Delfinët luftarakë, detaj interesant i periudhës së Luftës së Ftohtë, dalin sërish në skenë në periudhën e riaktivizimit të konfliktit në Ukrainë. Pas fillimit të stërvitjes së përbashkët “Rapid Trident” të rreth 1500 trupave të disa vendeve të NATO-s në Ukrainë së fundi, është publikuar në shtyp se Rusia ka pranuar zyrtarisht që ka marrë “delfinët spiunë të Ukrainës”. Dhe se tashmë këto qenie paqësore, kur “militarizohen” mund të përdoren për operacione nënujore. Delfinët janë sekuestruar pas aneksimit të Krimesë në fillim të këtij viti dhe qarqet ushtarake të Moskës kanë deklaruar se nuk ka mundësi kthimi të kontigjentit të delfinëve të trajnuar për të zgjidhur detyra ushtarake. Guvernatori i Sevastopolit ka deklaruar se “Juridiksioni mbi këtë çështje i është transferuar plotësisht Ministrisë ruse të Mbrojtjes”. Janë 13 njësi delfinësh të trajnuar për vendosje minash detare në anijet kundërshtare ose kundër desantëve detarë, ndërsa të tjerë janë të stërvitur për misione shpëtimi dhe çminimi. Në botë njihen 2 qendra të tilla trajnimi, njëra në Sevastopol që nga viti 1973, dhe tjetra në San Diego, SHBA, që nga viti 1960. Dy vite më parë Moska e akuzonte Kievin se po ndihmonte Iranin me delfinë të trajnuar.
Delfinët në Ballkan
Në tetor 2012 delfinët ushtarakë, rreth 10 të tillë, erdhën në Ballkan. Ata mbërritën në Malin e Zi, nga baza e San Diegos në Kaliforni, me një fluturim që ka zgjatur 17 orë. Në deklaratën zyrtare u tha se “delfinët marrin pjesë në stërvitjen ushtarake ndërkombëtare “Dolphin – 2012”, në të cilën, përveç një njësie speciale xheniere të marinës amerikane (Explosive Ordnance Disposal Mobile Unit-1), do të pasurojnë përvojën e tyre ushtarake edhe njësi nga Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia dhe Sllovenia”. Ky qe njoftimi i dhënë para arritjes së avionit nga radioja amerikane “Svoboda”, që e shoqëron lajmin me një video të transmetuar nga qeveria malazeze dhe të edituar nga ambasada amerikane në Malin e Zi.
Delfinët u transportuan në Adriatik, në aeroportin e qytetit të Tivarit, me avion transporti “Galaxy”, i pajisur me basene të posaçme, të shoqëruar nga një ekip civil trajnerësh dhe veterinerësh. Nga aeroporti i Tivarit, kamionët me 10 delfinët shkuan në portin e jahteve. Gjatë stërvitjes në gjirin Bokat e Kotorrit, detyra e delfinëve se do të kërkojnë minat e pashpërthyera që nga koha e dy luftërave botërore dhe që ndodhen në thellësi të detit. Ata janë trajnuar të identifikojnë pozicionin e minave. Marina ushtarake amerikane administron një Program për Përdorimin e Gjitarëve (U.S. Navy Marine Mammal Program). Në fazën e dytë, u deklarua se do të punojnë xhenierë amerikanë dhe palombarë lokalë si dhe zhytës nga shtete fqinje. Delfinët u përdoren nga Amerikanët për të pastruar fund detin. Sic u theksua, ka ekzistuar mendimi se deti Adriatik në pjesën malazeze, deri në thellësinë 70 metra, ishte pastruar nga minat, por rezultoi se nuk ishte e vërtetë. Kjo ishte arsyeja që qeveria amerikane elaboroi një program për të ndihmuar Malin e Zi – pas stërvitjes ushtarake, që do të zgjaste deri më 24 tetor – ambasada amerikane në Podgoricë do t’i japte qeverisë malazeze një listë të të gjitha objekteve të gjetura, që janë potencialisht të rrezikshme, njoftoi selia diplomatike e Uashingtonit në Podgoricë. Në stërvitje u stimulua një mision paqeruajtës i OKB-së.
Shtypi rus për delfinët e Ukrainës
Në periudhën që po zhvillohej stërvitja në Bokat e Kotorrit, shtypi rus vuri në dukje se edhe në Ukrainë po viheshin në gatishmëri luftarake delfinët.
Duke iu referuar shkrimit të gazetarit Grigori Milenin në portalin e radios shtetërore ruse “Rusia Gollos” (Zëri i Rusisë), edhe në Ukrainë po viheshin në gatishmeri luftarake delfinët. Autori akuzonte se nëpërmjet këtyre stërvitjeve po marrin jetë armët e Luftës së Ftohtë. Këto ditë, vërente Milenin, në Ukrainë ka filluar programi i trajnimit të delfinëve specialë, specialistë shpërthimesh dhe gjuajtës desantësh. Duke iu referuar ekspertit ushtarako-detar rus Kostandin Sivkov, vërehet se në vitet 1960 në Amerikë dhe Bashkimin Sovjetik shkencëtarët ndërmorën studimin dhe trajnimin e gjitarëve detarë – delfinëve dhe fokave – për përdorimin e tyre për qëllime ushtarake. Për shembull, të dy vendet përgatisnin delfinët për asgjësimin e anijeve të kundërshtarit. Trainimi i delfinëve është shpikje e pas Luftës së II-të Botërore. Ekspertët vërenin se pas Luftës së Dytë, kur bota përgatitej për t’u përballuar me konflikte të reja, mendjet më të ndritura në të dy anët e Atlantikut nxirrnin në dritë njohuri të reja, shpiknin materiale dhe teknologji, të cilat përdoreshin kryesisht për mbrojtje.
Drejtuesi i programit detar të Rusisë të Fondit Botëror për Natyrën e Egër (World Wildflife Fund, WWF) Konstantin Zgurovskij, gjatë përpunimit të konceptit të përdorimit të delfinëve për qëllime luftarake ka deklaruar se zgjedhja e shkencëtarëve nuk ra krejt rastësisht mbi këta gjitarë: Ai thotë se kjo përzgjedhje është bërë pasi delfinët i nënshtrohen shumë mirë trajnimit dhe janë krijesa tej mase inteligjente. Zgurovskij theksonte se: “Këto janë programe mjaft efektive, por unë shpresoj shumë se ato nuk do të hyjnë kurrë në punë. Këto programe kanë një jetë shumë të gjatë dhe unë nuk di asnjë rast kur këto kafshë të jenë përdorur kundër desantëve. Megjithëse, ndoshta, kjo dhe mund të ketë ndodhur ndonjëherë”.
Delfinët e Sevastopolit
Milenin shkruan se pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, baza unikale e trajnimit të delfinëve luftarakë në Sevastopol i kaloi në pronësi Ukrainës. Që atëherë gjendja e këtij kompleksi shkencor erdhi duke u përkeqësuar: Fondet e financimit filluan të reduktohen, nisën të shiten pajisjet e rralla shkencore, u larguan specialistët. Siç është përmendur në shtypin rus dhe të huaj, në fillim të viteve 2000 Ukraina ia shiti delfinët e mbetur të trajnuar Iranit, ku ata pretendohet se përdoreshin për patrullimin e ujërave të Ngushticës së Hormuzit. Konstantin Sivkov nuk përjashtoi, se rifillimi i trajnimit të gjitarëve detarë luftarakë nga specialistët e Ukrainës mund të jetë i lidhur me porositë e reja të ushtarakëve iranianë. Kjo është edhe një akuzë e tërthortë e ekspertëve rusë mbi lidhjet që mund te kenë konstatuar rreth ndihmave që Ukraina u jep iranianëve, ose si një ndër pretekstet e shumta për të justifikuar çdo lloj ndërhyrjeje të mundshme, të mëvonshme, siç dhe i konkretizuan këtë vit duke aneksuar Krimenë dhe ndezur luftën në Ukrainën lindore.

Delfinet mund te perdoren edhe per te krijuar qeveri.
Si qenie inteligjente ato do ti japin progres vendit,por per fat te keq
ne Skiperi ka vetem nje lloj peshku qe quhet KRAP
Jo,ka edhe nje PESHK tjeter shume me te RREZIKSHEM qe quhet…. SALI BERISHA!!
Krapin e ka jozezhelja ndersa birishen e ka argita dhe smerlapi hollandez…
Tivari nuk ka aeroport,me shume gjasa eshte Tivati.
Ha ha ha “Euro Maloku”? Humor i bukur dhe sarkazëm me gjëmba për krapat tanë? Sa për lajmin e delfinëve mund të them interesant por dua të nënvizoj se virtuozitetin dhe perfeksionin e përdorimit të kafshëve dhe të gjallesave te tjera të llojit “të rrezikshëm” për qëllime luftarake e kanë arritur vietnamezët? Ata arritën të trajnonin për sulme mbi kundërshtarin deri dhe gjarpërinjtë e xhunglës,grenzat,bletët,etj.etj. Nderime!