Rusia nxit qeverinë siriane të hapë dialog me opozitën

anazapta
Rusia po i bën thirrje qeverisë siriane të përmbushë premtimin për të zhvilluar bisedime me opozitën, ndërkohë që Moska intensifikon përjekjet diplomatike për të ndalur konfliktin 21 mujor në Siri.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha sot se u kishte bërë presion zyrtarëve të lartë sirianë gjatë takimeve të kësaj jave që të dëshmojnë se janë të hapur për të diskutuar një numër sa më të madh temash.

Rusia ka qenë një përkrahëse e fortë e Presidentit sirian Bashar al-Asad, por gjatë javëve të fundit ka shfaqur irritim ndaj rolit të qeverisë në konfliktin që llogaritet se ka shkaktuar 45 mijë të vdekur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *