Foto me ngjyra të Rusisë së viteve 1900. Janë rreth 2000 foto të tilla të fotografit Sergey Prokudin-Gorskij (pionier i fotografisë kromatike), të realizuara nëpër Rusi para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.
Vetë Cari Nikolla II, pasi kishte parë një portret të shkrimtarit Leon Tolstoi, i kishte caktuar fotografit detyrën për të realizuar një sërë fotosh nëpër Rusinë e asaj kohe.
Projekti parashikonte një udhëtim 10-vjeçar në të gjithë territorin e vendit, për të dokumentuar peizazhin dhe jetën e përditshme të rusëve.
Prokudin-Gorskij e nisi turin e tij në vitin 1909, por nuk mundi ta përfundonte kurrë projektin për shkak të situatës së trazuar në vend, por edhe në mbarë botën.
Megjithatë, fotografitë e tij mbeten një dëshmi e rëndësishme e jetës rurale, arkitekturës dhe zakoneve të asaj epoke.
Gorskij realizoi rreth 3 500 negativë, nga të cilët një pjesë e madhe iu sekuestrua prej regjimit sovjetik, kur ai po largohej nga vendi, për t’u transferuar në Europën perëndimore.
Rreth 2 000 prej tyre u shpëtuan dhe u blenë nga Libraria e Kongresit amerikan, e cila tashmë ka vënë në dispozicion arkivin online. / La Repubblica / Përgatiti: Gazmira Sokoli



















ORE JU TE DITES, NUK KENI PUBLIKUAR NDONJEHERE SHQIPERINE ME NGJYRA TE VITEVE 1900, ESHTE NJE FOTOGRAF AMERIKAN QE KA BERE NJE ALBUM TE TILLE, E JU DHIMBSET RUSIA ME NGJYRA E VITEVE 1900.
MOS PERFITONI FONDE NGA UDB-JA DHE NGA RUSIA JU, SE SHUME PO I REKLAMONI.
Te kam lexuar edhe ne komente te tjera , ti Ilir , je nje fondamentalist islamik dhe person i vogel qe urren çdo gje kristiane e Evropiane . Dashuria dhe simpatia jote , nuk i kalon kufijte e Turqise dhe vendeve arabe .