Agjencia Federale Ruse Mbikëqyrjes Veterinare dhe Fitosanitare ka vendosur të ndalojë importimin e perimeve nga Shqipëria duke filluar nga data 8 dhjetor.
Këtë e konfirmoi kreu i saj, Sergej Dankvert. “Shqipëria është përdorur si vend i rremë origjine për importimin e mallrave të Bashkimit Europian përmes Bjellorusisë dhe Kazakistanit”, deklaroi Dankvert.
Sipas tij, vendimi u mor pas këshillimit dhe bashkëpunimit me palën shqiptare. Hetimi i përbashkët zbuloi se një firmë shqiptare lëshonte certifikata fitosanitare false të cilat i printonte në një shtëpi botuese në Çeki.
Dhe përmes ryshfeteve, dokumentet kalonin pa problem në doganën Bjelloruse.
Mashtrimi u dallua kur Shqipëria nuk arriti të siguronte dokumentet e nevojshëm për të justifikuar sasinë e madhe të perimeve të eksportuara me prodhimin real në vend.
Kreu i agjencisë shtoi se pas Shqipërisë, radhën do ta ketë Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Zvicra, me të cilat do të ketë takime të veçanta.
Në gusht, Rusia ndaloi importimin e produkteve të mishit, peshkut, perimeve dhe bulmetrave nga vendet e Bashkimit Europian, Australia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Norvegjia si kundërpërgjigje për sanksionet e vendosura nga to për shkak të rolit rus në krizën e Ukrainës.

une jam nje pro euvropian kur mardheniet e shteteve euvropiane jane te drejta me ne shteti yne megjithe gynaheve qe ka ndaj popullates tone ka zbatuar per llogari te be cdo kerkes te tyre dhe te gjithe shtetasit e saj qe kan probleme me jta ose jane arestuar dhe konfiskuar por e verteta eshte se anglia dhe drejtesia shqiptare nuk deshen ta sillnin kumbaron dhe kur ai u strehua ne nje shtet qe nuk mund te ekstatohet a do te kerkoj shteti yne te shperblehet per demin qe do ti shkaktohet nga prishja e kontratave nga rusia nepermjete penaliteteve te firmave euvropiane qe flasifikuan keto dhe sa nga kjo do te shperblehen bujqerit tane qe prodhimi ityre nuk do te shitet ose do te shitet me cmimme minimale duhet qe shteti yne jo vetem te ndeshkoj por te shperbleje per difektet esj Me eksperiencen time ky femomen nuk do te ndodhte ose do te kapej ne kohe te shkuter ne qofte se do te ishte rakorduar midis daljes te produkteve tona dhe ss vlerjeve te bera ne rusi si produkti yne me shume pune konkrete duhet te bejne istucionet tona dhe prpaganda behet vete kur ka rezultate ska nevoj per suflere
replike si moderator perdorni shpeshe here ralloni komentet sa here qe jap kritika per qeverisjen ose ndonjehere shkruani se adresa e mail nuk eshte e sakte gje qe per mua nuk eshte etike se dyti jane problemet qe ka vendi yne qe na detyrojne te shkruajme dhe jo se duam te luftojme ose perkrah ndonje force polike nuk me ka pelqyer asnjeher marja pjes ne partit politike sepse ju e dini shume mire qe ato perfaqesojne nje pjes te popullates dhe kane shume subjektivizma per te mbrojtur votat dhe pervilegjet personale deshiroj kthesen per drejtesi mireqenije dhe me teper dinjitet per gjithe shqiptaret une do te shkruaj cdo dite komentet emia si dhe do mundohem te beje edhe ndonje sygjerim sipas eksperences qre kam dhe kerkuar ndihmen e rrethit tim intektual ne perputhje me problemet qe trajeohen