitike më të madhe të shekullit të 20-të”, Rusia, edhe pse vazhdon të jetë shteti me sipërfaqen më të madhe në botë, ka shtrirjen territoriale më të vogël që ka njohur deri më sot qysh nga koha e Katerinës së Madhe, e cila e sundoi këtë vend nga viti 1762 deri më 1796.

Pas shpërbërjes së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), i cili humbi në “pluhurin e historisë”, nëse përdorim një shprehje të Leon Trockit, Rusia humbi jo vetëm statusin e saj si një superfuqi―dhe, bashkë me të, prestigjin dhe influencën e saj në botë―por edhe një territor afërsisht prej 5.5 milionë km2, territor ky që është 15 herë më i madh sesa territori i Gjermanisë së bashkuar, ose 4 herë më i madh se territoret e Francës, të Gjermanisë dhe të Italisë të marra së bashku. Bashkë me këto territore, Rusia humbi, gjithashtu, një popullsi prej 143 milion njerëz, popullsi kjo e barabartë afërsisht me popullsinë e sotme të saj, ose me 65 për qind të popullsisë të të gjitha vendeve të Europës Perëndimore, të marra së bashku.

Rusia, një sfidë, një dilemë dhe një enigmë

Në kohën e tij, Winston Churchill është shprehur se Rusia mishëron një “kombinim të sfidës, dilemës dhe enigmës”. Vështirë se mund të parashikohet se si do të zhvillohen në të ardhmen politika e jashtme e saj dhe marrëdhëniet e saj me Perëndimin. Këto, siç dëshmon historia e Rusisë imperiale dhe ajo e Rusisë post-sovjetike, do të varen shumë nga dinamika e zhvillimeve të brendshme strukturore dhe politike në këtë vend. Paul Dibb argumenton se “një politikë e brendshme gjithnjë e më antidemokratike jo vetëm që e bën më të vështirë integrimin e Rusisë në sistemin e ekonomisë botërore, por ajo i bën gjithashtu më të pasigurta marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin”.

Aktualisht, mund të thuhet se në marrëdhëniet e saj me Perëndimin Rusia është një “partner-kundërshtar”, çka do të thotë se, ndërsa në disa fusha Rusia bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara dhe me vendet e Bashkimit Europian, në fusha të tjera ajo i kundërshton ato.

Natyrën e marrëdhënieve të Perëndimit me Rusinë mund ta shprehim më së miri përmes një anekdote. Kur presidenti rus Vladimir Putin vizitoi ish-Presidentin amerikan George H. W. Bush në rezidencën e tij në Kennebunkport, në shtetin Main, në korrik të vitit 2007, menjëherë pas asaj vizite qarkulloi kjo anekdotë. Një gazetar i një kanali televiziv amerikan i kërkoi njërit prej ndihmësve të Shtëpisë së Bardhë të komentonte mbi marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, sidomos me Shtetet e Bashkuara. Për shkak të kohës shumë të kufizuar që gazetari kishte në dispozicion, ai i kërkoi zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë që pyetjes së tij mbi marrëdhëniet ruso-amerikane ky t’i përgjigjej, mundësisht, me një fjalë të vetme. Përgjigjja e zyrtarit tëlartë ishte: “Good” (Të mira). Fill pas kësaj, producenti i programit pa se ai kishte edhe pak kohë në dispozicion dhe i kërkoi gazetarit që, për të njëjtën pyetje, t’i merrte ndihmësit të Shtëpisë së Bardhë një përgjigje me dy fjalë. Pyetja e tij ishte: “Si do t’i përshkruanit ju, me dy fjalë, marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin?” Këtë herë, përgjigjja ishte: “Not good” (Jo të mira).

Rusia ka kohë që përpiqet ta zhvendosë―dhe mundësisht ta eliminojë―influencën perëndimore (përfshirë edhe “Politikën e Fqinjësisë Europiane” (European Neighborhood Policy) të BE-së nga ish-republikat sovjetike, fqinjët imediatë të saj, apo “bota e jashtme e afërt” e saj (blizhnoe zarubezhe’e), në të cilat jetojnë rreth 25 milonë rusë etnikë dhe të cilat ajo i konsideron si sferën e natyrshme të influencës së vet. Ish-ministri i mbrotjes i Rusisë, Sergei Ivanov, ka formuluar madje një version të ri të Doktrinës së Brezhnievit mbi “sovranitetin e kufizuar” të ish-republikave sovjetike në Azinë Qendrore, duke i konsideruar ato “zonë e interesave të Rusisë”.

Për këtë arsye, Moska i ka vlerësuar “revolucionet me ngjyrë” (color revolutions) në ish-republikat sovjetike―Rose Revolution në Gjeorgji më 2003, Orange Revolution në Ukrainë më 2004 dhe Tulip Revolution në Kirgiztan më 2005―jo si përkrahje për demokracinë në këta vende nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe e Perëndimit, por si “konspiracion” kundër Rusisë nga CIA dhe nga NGO-të amerikane dhe europianoperëndimore, si Freedom House etj. Në ndonjë rast, madje, ato janë vlerësuar nga Moska si “grushte shteti”, synimi i të cilëve ka qenë dhe mbetet zgjerimi i influencës amerikane dhe realizimi i interesave të Perëndimit në këta territore―që Kremlini i konsideron si “kopshtin e pasëm” të Rusisë―madje edhe vetë destabilizimi i Rusisë.

Marshimi rus në Gjeorgji, në gusht të vitit 2008 dhe njohja e njëanshme prej Moskës e pavarësisë së rajonit të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë në atë vend, sado surprizë të na jenë dukur, nuk mund të ishin ngjarje krejt të papritura për ata që i kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Rusi që nga rënia e Kremlinit në duart e Vladimir Putinit. Ajo që rusët bënë në Gjeorgji ishte, ndoshta, testimi i parë i kësaj politike të re brexhnjeviane.
Në rrethana të tilla, çështja shtrohet nëse aventura ushtarake të ngjashme me atë që Rusia post-sovjetike bëri në Gjeorgji, do të përsëriten në të ardhmen në Armeni apo në Azerbajxhan (Nagorno-Karabakh), në Moldavi (Transnistria) e në Ukrainë, apo në ish-republika të tjera të BRSS-së në Azinë Qendrore, në të cilat, siç kam shkruar disa kohë më parë në revistën Policy Review, që boton The Hoover Institution (Stanford University), Moska përkrah enklavat separatiste për të zgjeruar kontrollin e saj në këto territore të humbura pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.
A mund të ndodhë që, deri më sot e injoruar dhe e poshtëruar nga shembja e perandorisë sovjetike dhe nga humbja e rolit të saj në politikën globale, Moska të përpiqet të pengojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe në Bashkimin Europian, duke ndërmarrë një aventurë të ngjashme me atë të Gjeorgjisë, por të proporcioneve shumë më të mëdha

Pyetje të tilla janë jo thjesht dilema akademike; ato shprehin shqetësime reale. Nëse mbajmë parasysh eksperiencën historike, mund të themi se ajo që Rusia bëri në Gjeorgji mund të mos jetë një ngjarje e rastit dhe as një episod i vetëm.

 

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
17 Comments
  • Perendimi – Si Perandoria Romes ne fundin e saj kur korrupsioni, degjenerimi, e gerryen aq sa ato fiset Nordike qe e sulmonin ne pamundesi reagimi i quante “Barbare”. Ka humbur c’do identitet kombetar me Liberalizem te pa fre ku Globalizmi ka zhdukur c’do nocion etnik. Patriotizmi, atdhedashuria jane zevendesuar me Multietni ose shkallmim vlerash kombetare. Ne Perendim ai qe pretendohet Nacionalist, etiketohet Anti Europian,
    Rusia – Nga shperberja e CCCP ne 1991 Rusia eshte shnderruar ne Imperiale. Nacionalizmi dhe vlerat kombetare jane krenari e ruseve. V. Putin nuk eshte Sekretar i Sovjetit Suprem, por Cari i Rusise Imperiale. CCCP dhe Lenin-Stalin jane qeruar perfundimisht prej Rusise nga V. Putin.
    Ne Perendim nuk ka me Europe! Mynihu njelloj si Stambolli. Roma mbushur me afrikane. Ne Marseje zor se takon me francez. Londra njelloj si Bombei a Kalkuta.
    Ne Moska, St. Petersburg etj sheh ruse qe nuk kane frike te shprehin krenari kombetare me frike se i quajne Anti Europianiste.
    Ne Perendim Europa nuk ekziston me! Europa, ajo e europianeve, ekziston tashme vetem ne Lindje te saj.

    • o rruajtës
      o na hëngç karkën,kur flet ti për “korrupsion e degjenerim” të “perëndimit”!!
      na na rrofç trapin nu i ke parë vajzat ruse që shiten si skllave seksi nëpër diskot e moskës dhe të leningradit,atje ku “krenaria ruse është e madhe”??
      gjatë botrorit ’18 një nga kënaqsitë që ofruan rusët ishin kurvat e tyre!ndoshta dhe për këtë ishin kranarë!
      bënë pare të madh me “të degjeneruarit e perëndimit”!
      mos kishe dhe ti pjesën femrore të familjes në atë argëtim jashtë stadiumit??
      apo ishit dhe si meshkuj e krenarisë ruse??

      • Kurva seksi ka kudo ne bote, por ne Perendimin “liberalo-demokratik” ka Kurva ne politike qe jane ne pushtete dhe e kane kthyer Europen Perendimore ne kazan plehrash AfroAzi. Europa e vertete me europiane neper rruge eshte ne Europen Lindore e Rusi. Hapi syte e mendjen.

  • JA PER KETO ANAL DRIZA KA NEVOJE ISH POPULLI SkIPETAR TASH PA NAM E NISHAN…SE KUSH KA QENE NESHTE E DO JETE RUSIJA DHE JO KUSH ISH E3SHTE E S’DO JETE ME ISH SHQIPERIJA….

  • Vleresoj komentin Reuters si krejt realist si dhe komentin Jetimet e 21 Janarit etj. per mesazhin qe u jep Tarifave.

  • Ndërsa dëgjojmë shpesh, madje deri në mërzi, të flitet për mbrojtjen e interesave të SHBA në Evropë e kudo në botë, të njëjtën argument përdorni edhe ju zoti Tarifa, për të justifikuar veprimet e SHBA në çdo vend të globit
    Mos vallë të gjithë popujt e botës duhet të
    mendojmë vetëm për interesat e SHBA?!!
    Përse mbrojtja e interesave amerikane është e drejtë e tyre, ndërsa mbrojtja e interesave ruse nuk qënka e drejtë.

  • 5 dite kluftime ne Ukraine – 500 000 ukrainas te larguar si refugjate
    Ne vazhdofte ca kjo lufte, Perendimi nuk do kete kohe me te ngazellehet me rezistencen ukrainase sepse nuk do kete me Ukraine, por vetem ukrasinas neper Europe (me premtimin e statusit kandidat te Ukraines per ne BE neper xhepa)

  • Ky eshte vetem fillimi i nje krize te madhe qe do te jete per njerezimin nje katastrofe, me te vertete nje katastrofe.
    Problemi qendron vetem ne nje pike: Ne ekspansionin e shfrenuar te USA dhe te EU ne drejtim te vendeve te ish-BS te cilat sipas marreveshjeve (jo te marra me shkrim nga Gorbacov) kerkuan dhe kerkojne te hyjne ne NATO dhe strukturat europiane si aktore te nje loje te madhe, per te bere nje bllokade nga Balltiku deri ne Vladivostok kunder Rusise qe dhe ajo kerkon me te drejte te ruaje interesat strategjike te saj.

    Do te mund te pranonte USA baza raketore ne Venezuele ose Kube? Ne asnje rast.
    Do te pranonte USA te kishte ushtare ruse ne Meksike apo Kolumbi? Kurre.

    Atehere perse duhet me cdo kusht te futesh nje vend komplet te shthurur dhe te damkosur nga korrupsioni ku dhe pensionet e pleqerise nuk jepeshin me vite te tera ne Lugansk dhe Dotenestk?
    Kur Krimea ishte lene per 8 vjet pa uje te pijshem, kur ne ate vend aq te pasur shkonin rrogat mesatare deri ne 300 euro ne muaj?

    Po Europa nuk shikonte se si qeveria ishte mbushur me anetare te partise se Banderas, parti naziste qe po te degjosh kenget e saj mendon se je ne kohen e Himlerit a Hitlerit?

    Nga na doli ky shtet si Ukraina kur dhe vete udheheqesit sovjetike Hrushov dhe Brezhnjev kane qene nga Ukraina dhe drejtonin nje BS te tere?
    Ukraina ka qene ne perandorine cariste me shekuj, por fale dekreteve te Leninit u krijua si republike dhe Hrushovi ben nje Krime te tere dhurate Ukraines ne vitin 1954.

    Po hajde, krijo shtete si Maqedonia, Ukraina, Moldavia e soj dhe sorrollop, por nuk u jep pavaresi dhe njeh si republika basket, kurdet etj, etj qe mund te numerosh sa te duash.
    Po ti hysh ndarjeve dhe tendencave separatiste ne bote nuk del kurre drite.

    Kjo sa per hyrje, analiza ime do te shtjelloje anen ekonomike ose krizat e medha qe do te kape njerezimin.

    Dritherat, nafta, gazi po shkojne me cmime ne stratosfere. Me pandemine i thencin, bota hyri ne nje spirale krize, ndersa tani u shtohet dhe kriza ne Europe qe sapo ka hyre ne nje konflikt ushtarak qe ne fund do te lumturohet vetem USA, Europa do ta pesoje gjithmone.

    Inflancioni sapo ka filluar dhe do te shkoj ku dhe me ku me lart. Parate e kursyera do te duket mondha metalike pa vlere, jemi ne nje faze ku rendi ekonomik do te pesoje lekundje katastrofike e shoqeruar me nje reduktim te popullsise ne bote dhe kjo e qellimshme.

    Nuk kam frike nga ndonje konfrontim nuklear, se sa nga nje konfrontim turmash njerezore qe do te mesyjne bankat dhe dyqanet e bukes per nje cope kacidhe si ne krizat e viteve `30.

    Por vazhdoni te ushqeheni me editorialet e Tarifes, Islamit, Muratit dhe psikopatlleqet e Ngjeles ku njeri ka nje pasaporte amerikane, gjermane dhe i fundit kandidaten seksi per deputete Armira Capin!!!!

    Ne fund shtetet pa baza te forta ekonomike dhe me konsolidim deficitar do te jene si gjithnje te humbura je apo nuk je anetar i NATO-s. Shthurjet e shteteve nga brenda nuk jane problem i NATO-s dhe ketu mbaron gjithshka.

    Rusia e ka provuar vetem me luftera boterore, embargo etj,etj. Kur nuk humbi ne vitet 1918-1919 kur u sulmua nga 14 shtete kapitaliste ne kulmin e krizes dhe te varferise, mendoni se do te humbe sot?
    Eshte shtet ku potencialet njerezore dhe ekonomike jane jane dominant ne ate hapesire pa fund.
    Historia ka dhe shembuj te tjere, por nuk dua te zgjatem.

    Dhe tani dilni dhe me sharje dhe ofendime, por ku t`ju filloje t`ju dhembe stomaku nga nga uria atehere do t`ju fluturoje dhe truri, qe dhe aq sa keni nuk e keni per hajer.

    Paci shendet

    • Komenti yt , Claus , vlen sa per te gjithe artikujt e Tarifes , Muratit , Islamit , te mara sebashku . Nje sjellje dhe urrejtje e tille qe po perhapet ne bote kunder Rusise dhe popullit rus , eshte nje mosmirenjohje e shemtuar ndaj nje vendi , qe i dha lirine Evropes dhe me gjere ne Luften e Dyte Boterore , ku u vrane 25 milion njerez . Tentativat e sotme te Perendimit per te denigruar popullin rus e per ta armiqesuar me gjithe boten , jane nje turp i madh historik . Populli fisnik , trim e luftetar rus , ka kaluar shume furtuna e beteja ne historine e tij , por ne fund ka dale gjithmone fitimtar . I paska shkrepur Amerikes e NATO-s te shpjere raketat ne kufi me Rusine , e pastaj cfare vlere kane 6500 mbushje berthamore , (aq sa kane te gjitha fuqite e tjera berthamore perfshire edhe SHBA-ne , Rusia i ka vete) ?!

  • Qe Tarifa i ka parashikuar keto veprime nuk mendoj se ka ndonje faj, perkundrazi. Dhe kjo tregon se kokat e botes keto parashikime duhet ti dine dhe me detaje se cdo ndodhe, prandaj nuk ka ketu te mire dhe te keqij, ka INTERESA. Njerezimi keshtu ka funksionuar gjithmone duke kopjuar “detyrimisht” xhunglen. Komandon gjithmone me i forti, ai ben dhe historine dhe “topin e kam une, penalltine…”. Tani kush eshte me i forte do ta tregoje koha, Cari apo perendimi i bashkuar. Megjithate mjer njerezit qe e vuajne luften per se gjalli.

  • Claus , Putini nuk po mbron interesat e popullit rus dhe as Rusine si shtet. Ai ka rrjedh nga trute, semundje e zakoneshme e tere DIKTATOREVE apo pushtetarve qe qendrojne per shume kohe ne pushtet. Kjo nuk lufta e Rusise, eshte lufta e PUTINIT. Idete e zonave kuzhinete, ruajtjes te minoriteteve, ndjenjen nacionaliste, lavdite historike elozhet publike per forcen dhe lavdine personale etj. jane kapituj te leksioneve te psikologjise sociale te sherbimeve sekrete perendimore i perdorin per te shtyre nje diktator drejt budallalleqeve ne politike. Putini e ka henger plotesisht kete. Afrimi i BE ne kufijt e Rusise , nuk eshte kercenim per Rusine por eshte vetem nje mundesi per zhvillim te metejshem te saj. Gjermania kundershtoj SHBA per Nord Stream 2 qe do ti jepte Rusise sasi te pafundeme monedhash te forta. Puitni e mbylli me luften e tij te “lavdishme”. Rusia nuk ka nevoje pr territore pasi zoteron 1/6 e botes, nuk duhet te kete frike nga asnje agresion evropian pasi eshte superfuqi ushtarake. Agresioni ndaj Rusise qe nuk e uroj, ndoshta mund te vije nga ndonje drejtim tjeter. Mendimet e Putinit rrjedhin nga nje mendje e semure injorante e MESJETARE. Minoritetet dhe fete e ndryshem duhet te jene ura lidhese ndermjet popujve dhe jo shkendija lufte. Hitleri me Sudetet, Millosheviçi me Jugosllavine e tani Putini me Ukrainen shfrytezuan minoritetet si preteks per lufte. Putini , sikurse edhe Millosheviçi futen luften vllavrasese ndermjet popujve sllave qe i kane dhene shume Evropes. Ju e dini qe grindjet ndermjet fiseve sllave lejuan Mongolet te pushtonin Rusine, Kievin per 243 vite rradhasi (1237-1480) . Ukraina tashme eshte ndare shpirterisht nga vllezerit rus, nga sllavet dhe nga Putini qe paturpesiht deklaron si injorant se UKRAINA nuk ka qene kurr shtet!! Ne qytetin ku jetoj une jane 84 kombesi dhe 22 fe te ndryshme. Jetojme ne paqe duke respektuar njeri tjetrin. Mbreme ishem me komunitetin ukrainas dhe rus dhe se bashku u lutem qe kjo lufte e CAR Putinit te pushoje.

    • Me kenaqesi te lexova, edhe per arsye se me sa kuptova flet direkt nga ato rajone, per debat nuk kam kohe, por dua te shtoj se Gjermania e deshte Nord-Stream -2 se e merrte gazin sa 1/5 e cmimit, ndersa tani do te marrin gazin e lengezuar amerikan e nxjerre me metoden fraking disa here me shtrenjte!

      Aq me shume qe per qeverine SPD/Grüne ne Gjermani bie ne kundershtim total me mbrojtjen e natyres.

      Por nuk ke c`ben kur vete anetaret e qeverise gjermane jane anetare te “Atlantik-Brücke” dhe kane marre ndonje diplome ne USA per “te drejtat nderkombetare” ose me sakte per “bla-bla-bla” duke shkelqyer me injorancen e vet kudo qe shkon minstrja e jashtme Annalena Bearbock.

      Edhe njehere Ukraina lindore ka qene nen ndikimin rus per vete historine e saj. Pjesa perendimore ka qene nen ndikimin e perandorive te ndryshme si austro-hungaraze, polake-estone, rumune etj.

      Nen qeverine bolshevike vete Ukraina u zgjerua me hapesira qe ju moren Polonise, Rumanise etj.
      Atehere doli dhe republika ukrainase. Udheheqes, shkencetare, shkrimtare te lindur ne territoret e ukraines nuk njiheshin si ukrainas por si ruse.

      Tani sic thote gjermani “Ta leme kishen ne fshat” teorira dhe zbulime mund te behen sa te duash.

      Ukraina ra ne duart e oligarkise qe i pine gjakun si shushunja atij populli, ne duart e qeverise se regjimentit “Azov” dhe nuk u mjaftua me kaq, por na kerkonin tani raketa dhe tanke kunder nje shteti qe kane qene me shekuj te lidhur me fis dhe me gjak.

      • I nderuar Claus, e njoh mire historine e lavdishme te popullit rus dhe te shtetit qe sot quhet Ukraine. Vleresoj dhe admiroj sakrificat qe ka bere Rusia e Bashkimi Sovjetik per mbrojtjen e Evropes. Njoh shume mire kontributin e pafund qe Rusia ka dhene ne kulture, ne shkence etj. per tere planetin. Jam rritur me dashurine per Rusine por nuk mund te pranoje qe sot nje i çmendur si Putini te kercnoje me lufte berthamore. Si çdo diktator ai tashme nuk ka keshlltare, por vetem servila qe aprovojne mendimet e tija te çastiit. Kjo lufte, per ata qe njohin mire sistemin financiar te sotem, vetem do te domtoje shume Rusine dhe popullin rus. Ajo do te jete e gjate dhe me pasoja shume te rrezikshme per Evropen dhe ndoshta per tere planetin. Nuk behet politika e nje shteti me mendjet e ushtarakeve, me vendime qe vijne nga muskulatura apo duke enderruar lavdine e fitoreve ne fushen e betejes. Faktet qe paraqisni ju dihet se jane te verteta por ata nuk duhet te sherbejne per te bere gabime ne drejtimin politik te nje shteti e te nje populli te lavdishem sikurse eshte Rusia dhe populli rus dhe veçanerisht te bej lufte kunder vllezerve ukrainas dhe kunder Evopes qe ne te ardhmen do te ndajne fatin e tyre me Rusine.

  • Interesi baze mbi gjithe interesat e Rusise eshte – NATO larg kufirit rus!
    Kete e ka Putini sot, do ta kene te gjithe Presidentet e Rusise kushdo qofshin e sido te quhen. Mos i shkoje askujt ne mendje se eshte interes i Putinit personal.
    Konflikti ne Ukraine ka vetem nje shkak – Deshiren e NATO per ti vajtur Rusise ne kufi nga nje ane dhe Rusine qe kete nuk e ka pranuar, nuk e pranon e nuk do ta pranoje dhe lejoje kurre.
    Gjithcka tjeter eshte vetem teori konspirative.

  • Te nderuar zoterinj te redaksise Dita!
    Pertej analizes te z. Tariffa, e qe meriton konsiderate, ne shenimin e redaksise me terhoqi vemendjen pyetja qe parashtronit se ” a ishte e papritur kjo qe ndodhi ne Ukraine”. Ne kete pyetje “lexova” qe Dita ka nje vizion te drejte (te shtremberat jane me shumice ne medie e opinioniste) lidhur me kete problem. Putini nuk eshte aksident, as prsonazh i krijuar si Liputini i Dostojevskit te “Demonet”, eshte vazhdimesi, eshte fryme. Kjo fryme ka rrenje te hershme qysh me renien e Perandorise Bizantine. “Dy Roma kane rene, e treta eshte(Moska), te katert nuk do te kete”. Kjo perben idene bazike “te nje perandorie te perjetshme”, perben themelin mbi te cilin u ngrit dhe vazhdohet me kete fryme.
    Kesisoj e shoh me vend kete artikull dhe artikuj te tjere ne kete vestirm. Gjithsesi, edhe pse historia na ka ndeshkuar me te “papritura”, shoh qe kulturalisht kemi nevoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *