Ambasada Ruse në Tiranë ka shpërndarë për media dje në darkë një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.
“Autoritetet britanike kanë demonstruar sistematikisht paaftësinë e tyre për të garantuar sigurinë e shtetasve rusë në territorin e Britanisë së Madhe. Raste të tilla flagrante përfshijnë ndër të tjera helmimin e ish-nëpunësit të FSB-së ruse Aleksandër Litvinenko, vdekjen në rrethana të pazbardhura të biznesmenëve rusë Badri Patarkacishvili dhe Alexandër Perepeliçni, “vetëvrasjen” misterioze të Boris Berezovskit, mbytjen e partnerit të tij të biznesit Nikolaj Glushkov dhe së fundmi atentatin ndaj jetës dhe shëndetit të Sergej Skripal-it dhe vajzës së tij Julia” – thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës në rastin e fundit, Londra i shpërfilli të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare, etikës, po edhe gjykimit të shëndoshë.
“Pa paraqitur asnjë provë dhe madje pa ofruar asnjë përshkrim konkret të asaj çfarë ka ndodhur, Londra e akuzoi Rusinë për helmimin e shtetasve të vetë Rusisë, hodhi një emërtim të papërdorur kurrë në Rusi të një substance kimike, si edhe nisi një fushatë të gjerë politike dhe mediatike kundër Rusisë. U iniciua dëbimi i pabazë i diplomatëve rusë nga një sërë vendesh dhe përfaqësish pranë organizatave ndërkombëtare dhe u paraqit një paketë sanksionesh të tjera. Ndërkohë, kërkesat tona legjitime që të na jepen mostrat e substancës së përdorur u injoruan“- thotë deklarata,
Më 16 mars 2018, Komiteti Hetimor i Rusisë nisi procedimet penale në lidhje me tentativën e vrasjes me paramendim të shtetases ruse Julia Skripal dhe i dërgoi palës britanike një kërkesë përkatëse.
Më tej deklarata vijon:
“Ne po presim nga Londra një bashkëpunim konkret në kuadër të hetimit, i cili po kryhet nga organet tona ligjzbatuese. Sjellja e autoriteteve britanike ngre shumë pikëpyetje. Qytetarët e vetë Britanisë së Madhe mbahen të painformuar për sa u përket elementeve kyçe të këtij incidenti. As numri i përgjithshëm i të lënduarve ende nuk dihet. Gjithashtu, kalohet në heshtje informacioni për aktivitetin e laboratorit sekret në Porton Down në afërsi të Salisbury ku, siç dihet nga të gjithë, është punuar për prodhimin e armëve kimike. Po mbahen të fshehura edhe të dhënat e stërvitjeve të përvitshme ushtarake Toxic Dagger që janë zhvilluar nga kjo qendër bashkë me ushtrinë britanike pak kohë para helmimit të Skripalëve, dhe gjatë të cilave janë praktikuar metodat e përballimit të ndotjes kimike dhe biologjike.
Ndërkohë, Londra ka iniciuar një fushatë mbarëbotërore për të krijuar një prezumim absolut të fajësisë së Rusisë. Ne shohim një përshkallëzim të qëllimshëm dhe të paramenduar të konfrontimit, si edhe një demonstrim të forcës ushtarake në afërsi të kufijve rusë. Është një përpjekje e qartë për të minuar një bashkëpunim politik dhe diplomatik që mund të çonte në një investigim objektiv dhe gjithëpërfshirës të incidentit në Salisbury”.
Në fund, Rusia fajëson drejtpërdrejt shërbimet e fshehta britanike për ngjarjen dhe aludon për një provokim:
“Analiza e të gjitha këtyre rrethanave tregon se autoritetet britanike nuk janë të interesuara për të zbardhur motivet reale dhe autorët e vërtetë të krimit në Salisbury, gjë që na çon në mendimin e implikimit të mundshëm të shërbimeve speciale të Britanisë së Madhe në këtë incident. Në rast se palës ruse nuk do t’i jepen prova bindëse për të kundërtën, ne do ta konsiderojmë këtë incident si një atentat ndaj jetës së qytetarëve tanë, i cili vjen si pasojë e një provokimi madhor politik. Theksojmë se barra e provave në këtë histori i takon pikërisht palës britanike”
n.s. / dita

Po nashi e moret vesht qe Inglizi kurve ka qene, ku ka gjullurdi ne Bote aty ka edhe spiune Inglize.
Anglezet e kane specifikuar lenden helmuese, me origjne nga Rusia. Dhe ata I thone Rusise: ose ua kane vjedhur nga laboratory juaj ose e keni perdorur per rastin ne fjale.
BARRA E PROVES E VRASJEVE POLITIKE TE MOSKES ESHTE NJESOJ SI BARRA E PROVES E MINAVE GJERMANE TE ENVERIT NE KANALIN E KORFUZIT
Kur Enveri hodhi ne det minat ne Kanalin e Korfuzit per te vrare Aleatet angleze qe te mos zbarkonin ne Shqypni servili i Beogradit pyeti Mosken:
PO SIKUR TE NA ZBULOJNE?
Vjacesllav Molotovi qe ishte minister i jashtem i u pergjegj Enver Hoxhes ne nje telegram qe ka mbetur si xhevahir i maredhineve dipllomatike ne Bote:
NE I PREME TROCKIT KOKEN NE MEKSIKE DHE S’NA ZBULOI KUSH, PRANDAJ DAVAJ!
Minat ne Kanalin e Korfuzit shperthyen dhe vrane ne vitin 1948 Aleatet angleze me nje pabesi te papare dhe Enveri u fsheh si SKUTH pas teorise qe fabrikoi KGB-ja per minat te lena nga gjermanet, por harroi se ekspertet angleze zbuluan qe minat qe nuk ishin gjermane, por fringo te reja taze per te shperrthyer dhe mbanin vule jugosllave te grasatuara dhe vajosura per bukuri me diegore te ngrehur per te vrare ARMIKUN dhe per kete arsye Gjykata per Krime kunder Njerezimit ne Hage te Hollandes e shpalli LANC-in e Enverit si nje organizate terroriste dhe urdheroi konfiskimin e floririt te Mbreterise shqyptare qe u gjend nga aleatet ne malet e Bavarise ne dobi te Britanise se Madhe qe kjo pas ketij vendimi paprecedent ne histori perzuri te gjithe dipllomatet shqyptare, ruse dhe jugosllave nga vendi i vet.
Edhe me vone ne raste te tjera Britania e Madhe ka perzene me buje dipllomatet sovjetike nga territori i vet, pse tani Putini dhe shteti i tij vrastar dhe mafioz po reagon si nje virgjereshe manastiri? Kur aq me tepe analizat e kryera tregojne se kemi te bejme me nje sulm te paramenduar mire me Arme Kimike Luftarake ruse te njohura ne gjithe Boten si “NOVICOK” nje lende kimike nervoparalizuese e llahtarshme qe ruset e perdoren kunder pengmarresve cecene ne nje teater dhe qe lane te vdekur me qindra pengje pa piken e meshires?
CFARE PROVASH KERKON RUSIA E PUTINIT KUR E KA MBUSHUR KUPEN ME KRIME TE LLAHTARSHME NE BOTE QE NGA VRASJA E TROCKIT NE MESKIKE DHE QE VAZHDON PAPUSHIM DERI NE DITET TONA?
Po a ka kush ne Bote qe te sjelle prova ashiqare kur ne valle eshte KGB-ja famkeqe e Putinit qe kur hedh gurin, fsheh doren me nje profesionizem te papare?
Ky “Intelektuali,”,mos qofte me mire, me nder, te can trapin me “logjiken’ e tij famoze.