Rusia u heq patentën transeksualëve

Dita

Rusia u heq patentën transeksualëve, pasi me ligjin rus trajtohen si të sëmurë mendor, e për pasojë i ndalon ata që të pajisen me leje qarkullimi. Transeksualët e transgjinorët konsiderohen si persona me çrregullime mendore dhe i bën ata shumë të rrezikshëm në drejtimin e mjeteve duke shkaktuar aksidente me pasoja për jetën në rrugë.

Në listën e kategorive që nuk mund të marrin patentë me ligj, janë kleptomanët dhe disa kategori të tjera njerëzish. Psikiatrit dhe avokatët që mbrojnë të drejtat e njeriut në Rusi, e kanë dënuar vendimin e qeverisë, duke thënë se po diskriminojnë njerëzit.

Gjithashtu shumë prej atyre njerëzve që kanë nevojë për ndihmën e psikiatrit, nuk mund të paraqiten tek ata për arsye se mund të humbasin patentën. Por shoqata e drejtuesve e mbështet vendimin e qeverisë ruse, duke thënë se në rrugë po ndodhin shumë aksidente me vdekje.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *