Rusia do të fokusohet në zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën, thotë Lavrov

Ornela

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se Moska do të shqyrtojë ofertat nga Perëndimi për të rivendosur lidhjet, por tani do të fokusohet në zhvillimin e marrëdhënieve të saj me Kinën.

Lavrov akuzoi vendet perëndimore se mbështesin “rusofobinë” që kur Moska filloi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë, shkruan BBC.

“Nëse Perëndimi dëshiron të ofrojë diçka në lidhje me rifillimin e marrëdhënieve, atëherë ne do të shqyrtojmë seriozisht nëse do të na duhet apo jo. Qëllimi i Moskës tani është të zhvillojë më tej lidhjet me Kinën”, tha Lavrov.

Ministri nënvizoi se nëse vendet perëndimore propozojnë një formë të re bashkëpunimi, Moska do të vendosë në lidhje me këtë çështje.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • mos mor laver mos!!
    përse nuk e ekni bërë deri dje!?apo thjeshtë donit me ndihmu perëndimin!!skeni faj,perëndimi i varfër kishte nevojë për ju!!tashti shkoni e shisni prodhimet bujqësore në kinë,aq e keni takatin,ju afrikanët e europës!!
    dhe atje do ti shisni aq lart sa pa brekë në bythë do mbeteni!!
    pale mallrat që do bleni!?
    në fakt nuk do tu duhet të prishni lavatriçet për të marrë çipa për tanket tuaja moderrne!!
    në fakt dhe ne po blejmë mallra kineze,sepse këto europianet nuk janë aq të mira sa ato kinezet!!
    kinezet janë të lira e të mira!janë gjithnjë të reja,sepse duhen ndërruar çdo 6 muaj!!
    mos u mërzisni se me fitimet që do bëjë me ju kina do vijë të blejë në perëndim!!
    dhe ju keni për të përfituar dhe këtë radhë,si pas viteve ’90,kur kina nuk kishte as gjysmën e prodhimit tuaj!!
    sot është 20 herë më e fuqishme!!
    me këtë drejtim që do merrni,do tia kaloni nga 20 herë më të dobët do të bëheni 30 herë!!
    hë se ju jeni të qut!
    nuk juaha shkopi qenin ju!!

  • Vendet Demokratike Amerike,Evrope,Australi te kthejne ne
    vendlindje,Azi emigrantet ruse dhe kineze qe perkrahin luften Ruse ne Ukraine.
    Te mos lejohen ne vendet demokratike emigrante ruse dhe kineze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *