Ambasadorja e Rusisë në Indonezi, thotë se udhëheqësi rus Vladimir Putin ka plane të shkojë në takimin e G20 më vonë këtë vit, por jo për të diskutuar për Ukrainën.
Ajo vjen pasi blloku është nën presion për të hequr Rusinë nga grupi, i cili përbëhet nga 20 ekonomitë më të mëdha në botë.
“Jo vetëm G20, shumë organizata po përpiqen të dëbojnë Rusinë. Reagimi i Perëndimit është absolutisht joproporcional”, tha ambasadorja Lyudmila Vorobyova këtë mëngjes, raporton Skynews.
Indonezia po pret samitin e liderëve në tetor, me vendin aktualisht në krye të bllokut.
j.l./ dita
