Rusia konfirmon, marrëdhënie ushtarake me Sirinë që prej 2011-ës

Ornela

Rusia ka pranuar gjithmonë se është aleate e qeverisë së Sirisë dhe madje ka edhe një “qendër mirëmbajtjeje teknike” në portin e Tartus. Por bashkëpunimi shkon edhe më tej. Mary Zajárova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme konfirmoi sot se ka specialistë ushtarakë rusë në vendin arab, i cili që nga viti 2011 është në një luftë civile që ka vrarë më shumë se 240 mijë njerëz.

“Rusia nuk ka e ka mbajtur kurrë sekret bashkëpunimin e saj ushtarako-teknik me Sirinë, dhe specialistët ushtarakë rusë ndihmojnë sirianët të mësojnë të përdorin mjete ruse”, tha Zajárova duke shtuar se nuk e kupton “histerinë anti-ruse që ka nisur në lidhje me këtë ccështje”. Qeveria siriane nga ana e saj ka thënë pak më parë se “në vend gjithmonë ka pasur ekspertë ushtarakë nga Rusia.

“Ekspertët rusë kanë qenë gjithmonë të pranishëm, edhe pse në vitin e fundit kanë qenë në masë më të madhe”, tha një burim nga regjimi i Bashar al Assad. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i telefonoi të shtunën homologut të tij rus, Sergej Lavrov, për t’i shprehur shqetësimin e tij mbi forcimin e pretenduar të ndihmës së Kremlinit ndaj regjimit të Bashar al-Assad, për të cilën raportuan mediat amerikane. Kerry tha në atë kohë se në qoftë se informacioni i përgjigjej realitetit, kjo mund të çonte në një “përshkallëzim të konfliktit”.

Perëndimi beson se nuk mund të arrijë një zgjidhje paqësore të konfliktit sirian nëse Assadi mbetet në pushtet, ndërsa Kremlini, i cili e njeh Assadin si kreun legjitim të shtetit beson se duhet të jetë pjesë e procesit të paqes. Rusia i shet armë Sirisë që nga epoka sovjetike dhe, siç vë në dukje eksperti në forcat e armatosura siriane, Jadur Jadar, provat deri më tani tregojnë vazhdimësinë e një marrëdhënieje që daton dekada më parë më shumë se një përshkallëzim të pranisë ruse.

Ushtritë e dy vendeve kanë, sipas Jadur “marrëdhënie shumë të thella, produkt i një bashkëpunimi me një histori prej rreth një gjysmë shekulli”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zajárova, theksoi se Moska furnizon me pajisje ushtarake Sirinë “sipas marrëveshjeve dypalëshe të bazuara në të Drejtën Ndërkombëtare”. Gjatë bisedës telefonike të shtunën, Kerry dhe Lavrov ranë dakord të vazhdojnë diskutimet mbi Sirinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet këtë muaj në Nju Jork ku Putin planifikon të jetë i pranishëm. /DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *