Rusmali: Duhet të mësojmë nga mençuria e zgjedhësve

anazapta

Ish-kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, bën një analizë të humbjes së PD-së në këto zgjedhje. Në një intervistë për “Panoramën”, Rusmali ndalet gjatë tek ajo që e quan inteligjenca e turmës.

“Nëse ne turremi për të thënë se populli “u shit”, “na mashtroi” apo “u budallalleps”, nuk bëjmë gjë tjetër, veçse refuzojmë të lexojmë mesazhin, thellojmë krizën tonë me realitetin politik të gjërave, detyrojmë kolektivitetin të ashpërsojë qëndrimin ndaj nesh, vonojmë ringritjen,” thotë Rusmali.

Sipas tij, inteligjenca e turmës nuk shkon kurrë në një drejtim. Madje ai rrëzon pretendimet që ngrihen tashmë se është LSI që ka fituar dhe jo PS.

“Turma nuk do ishte kurrë aq e mençur sa ç’është, nëse leksionin do t’ia çonte vetëm njërës palë. Këto zgjedhje nuk ka qenë vetëm për ne, as vetëm për kundërshtarin tonë politik. Do të ishte gabim fatal i yni nëse do shihnim vetëm pjesën tonë të medaljes. Sikurse do të ishte gabim fatal për kundërshtarët tanë politikë të bënin të njëjtën gjë. Këto ditë media ka qenë e mbushur me interpretime të opinionistëve bazuar në leximin e atypëratyshëm të rezultateve të pjesshme. Besoj se e përbashkëta e tyre qëndron në faktin se të gjithë besonin se dinin ku kishte shkuar çdo votë e shqiptareve, thjesht nisur nga mbledhje-zbritjet e rezultateve. Unë besoj se kjo mënyrë empirike e analizës elektorale nuk ndihmon asnjë forcë politike në analizën e saj. Askush nuk mund të pretendojë sot se votat drejtohen me shkop magjik. Zgjedhësit votojnë të lirë dhe sipas bindjes së brendshme. Nëse PD në këto zgjedhje ka humbur vota, atëherë është e sigurt se këto vota nuk i kanë shkuar vetëm LSI-së. Ato kanë shkuar në të gjitha drejtimet, ku më shumë, ku më pak,” thekson Rusmali, që bën thirrje për të nxjerrë mësime nga kjo votë.

“Nëse PS ka ruajtur numrin e votave me zgjedhjet e shkuara, atëherë është e sigurt se dhe PS ka humbur vota socialistësh të pakënaqur, ose të pabindur në lidershipin e vet, po aq sa ç’ka marrë nga PD apo nga forca të tjera. Me këtë dua të them nëse ne duhet të bëjmë analizë kritike ndaj vetes, të jemi të sigurt se po aq nevojë kanë dhe kundërshtarët tanë politikë të bëjnë analizë kritike ndaj vetes se tyre. Në këtë punë nuk jemi vetëm. Mençurinë kolektive duhet ta respektojmë të gjithë. Nëse kundërshtarët tanë politikë nuk duan apo nuk ndihen të motivuar për ta bërë ketë, aq më mirë për ne, aq më shumë të motivuar duhet të jemi ne. Kjo do të thotë se ata do të bien shumë shpejt në gabime. Kjo do të thotë se ne do të jemi gati shumë shpejt të përfitojmë nga gabimet e tyre dhe të ndërtojmë mbi këtë bazë suksesin tonë të radhës. Sigurinë për këtë na e jep jashtë çdo fije dyshimi çiltërsia, mençuria, modestia dhe maturia me të cilat ne do jemi të gatshëm të analizojmë mesazhin që na solli më 23 qershor inteligjenca popullore, kushdo qoftë ky mesazh”.

 

Share This Article
7 Comments
  • Prape me kritika per PS, nuk e kuptuat qe jeni ne kosh te plehrave…rusmajli njeriu me i qelbur i KLD dhe i komisionit te ligjeve,

    • PS nuk ka 91.000 vota plus. 41.5% ne rang vendi – Cfare duhet beje Edi Rama te fitoje i vetem me 51%?

      E sigurte eshte se tani qe merr pushtetin po vazhdoi PD me sedren e Saliut, PS do fitoje edhe e vetme ne zgjedhjet e ardhshme.

  • Megjithse nuk kam pasur pikë simpatie për këtë njeri, e vlerësoj për sensin objektiv me të cilin po e shikon inteligjencën e votës popullore. Deri tani është i vetmi nga pd-ja që nuk po i turret popullit si “mosmirënjohës”. Është i vetmi që nuk po refuzon të lexojë mesazhin e popullit. Por nga ana tjetër, do ti thosha ti rekomandonte edhe kryetarit të tij, që ta lexonte këtë mesazh siç duhet dhe jo ti hakërrehet popullit nëpërmjet tellallëve të tij, se qenkemi mosmirënjohës! Se nuk kuptokemi vizionin e tij dhe se faji i humbjes së tij bie mbi ne, popullin!!!!!

  • Rusmaili ishte deri pak para fundit te Sali Berishes nje nga skifteret me agresive te tij.
    Ky zoteri qe i sherbeu Saliut duke duke u treguar shume here me i eger se padrinua i tij i ka bere shume deme demokracise, por i ka sherbyer shume mire rritjes se urrejtjes popullore ndaj bandes se Saliut.
    Tani do perpiqet qe te zere ndonje vend ne strukturat e PD.
    Partia Demokratike e Shqiperise nuk duhet ti afroje keta tipa ne forumet e saj. Pjesa inteligjente dhe e ndershme e saj duhet te ndahet nga soji Imami-Rusmaili-Topalli. Nese nuk ia dalin dot, atehere te gjejne zgjidhjen qe duhet sa me shpejte, qe te mos lene asnje hapesire qe Rama dhe Meta te demonstrojne arrogance.

  • Z. Rusmaili, se bashku me Alibeajn kane qene dy prej ministrave me te paafte te drejtesise te te gjitha koheve ne vend. Mjafton Udhezimi i K.M. i hartuar prej tij, qe i njihte te drejten regjistruesve kompetencen per te fshire (çregjistruar) tituj pronesie qe per fat te mire u shfuqizua prej Gjykates Kushtetuese per te kuptuar nivelin e tij si jurist. Me kete rast mendoj se qeveria e re duhet te rishikoje sa me pare ne themel ligjin “Mbi regjistrimin e pasurive te paluajteshme”, i cili i ndertuar keshtu siç eshte dhe i zbatuar nga aktiviste partie qe mbushin zyrat perkatese eshte bere nje mundim sizifian qe ua ka kaluar edhe mundimeve te shqiptareve neper dogana. Perpjekjet e ministrit Halimi – qe nuk mund te quhen te padobishme- nuk besoj se do te ndikojne shume ne kete drejtim. Perseris se duhet shikuar sa me shpejt ne themel ligji perkates. Zyra qendrore e regjistrimit te pasurive te paluajteshme te suprimohet sa me shpejt. Gjithashtu sa me shpejt t’u hiqet e drejta e regjistruesve e parapare ne kete ligj per te vendosur kufizime mbi pronat e qytetareve . Sipas pikes 3, te nenit 41 te Kushtetutes ligji mund te parashikoje shpronesime apo kufizime te se drejtes te prones vetem per interesa publike e jo per qytetaret -sic ndodh rendom- pra per privatet kane mosmarreveshje me njeri tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *