Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për bashkimin e misioneve diplomatike, përveç Serbisë, ka reaguar edhe Rusia.
Në një deklaratë të cituar nga agjenci TASS, në lidhje me këtë marrëveshje ministria e Jashtme e Rusisë thekson se “hapat provokues nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e ‘Shqipërisë së Madhe’, shkaktojnë shqetësim serioz.”
Në vijim, thuhet: “Ne dëshirojmë të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian preferojnë të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar në të vërtetë mendimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ që është e dëmshme për rajonin”.
Kujtojmë që, Rusia ka reaguar dhe më herët kundër bashkëpunimeve të Shqipërisë me Kosovën, duke dalë hapur në mbrotje të qëndrimeve të Serbisë.
Në marrëveshjen e nënshkruar më 2 korrik, Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen me ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës.
Në këtë marrëveshje sqarohet se Republika e Shqipërisë merr detyrime konkrete në prezantim, mbrojtje dhe afirmim të qëndrimeve politike të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet ku pjesëmarrja e kësaj të fundit është e pamundur për shkaqe objektive.
Marrëveshja inicion ngritjen e “Fondit të Përbashkët për Menaxhimin, Ngritjen dhe Zhvillimin e Ambasadave, Misioneve dhe Konsullatave” me qëllim krijimin e hapësirave për përdorim të përbashkët nga dy vendet.
e.ll./dita

Po mire. Per vec Serbise, Rusise, qe dihen qe jane armiq te perjetshem, ne kemi edhe Saliun, Bashen, Moniken, dhe Meten qe jane po ne kamp me slavo Ruset e lindjes.
Ja foli edhe nje skllav muzhik i pushtetit, bythelepires i ramutit qe sikur enveri te ngrihet nga varri eshte gati te rreshtohet dhe te bertase parti – enver. Ptuu fare e keqe muzhike bolshevike ju e sollet rusin dhe serbin ne shqiperi
Gjermania e madhe nuk ishte e demshe se paguan. Ska frike njeri nga Shqiperia etnike e as duhet te kete. Nje komb nje popull.
Muzhiket prapa uraleve, nuk kane vend ne ballkan
Shqiperia e madhe eshte gjithmone me e vogel se serbia apo se greqia. E cfare e madhe qeka shqiperia kur ne siperfaqe e banore eshte nga vendet me te vogla ne bote. Na henkshi trapin!