Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po shqyrton mundësitë ligjore për të ndaluar pjesëmarrjen e të gjithë atletëve rusë në Lojërat Olimpike Verore, të cilat mbahen muajin e ardhshëm në Rio De Zhaneiro.
Një Komision Disiplinor është urdhëruar të shohë rolin e zyrtarëve rusë në dopingun e sponsorizuar nga shteti.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mbajti bisedime urgjente në Zvicër, pasi një raport i Agjencisë Botërore Kundër Dopingut ka konstatuar se në Rusi ka doping të diktuar nga shteti

Keta edhe sportin duan t’a politizojne, je kundra Carit Rus Putin ne politike, por jo kunder sportisteve ruse, ku jo te gjithe perdorin doping.
Pa sportistet Ruse te cilet konkurojne me ata Amerikane se kush merr numrin me te madh te medaljeve, Olimpiada e Rios do te humbe shkelqimin dhe do te jete nje gjysem Olimpiade.
Raste e dopingut ne Olimpiada dhe Boterore atletike jane edhe nga vendet e lindjes edhe nga ato perendimore, nuk eshte vendi te permendim emra kampionesh Olimpike qe me pas ky titull dhe medalja u jane hequr nga vete komiteti Olimpik Boteror.
Perjashtimi i ekipit Olimpik Rus do te jete nje harakiri per Olimpiaden e Rios.
Le t’u kushtojne kohe dhe vemendje grupeve kriminale dhe te hajduteve qe jane ne pritje te kesaj Olimpiade dhe Qeveri dhe Organizatoret e Brazilit nuk jep asnje garanci per zhvillimin normal te saj.