Rusia kërcënon Poloninë për heqjen e monumenteve sovjetike

Ornela

Dhoma e Lartë e parlamentit rus i ka kërkuar lejen presidentit, Vladimir Putin për të nisur sanksionet kundër Polonisë në rast se vendi heq monumentet sovjetike, njoftoi media e shtetit rus.

Gjatë javëve të fundit, Polonia ka miratuar legjislacionin për t’u mundësuar autoriteteve të shkatërrojnë monumentet sovjetike, pasi ato janë konsideruar si reliket e një regjimi totalitar.

Zyrtarët polakë kanë denoncuar ish-Bashkimin Sovjetik si një shtet pushtues dhe kanë kërkuar heqjen e qindra monumenteve sovjetike, ndërkohë që në vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s janë rritur ndjenjat nacionaliste.

Javën e kaluar, Ministria e Jashtme ruse tha se heqja e monumenteve sovjetike do të shkelte marrëveshjen e trashëgimisë mes Rusisë dhe Polonisë.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Poloni, janë vrarë më shumë se 600 000 ushtarë sovjetikë “, tha Ministria e Jashtme ruse gjatë një deklarate për shtyp.

Share This Article
1 Comment
  • Polonia , ne se heq Monumentet Sovjetike e luftes se dyte Boterore, gjate te ciles qenkan vrare me shume se 600.000 mije ushtare sovjetike, tregon se udhehiqet nga nje Qeveri revanshishte, me shume se nacionaliste.
    Polonia gjate L2B eshte shquar per rezistence shume te forte kunder pushtimit fashist, ne formen e luftes partizane dhe bashkepunim me Ushtrine Sovjetike.
    Prandaj , ne se fillon heqja e Monumenteve Sovietike, kjo do te jete kembane per heqjen dhe te monumenteve te tyre , qe kujtojne ngjarje dhe heronj te kesaj Lufte heroike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *