Tetë persona janë plagosur në Rusi nga një seri shpërthimesh që tronditën një depo armatimi në një bazë ushtarake ruse në Siberi,.
Menjëherë prodhuesi më i madh i aluminit në vend , kompania ‘Rusal’ pezulloi operacionin.
Njëmbëdhjetë mijë rusë u evakuuan nga lagjet e qytetit Açinsk të rajonit Krasnoyarsk, pas shpërthimeve dhe një zjarri në një depo ushtarake, thanë autoritetet vendase, sipas citimeve të agjencisë së lajmeve TASS.
Pamjet tregonin një shpërthim të madh, me flakët që dukeshin larg në horizont bashkë me shtëllunga të dendura tymi të zi.
Tetë persona u plagosën në incident, tha agjencia e lajmeve TASS, duke cituar mjekët. Një ushtar rus u vra, njoftoi gjithashtu agjencia TASS. Një tjetër burim mohonte se kishte të vdekur.
Rusal, prodhuesi më i madh në botë i aluminit përveç Kinës, i pezulloi operacionet në uzinën e Açinskut dhe evakuoi gjithë personelin.


l.h/ dita

Gjer ne Siberi e paske derguar Zenin o Berishe,po nuk u ngope me Gerdecin?
mirë që e keni përsëritur dy herë të njëjtën gjë,por nuk e dini se par të parit ka një vënd të dytë?
“Rusal, prodhuesi më i madh në botë i aluminit përveç Kinës, “pra nëse kina është e para atëherë rusal është “prodhuesi i dytë më i madh në botë,ose thjeshtë,në botë”!!