Hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane kane marrë një rrjedhë të rrezikshme për administratën e presidentit Donald Trump.
Këshilltari special i departamentit amerikan të drejtësisë Robert Muller, që mbikëqyr hetimet për Russiagate, kërkoi ngritjen e panelit të të ashtuquajturës “Juria e Madhe”.
Sipas ligjeve amerikane, “Juritë e mëdha” të përbëra nga një panel ekspertësh të çështjeve juridike, të cilët vlerësojnë nëse për një çështje të caktuar hetimore, mund të ngrihen akuza penale.
Kjo do të thotë se shumë shpejtë mund të jenë prokurorët ata që do të nënshkruajnë urdhërarreste për ish-antarët e stafit elektoral të presidentit Trump, që dyshohet se kanë ndihmuar kandidatin republikan të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, paneli i juristëve do të vlerësojë fillimisht një rast konkret, atë të një takimi të qershorit të vitit 2016 mes djalit të presidentit Tramp, Donald Xhunion dhe një avokateje ruse.
Donald Tramp reagoi gjatë një mitingu në Hanington të Uest Virxhinias, duke thënë se “historia me Rusinë është një sajesë e madhe, që përdoret si justifikim për humbjen më të madhe në historinë e politikës amerikane”.
