Rusia merr kontrollin e një tjetër qyteti ukrainas

Amelda Amelda

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit të Izyum në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore, sipas agjencisë së lajmeve ruse Rossiya 24, shkruan BBC.

“Forcat e armatosura ruse vazhdojnë të kryejnë misionet e një operacioni ushtarak special. Mëngjesin e sotëm, njësitë e ushtrisë ruse morën kontrollin e plotë të qytetit të Izyum në rajonin e Kharkiv,” tha zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes Igor Konashenkov.

Administrata ukrainase e qytetit, megjithatë, thotë se luftimet vazhdojnë. Në fillim të kësaj jave, një zyrtar i lartë i Pentagonit, tha se ushtria ukrainase kishte nisur një kundërsulm në qytetin e vogël në jug-lindje të Kharkiv.

Izyum është në një rrugë kyçe për në rajonin lindor të Donbasit, i cili ndodhet  në rajonin e Kharkiv me një popullsi prej rreth 50,000 banorësh.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Rusia mund te marri kontrollin, por nuk e mban dot nen kontroll.
    Forcat Ukrainase do e godasin ushtrine ne prita, do ja bejne jeten sterre, te ikin te frikesuar.
    Putini eshte ne panik, ai kujtoi se Ukraina nuk do bente rezistence, do hynte sic hyri Bashkimi Sovjetik ne Cekosllovaki ne 1967.
    Por Ukraina tregoi patriotizem, dhe e ka fituar luften.

  • Mbaje veten Pilo pilafi
    Ukraina nuk behet afganistan,irak,siri,libi.somali etj,,,
    Mgjs plasen qe ta bejne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *