Rusia, mur në kufirin mes Krimesë dhe Ukrainës

Gazeta Dita

Rusia do të ndërtojë një mur 50 kilometra të gjatë në kufirin mes Krimesë dhe Ukrainës, ka raportuar këtë të mërkurë agjencia e lajmeve ruse “Tass”.

Planet për ndërtimin e murit kanë si qëllim “garantimin e sigurisë së republikës (së Krimesë)”, thuhet në një raport të Shërbimit Rus të Sigurisë.

FSB ka njoftuar se qeveria ruse ka publikuar në faqen e prokurimeve zyrtare një tender për furnizimin me material dhe instalimin e gardhit me tela në rajonin Krasnoperekopsky të Krimesë, në kufi me Ukrainën.

Republika autonome e Krimesë u bë pjesë e Rusisë në mars të vitit 2014, pas një referendumi lokal, që nuk u njoh nga Ukraina dhe vendet e Perëndimit.

Share This Article
1 Comment
  • Po perpapare se te behej pjese e e Ukraines, perse nuk thuhet e kujt ka qene Krimea, apo nuk u vjen per m,bare?????
    Krimea eshte bere pjese e hartes se Ukraines ne kohen e ish Bashkimit Sovjetik dhe ne kohen kur ky supershte drejtohej nga kar-agjozi dhe idiot Nokita Hrushov qe me nje venmdim cope leter ja kaloi Krimene , Ukraines ne fund te viteve ’50 pr gjithesesi ishte brenda territotit te ish BRSS.
    Gabimi i bere u korigjua nga vete qytetaret e Krimese te cilet me Referendum iu bashkuan tokes ame….. Rusise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *