Rusia paralajmëron Turqinë për “pasoja katastrofale” pas incidentit në Egje 

Ornela

Rusia paralajmëroi dje Turqinë për “pasoja katastrofale” për “provokimet” e saj pas incidentit të ndodhur mëngjesin e djeshëm mes një fragate ruse dhe një anije turke në ujërat e Egjeut. Zëvendës/ministri i Mbrojtjes, Anatoli Antonov, thirri atasheun ushtarak të Turqisë në Moskë të cilit i shprehu “shqetësimin e thellë për provokimin e ri turk” që i shtohet rrëzimit të një avioni luftarak rus Su-24 në fund të nëntorit në kufirin siriano-turk.

“Rusia ka paralajmëruar për pasojat e tmerrshme të mundshme të veprimeve të pamatura të Ankarasë zyrtare ndaj kontingjentit ushtarak rus që përmbushë misione ndërkombëtare kundër terrorizmit në Siri”, thuhet në deklaratë. Ai shton se “vetëm rastësisht mund të parandalohej tragjedia”, duke iu referuar faktit që fregata ruse “Smetlivi” u detyrua të hapë zjarr në shenjë paralajmërimi” për të shmangur një përplasje. “Admirali turk Ahmet Gunes premtoi se do t’i përcillte menjëherë Ankarasë përmbajtjen e protestës ruse”, lexohet në deklaratë.

Anija ruse qëlloi në shenjë paralajmërimi për të shmangur përplasjen rreth 22 kilometra nga ishulli grek i Lemnos. Ekuipazhi i anijes së marinës ruse lokalizoi dje në mëngjes anijen turke rreth një mijë metra në krah të djathtë dhe më pas u përpoq të kontaktonte me peshkatarët turq përmes radios dhe vizualisht, pa marrë asnjë përgjigje. “Kur anija turke u afrua rreth 600 metra nga fregata ruse, me qëllim që të parandalohej  një përplasje u përdorën armët e zjarrit”, shpjegohet nga Antonov.

Njoftimi thekson se këto të shtëna paralajmëruese janë bërë “kur anija turke ishte në një distancë që nuk mund të goditej”. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë sa vijnë e përkeqësohen që kur një avion turk rrëzoi në fund të nëntorit një avion luftarak rus në kufirin me Rusinë, me justifikimin se kishte dhunuar hapësirën ajrore turke, diçka që Moska e mohon në mënyrë kategorike. Përballë refuzimit të Ankarasë për të kërkuar falje, Presidenti rus Vladimir Putin, urdhëroi vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Turqisë, si pezullimi i fluturimeve charter, vendosjen e vizave, ngrirjen e marrëveshjeve tregtare dhe embargon ndaj frutave dhe perimeve. /DITA

 

Share This Article
5 Comments
  • Davaj, V. Putin, mos i mbaj me ato bombat atomike neper depo por nxirri e shpetoje kete bote nga kjo murtaje e zeze. Hidhi ne Stamboll e pergjysmoja popullsine ketij mustak-miut e do mbaroje dhe kelyshi ISIS qe pi sis te ky.

  • Bla bla bla bla…….Putin putana ben presione koti,e di qe armet atomike po u perdoren do shkaterrojne gjithe njerezimin perfshire dhe vete popullin e tij,ndaj nuk ka fitimtare…Iken kohrat qe shtetet e tjera kishin frike nga superfuqite…

  • Sa paralajmerime bejne burrat e fuqishem e serioze?
    Kina i kishte bere Amerikes mbi 600 paralajmerime per fluturimet e aeroplaneve amerikane .
    Paralajmerimet e Rusise me kete llogari kineze del se do te vazhdojne edhe pas vdekjes se Putinit.
    Lum Rusia per keta kallinj pa buke!

  • Fjalet e shumta jam fukarallek. Mos nenevledtesoni a qe dine te bejne shtete, Po shikoni Shqiperine se Po plasi ndonje nga Rausi apo nga Turku ku do ta fusim koken nje qe Po djegim edhe bunkeret. Lutuni per PAQE dhe lerini pasionet. Ne nuk jemi as Ruse as Turqe. Ajo qe duhet te bejme eshte te shikojme shtepine tone se po na shfrytezoj even te tjeret, dhe Po na menderosin shtepine…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *