Rusia paralajmëron kompaninë Google: Mos ndërhyni në zgjedhje!

Dita

Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar gjigantin Google për të mos ndërhyrë në zgjedhjet lokale të planifikuara.

Ky paralajmërim ka ardhur me arsyetimin se Google po i lejon armikut të Kremlinit, Aleksei Navalny-t të postojë video në You Tube duke bërë thirrje për protesta masive në You Tube.

Përfaqësuesit e Komisionit Zgjedhor në Rusi, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe vëzhgues shtetërorë në internet kanë diskutuar për pakënaqësitë e tyre kundër kësaj kompanie, gjatë një seance në Dhomën e Ulët të parlamentit rus.

Zyrtarët kanë pretenduar se Navalny përdor kanalin YouTube për të shpërndarë informacion që është “joligjor” në Rusi dhe kanë paralajmëruar se kompania Google mund të ndiqet penalisht nëse nuk vepron për të ndalur këta hapa.

Navalny ka përdorur kanalin e tij në këtë platformë për t’iu bërë thirrje rusëve që të protestojnë kundër reformave për pensione më 9 shtator, në ditën kur disa rajone ruse dhe Moska zgjedhin zyrtarët lokalë dhe ata rajonalë.

Paralajmërimi në fjalë vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione kundër Qeverisë Ruse, pas dyshimeve se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016-n.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *