Rusia do të furnizojë me armë të sofistikuara Serbinë

Saimir Lleshi
Beograd, 11. januara 2016 - Predsednik Vlade Srbije Aleksandar Vucic (D) sastao se danas u Vladi Srbije sa zamenikom premijera Ruske Federacije i kopredsedavajucim rusko-srpskog Mesovitog komiteta Dmitrijim Rogozinim (L). FOTO TANJUG / ZORAN ZESTIC / tj

Teksa Serbia pret të anëtarësohet në Bashkimin Evropian si dhe në NATO, Rusia paralajmëron se do ta pajisë shtetin serb me armatime të sofistikuara. Deklarata u bë nga zv/kryeministri rus Dmitry Rogozin, i cili po zhvillon një vizitë në Beograd.

“Ne jemi të gatshëm ta mbështesim aleatin tonë ballkanas me armatime, përfshirë këtu sistemin raketor tokë-ajër S300”, deklaroi Rogozin.

Ai bëri të ditur se Moska do ta shqyrtojë kërkesën e Beogradit për blerjen e këtyre armatimeve në një periudhë sa më të shkurtër. Ndërkohë, Rogozin, duke i prezantuar Vuçiç modelin S300, tha se, nëse Serbia do të kishte pasur një sistem mbrojtjeje ajrore në vitin 1999 do të kishte shmangur “shkatërrimin nga bombardimet e NATO-s”.

Edhe Serbia ka bërë një kërkesë për furnizim me armatime për shkak se fqinji i saj, Kroacia ka blerë raketa me rreze të gjatë veprimi. Kroacia është anëtar i NATO-s dhe nuk paraqet ndonjë rrezik serioz për Serbinë.

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç tha se vendi i tij do të mbajë një qëndrim neutral ndaj Kroacisë, por nuk do të lejojë që Serbia të kthehet në një “shënjestër të lehtë”.  /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Fqinjet po armatosen dhe po forcojne Forcen e tyre te Armatosur, po Shqiperia”!Vend numero ne te gjitha aspektet, fle mbi dafina!Politika jane thote ne jemi vend antare i NATOs dhe na mbron NATO….jAM DAKORD …..po Kroacia qe eshte vend i NATOs dhe i BE, pse armatoset…..Shqiperia duhet te marre masa qe te kete kapacitete te mjaftueshme per tu mbrojtur ne rast sulm nga kushdo e vecanerisht nga serbia! Nese mjedisi i sigurise ne ballkan e me gjere eshte i qete dhe nuka premisa kercenimi atehere pse serbia e kroacia armatosen, pse greqia nuk heq ligjin e luftes etj….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *