Rusia do dërgojë armë të tjera, Vuçiç: Nuk kemi plane për pushtim

J L

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh gjatë ceremonisë së pranimit të dhjetë automjeteve të blinduara nga Rusia, se deri në fund të vitit, shteti rus do të dërgojë edhe armë të tjera në Serbi, të cilat tashmë janë blerë ose janë dhënë në formë donacionesh.

Vuçiç pohoi gjithashtu lajmin e raportuar në 26 korrik nga Associated Press, se Rumania kishte bllokuar dërgesën e tankeve luftarake ruse dhe të automjeteve të blinduara në Serbi, për shkak të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Moskës.

Kreu i shtetit serb nuk tregoi për gazetarët sesi kanë mbërritur automjetet e fundit të blinduara, por sqaroi se gjithçka është bërë “në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur me atë vend”.

“Nuk dua të flas më gjatë për këtë gjë, mund të them vetëm se i kemi respektuar normat e së drejtës ndërkombëtare dhe gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjen me Rusinë”, deklaroi Vuçiç pas pohimit se është bërë pranimi zyrtar i automjeteve të blinduara BRDM-2MS në Nish.

Vuçiç citohet të ketë thënë se këto armë i nevojiten Serbisë për të ruajtur sovranitetin.

“Nuk kemi plane për pushtim”, ka thënë ai, na duhen vetëm për të mbrojtur vendin tonë.

Ai njoftoi më tej se deri në fund të vitit në Serbi do të mbërrijnë edhe katër helikopterë luftarakë Mi-35, tre helikopterë transporti Mi-17, si dhe tanke të tjera BRDM-2MS dhe T-72 nga Rusia.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Vucici me Putinin thone se “nuk kane ne plan te pushtojne”, dmth, po te duan e bejne planin dhe mund te pushtojne ke te duan. Po shqiptaret me se do u pergjigjen tankeve dhe raketave ruse e franceze? Me ushtrine greke te vendosur ne varret me formacion luftimi dhe me falangat e korrofillakeve te Janulles dhe, me rast nevoje edhe me xhamite me nga kater minare qe jane shume me te medha se raketat e Vucicit !!!

  • Serbia gjenocidiale armatoset dita dites nga Rusia fashiste ndersa antishqipetaret e tiranes zyrtare e kane carmatosur kombin shqipetare ne menyre sistematike gjate ketyre 28 viteve te fundit . Keta bazhibozuke te tiranes zyrtare krenohen me carmatosjen totale qe I kane bere kombit shqipetare
    sepse Jane plotesisht te shitur .
    Ketu nuk behet fjale per nje parti te vetme politike por behet fjale per te gjithe spektrin politik te tiranes zyrtare ne keto 28 vitet e “demokracise “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *