Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se do të lejojë civilët e strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të evakuohen.
Njësitë ruse do të tërhiqen në një “distancë të sigurt”, tha ministria e mbrojtjes.
Ushtarët dhe civilët ukrainas kanë qenë nën rrethim në fabrikën industriale për javë të tëra, pjesa e fundit e Mariupolit, që nuk është nën kontrollin rus.
Armëpushimet e mëparshme për evakuimin e civilëve nga Mariupol kanë dështuar ose nuk janë respektuar nga forcat ruse.
Njoftimi vjen pas bombardimeve të vazhdueshme gjatë fundjavës në fabrikën e çelikut.
Pavarësisht se presidenti Putin deklaroi javën e kaluar se ushtarët e tij nuk do të përpiqeshin të hynin në uzinën e Azovstal, forcat e armatosura ukrainase raportojnë se trupat ruse po sulmojnë fabrikën.
Presidenti Zelensky ka thënë se bisedimet e paqes me Rusinë do të ishin të pamundura nëse ushtarët e strehuar në fabrikën e çelikut do të vriteshin.
a.m/dita
