Ministria ruse e mbrojtjes ka kërcënuar se do të sulmojë sërish Kievin. Zëdhënësi kryesor Igor Konashenkov tha se Ukraina do të përballej me sulmet nëse nuk ndalonte “aktivitetet dhe sulmet subversive” në Rusi.
Rusia më herët tërhoqi trupat nga rajoni i Kievit pas një përpjekjeje të dështuar për të marrë qytetin.
Konashenkov tha se Forcat Ajrore Ruse kishin shkatërruar objektiva ushtarake në Ukrainë “duke përfshirë një post komandimi, tre depo me armë artilerie raketore dhe gjashtë grupime të pajisjeve ushtarake ukrainase”.
Në të njëjtën kohë, Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e plotë të portit të Mariupolit.
a.m/dita

Mos i keni bere llogarite gabim tovarish sllavoruse?
Rraketat arrijne edhe Mosken.
Ukraina i ka Rraketat dhe do te kete edhe me shume.