Rusia do të ndërtojë sistem të raketave pranë Preshevës

Dita

Përfshirja e Rusisë në Ballkan përmes sistemit të raketave tronditi Perëndimin.
Sipas marrëveshjes së arritur më 30 tetor në Moskë ndërmjet kryeministrit serb Vuçiç dhe atij rus, Medvedev, Beogradi ka lidhur një marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh për të blerë armë ruse, të paspecifikuara nga qeveria serbe.

Por nga media ruse dhe serbe thuhet se, sisteme të fuqishme të raketave ruse, BUK dhe S-400 Triumf, priten të instalohen pranë Luginës së Preshevës, ndërkohë që jo shumë kilometra më larg, në rajonin e Ferizajt në Kosovë, ndodhet baza më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo e “Bondstill”-it.

Marrëveshja që firmosi Vuçiç në Moskë është cilësuar si një politikë “e uljes në dy karrige”, pasi nga njëra anë ai betohet për marrëdhënie të mira me SHBA-të dhe bëhet gati të firmosë me BE-në, e nga ana tjetër sjell kërcënimin e armatimit rus në Ballkan, duke rritur tensionet në rajon.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Ranko Ostojiç, deklaroi dy ditë më parë se, “ne e ndjejmë veten të sigurt, pasi jemi anëtarë të NATO-s dhe nuk i frikësohemi asnjë lloj sulmi”.

Ndërkaq, ekspertë të njohur në Serbi i kanë bërë thirrje Vuçiçit të heq dorë nga politika e dyfytyrësisë me Perëndimin, pasi kështu mund të tensionojë marrëdhëniet në rajon, shkruan Shekulli.

Profesori i Shkencave Politike, Ivo Viskoviç, ish-diplomat, e shikon marrëveshjen e fundit me Moskën si një “lojë me zjarrin”, që do të ndikojë në marrëdhëniet me fqinjët, e se ajo minon politikën e nisur për pajtimin mes fqinjëve ballkanikë. Kjo politikë e promovuar nga Vuçiç merr fund në momentin e instalimit të mbrojtjes së raketave ruse, që do të sjellë edhe ndërhyrjen e NATO-s.

Zyrtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut pritet që të reagojnë me sqarimin e situatës dhe nuk përjashtohet mundësia e instalimit të mbrojtjes në vendet anëtare të NATO-s.

Share This Article
5 Comments
  • Kosova duhet patjeter te krijoje ushtrin e saj sa me shpejt dhe te armatoset me arm Amerikane

    Esht mire qe ne Kosove te ndertohen vend strehime per qytetaret sic i ndertonte Enveri ne Shqiperi qe per cdo rast bombardimi te kene ku te fusin koken dhe te mos vriten
    Ndaj te kerkojn ndihmen e ish oficereve te Shqiperise qe jane marre me keto pune
    Ndersa Shqiperia nuk armatoset dot se nuk e lejon greku

  • Pra Serbija vazhdon sofistikimin e armatimit te saje nga Rusija ,por edhe nga N.A.T.O.Vuçiç,deklaron se Sebija po armatoset per mbrojtjen e vendit.Po kushe e kercenon Serbine ?-Askush !..Vuçiç me sa duket kerkon te imitoje Titon ndaj pjeses qe hante ne dy krahet si nga lindja edhe nga perendimi.Po kthehen ushtrimet e luftes se ftohte.Pra shqiperija duhet te armatoset te jete gati per mbrojtjen e atdheut jo te fleje gjume peballe edhe grekut qe ka pretendime ndaj pjeses jugore te shqiperise,nuk terheq eshtrat e ushtarve te rene ne luften e dyte botrore ,nuk terheq prifterijet e saje ,nuk ka hequr ligjin e luftes.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

  • Instalimi i armatimeve me rreze të gjatë veprimi dhe me forcë të madhe ‎shkatërruese, së pari në Camp-in Bondsteel, jo larg Ferizajt dhe më vonë në ‎bazën Serbian “Jugo” në Cepotinë të Bujanocës; modernizimi i para dy ‎vjetshëm i aeroportit ushtarak në Nish, të financuar nga Rusia dhe i atij në ‎Kralevo të financuar nga Turqia; ndërtimi i bazës të njësive të kombinuara ‎ofensive, buzë vijës kufitare, ngjitur ma fshatin Prepellac të Komunës së ‎Besianës dhe prodhimi i pandërprerë i armatimeve moderne, të të gjitha ‎kalibrave në fabrikat serbijane të “rrënuara” nga aviacioni i NATO-s 1999, ‎me siguri nuk bëhen për të mirën e shqiptarëve. Por, lëshimi i trojeve tona ‎nuk është dhe as që duhet të jetë reagimi jonë. ‎
    Këtë e duanë ata! ‎
    Por ne duhet, si asnjëherë më parë t’i ngjeshim radhët përreth Flamurit ‎tonë, të vendosur për të qëndruar! Reagimi jonë i parë dhe shumë i ‎vendosur, duhet të jetë kërkesa ndaj Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, që sa ‎më parë të heqin dorë nga luksi dhe të grumbullojnë mjetet e duhura ‎financiare, që ato formacione, të cilat po i quajnë ushtri (të cilat ne realitet ‎nuk posedojnë armatime, as sa “Civilna Zaštita” e pjesës veriore të qytetit të ‎ndarë të Mitrovicës), t’i shndërrojnë në ushtri çfarë po e lypë momenti për ‎të mbrojtur vendin. Kam bindjen, se një veprim i tillë do të ishte përgjigja ‎më e mirë për të gjithë ata që po vringëllojnë armatimet në dhe përreth ‎trojeve tona. Ky do të ishte paralajmërimi më i qëndrueshëm dhe efektiv. Të ‎bëjnë kujdes, se para se t’u shpërthej zjarri nën thundrat e tyre, të kthehen ‎nga kanë ardhur! ‎

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *