Një tjetër gjeneral rus është vrarë në Ukrainë.
‘Yakov Rezantsev, është vrarë në një sulm në afërsi të qytetit jugor Kherson’, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë.
Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë, shkruan BBC.
Një zyrtar perëndimor, ka bërë me dije se ai është gjenerali i shtatë që vdes në Ukrainë.
o.j/dita
