Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov i është rikthyer çështjes së Maqedonisë, duke thënë se ekziston rreziku i ndarjes së këtij shteti mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Sipas kreut të diplomacisë ruse, trazirat në Maqedoni janë të orkestruara nga Perëndimi, me qëllim për të goditur qeverinë e Nikolla Gruevskit pasi refuzoi të bashkohej me Perëndimin në sanksionet anti-Rusi.
Në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Federatës ruse, Lavrov tha se ngjarjet në Maqedoni janë të ngjashme me ato në Ukrainë, ku vihet re një përpjekje për ta rrëzuar qeverinë me një grusht shteti.
“Ngjarjet në Maqedoni janë të kontrolluara nga jashtë. Ata po përpiqen të akuzojnë qeverinë e Gruevskit se ajo nuk ka përmbushur detyrimet për popullatën. Këto ngjarje lidhen me refuzimin e Maqedonisë për të mos u bashkuar me sanksionet anti-ruse, mbështetjen e saj për Rrjedhën e Jugut dhe mbështetjen e planeve dhe alternativave të reja për dërgimin e karburantit, përfshirë këtu edhe ‘Turkish Stream’”, tha Lavrovi.
Më tej ai tha se në përpjekjet për destabilizimin e Maqedonisë fatkeqësisht po përdoret faktori shqiptar.
“Është shumë e trishtueshme dhe e rrezikshme që ata po përpiqen të përdorin faktorin shqiptar për këtë qëllim. Shumë vite më parë ka pasur kontradikta serioze dhe më pas nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Tani ata janë duke folur për federalizmin e mëtejshëm të Maqedonisë dhe madje sugjerojnë ndarjen e vendit, duke ia dhënë gjysmën Shqipërisë dhe pjesën tjetër Bullgarisë”, tha Lavrov. (INA)

I thoni sipas interesit tuaj .Trazirat ne Ballkan i kane shkaktuar dhe i shkaktojne sllavet tuaj. Shqiptaret nuk jane pyetyr fare per bashkejetese edhe pse eshte firmosur nje marveshje. Ulurini si ujqerit :U bini shqiptarve . Harruat qe Maqedonine e njohen te paret Perendimoret dhe SHBA vendosi trupa menjehere qe ju te mos benit pazare.Lere krahesimin me Ukrainen se atje e keni treguar qe jeni agresor me popujte .
Shqiptaret ne Maqedoni kane qene dhe jane pre e represionit,shpopullimit dhe rrembimit te territoreve.
Ketij Ministrit te Jashtem Ruse i ka ikur petulla fare.Lloje-lloje skenaresh sajon per shqiptaret se skenari i tyre qe Shqiperia te humbiste brenda ish Jugosllavise e te sllavizoheshin teritoret nuk ju heci.Ruset po kerkojne me cdo menyre nje sebep per tu futur ne Maqedoni me kerkese te ketij kryeministri aktual dhe te qendrojne aty si kunderpeshe e aleances ne Kosove dhe te largojne shqiptaret nga shtepite e tyre.
JA KOKA E MUHABETIT TE NGJARJEVE NE KUMANOVE.
DEKLARATAT E LAVROVIT QE MAQEDONIA NUK DUHET TE HYJE NE NATO DHE BE.
Në vitet 1953,54 në Maqedoni u bë spastrim etnik, duke dërguar qindramijëra shqiptarë nga Manastiri, Prilepi etj. në Turqi si “turq”, nisur thjesht nga të përkiturit fesë myslimane.Pa mos llogaritur përndjekjet, vrasjet dhe pastrimet e mëparshme në mbretërinë serbe të Çubrilloviçëve.Në vitet e mëvonshme, pas viteve 60-të spastrimi etnik u bë më “modern”, duke u krijuar kushte shqiptarëve të emigrojnë në Gjermani, SHBA, Zvicër etj.Këto “kushte” krijoheshin jo thjesht me vizat e punës dhe lirinë e lëvizjes , që krijoi Tito, por me shtypjen policore, dhunimin etnik, moslejjimin e arsimimit në gjuhën amtare, punësimin dhe trajtimin me shtëpi vetëm të maqedonëve.Shqiptarët arrestoheshin në dasma në vitet 80-të pse këndonin këngë shqip.
Për të ndryshuar përbërjen etnike u sollën maqedonas nga vende si Bjellorusia, Ukraina etj. dhe iu dhanë shtëpi në Tetovë, Gostivar, Kumanove, Kërçovë, Strugë e Shkup vetëm për të ndryshuar përbërjen etnike.Shkupi sot është i rrethur krejtësisht me fshatra shqiptare, kurse në vitin 1908, sipas një studimi të H.Islamit, kishte mbi 60 për qind shqiptarë, pjesa tjetër ishte turq, romë dhe shumë pak kishte të ashtuquajtur maqedonas.
Po të mos ishin bërë këto spatrime etnike me mekanizma terrori shtetror, Maqedonia sot do të kishte mbi 85 për qind shqiptarë.
Kjo është historia demografike e Maqedonisë, për fat të keq.Dhe jo vetëm e Maqedonisë, por edhe e Kosovës, Çamërisë, Preshevës e Bujanovcit, Sanxhakut apo krahinave shqiptare në Mal të Zi..
Kte qe tregon ti per maqedonine e kan bere myslimanet e shqiprise nen perandorin otomane duke debuar disa here shqiptaret e krishtere ne itali ne greqi apo kroacie e ukraine bullgari!
Deri ne vitin 1912 myslimanet si tek ju e ne kosove e shqiperi mbanin flamurin turk?
Epirotet dhe Iliret u debuan nga shtepite e pasurite e tyre dhe i ndane midis ardhacakeve,fillimisht te quajtur arnaute e me vone shqiptare.Keta ardhacake kishin nje pjellori te larte e zune teritore te tjera por qe nuk ja u ndryshonin emrin sepse ashtu qene regjistruar ne defteret osmane dhe taksat mblidheshin sipas regjistrit te pare,keta arnauto-shqiptare,jane shtuar me miliona ne anadoll,por nuk kane emertuar asnje fshat apo mal e lume me emer qe kuptohet prej gjuhes qe flasin,sepse jane nje sajese heterogjene racash.Po keshtu edhe ne Ballkan,nuk kane emertime venbanimesh qe te kuptohen prej gjuhes qe flasin,prandaj edhe fuqite e medha e krijuan me stermundim kete sajese tokesore per shqiptaro-arnautet,vetem per interesat e tyre,e jane po ata qe e mbajne ne kembe deri kur t’ju duhet,ndersa persa i perket luftrave patriotike qe mendojne te bejne shqipo-arnautet,do te fillojne kur te urdherojne ata qe e sajuan !!!