Dje në Patos u përkujtua ashtu si i kishte hije 75-vjetori i rënies së katër Heronjve të Popullit, Mustafa Matohiti, Dino Kalenja, Lefter Talo dhe Meleq Gosnishti. Mijëra njerëz që morën pjesë në tubimin përkujtimor, u përulën me nderim të thellë para veprës dhe kujtimit të heronjve. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryetari i Komitetit Kombëtar të organizatës së veteranëve të LANÇ-it, Rustem Peçi. Fjala e tij bëri përshtypje të thellë për mesazhet që përcolli. Pas këtij tubimi i morëm një intervistë ekskluzive për DITA-n zotit Rustem Peçi.
-Zoti Rustem, ju sapo morët pjesë në një ceremoni ku u nderua jeta dhe vepra e katër Heronjve të Popullit në Patos. Me çfarë përshtypjesh u larguat nga kjo veprimtari?
– Me përshtypjet më të mira. Ishte shumë emocionuese. U nderuan katër bij nënash, katër heronj të popullit Mustafa Matohiti, Dino Kalenja, Meleq Gosnishti dhe Lefter Talo. Po aty u nderuan me respektin më të thellë dhe dëshmorët që dhanë jetën në një nga betejat më të përgjakshme të Luftës sonë Antifashiste. Ishte 75 vjetori i rënies së tyre. Pas disa ditësh, më 12 prill do të nderojmë në Kuç Heroin e Popullit Dervish Hekali. Si të mos i nderojmë ata heronj? Bij të shquar të Mallkastrës heroike, por edhe nga Labëria e gjithë Jugu. Sado vite të kalojnë, epopeja që ata e shkruan me gjak do të vazhdojë të ndrijë dhe të frymëzojë brezat e shqiptarëve… Ne këtë vit kemi shumë ngjarje dhe data për të kremtuar.
– Sidoqoftë, kanë kaluar 75 vjet dhe ka zëra që thonë se nuk duhet të merremi shumë me të kaluarën dhe sidomos me luftën, duke theksuar se partizanët ishin komunistë. Si do t’u përgjigjeshit këtyre zërave?
– Le të kalojnë edhe 750 vjet. Ajo luftë e madhe antifashiste mbetet një nga faqet më të ndritura të historisë sonë mijëravjeçare. Shqiptarët jo vetëm nuk do ta harrojnë, por vetëm do ta nderojnë atë luftë që ishte shpëtimtare për Shqipërinë dhe për shqiptarët si komb. Po, është e vërtetë se atë luftë e udhëhoqën komunistët, por jo të gjithë partizanët dhe dëshmorët që dhanë jetën në atë luftë ishin komunistë. Jo. Shumica e tyre dërrmuese ishin djem e vajza që e deshën atdheun me gjithë shpirt, deri sa dhanë edhe jetën. Janë pallavra ata që thonë se lufta jonë antifashiste ishte luftë vëllavrasëse, luftë civile që të vinin komunistët në pushtet. Jo. Ata që hedhin baltë mbi luftën janë kolaboracionistë të pushtuesve nazifashistë dhe pinjollë të tyre… Ata e kanë vendin në koshin e plehrave të historisë dhe nuk meritojnë asnjë respekt, çfarëdo justifikime të nxjerrin!
– Dakord, zoti Rustem! Por më duket se Kryeministri Edi Rama nuk ndan të njëjtin mendim me ju, porsa i përket luftës. Si ta quajmë këtë?
– Keni të drejtë. Edi Rama ka bërë disa veprime që bien në kundërshtim me qëndrimin tonë. Për shembull, ai nderoi me ceremoni shtetërore pak muaj më parë kryeballistin dhe kryekolaboracionistin e kohës së Luftës, Mit’hat Frashërin. Ishtë një provokim i rëndë ky për ndjenjat e gjithë antifashistëve, veteranëve dhe të gjithë atyre që e konsiderojnë veten të majtë dhe shkojnë e votojnë vazhdimisht për Partinë Socialiste. Ne, si organizatë e Veteranëve e quajtëm këtë një lajthitje dhe e dënuam këtë qëndrim të Kryeministrit. Sepse zoti Rama, përveçse Kryeministër, është edhe Kryetar i Partisë Socialiste, radhët e së cilës janë mbushur dhe mbushen me veteranë dhe pasardhës veterënësh që e nderojnë luftën tonë antifashiste si një gjë të shenjtë. Unë, në emër të kësaj organizate, i bëj thirrje Edi Ramës: Mos ua fërko kokën ballistëve! Ata kanë qenë dhe do të mbeten turpi i historisë sonë. Përndryshe, do të kesh pasoja të pallogaritshme…
– Mirëpo jemi në vitin jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe nuk po shikojmë ndonjë reflektim të Edi Ramës në raport me luftën që ju e mbroni me aq shumë zjarr. Nuk ka asnjë program nga qeveria, nuk është ngritur asnjë komision qeveritar… Si ta quajmë këtë?
– Po. Jemi në vitin jubilar të 75-vjetorit të çlirimit. Qeveria është shumë e vonuar me masat e saj. Jemi edhe para zgjedhjeve shumë të rëndësishme vendore. Çfarë pret Edi Rama? Që luftën dhe dëshmorët t’i mbrojë fashisti Sali Berisha? Kurrën e kurrës. E po ta bëjë këtë Saliu, të gjithë do t’i kthejnë krahët. Edhe të vetët. Edi Rama duhet të reflektojë thellë dhe të veprojë urgjentisht. Të mos vazhdojë të shkojë më tutje me mendimin se sa të kem përballë dordolecin Berisha, këta (pra, ne veteranët dhe gjithë anëtarët e Partisë Socialiste) për Ramën do të votojnë. Ia them sinqerisht se ky është një mendim i gabuar, i kapërcyer. Socialistët dhe veteranët duan të shikojnë një Ramë të majtë, që të mbrojë interesat e atyre që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Prandaj thashë pak më parë që Rama të mos ua fërkojë kokën ballistëve, por edhe Berishës e Bashës, se atyre u ngrihen veshët shpejt. Ne kërkojmë nga Kryeministri të ndryshojë qëndrimin ndaj luftës, ndaj dëshmorëve… Deri tani Edi Rama është treguar i pavëmendshëm dhe shpërfillës. Mirëpo rruga është e gjatë… Gjithsesi unë mendoj se Edi Rama nuk ka rrugë tjetër veçse të përulet para asaj luftë antifashiste dhe dëshmorëve të saj. Sidoqoftë, ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës do të bëjmë tonën: Do të vazhdojmë të përkujtojmë e të nderojmë me respektin më të madh të gjitha ngjarjet e luftës, dëshmorët e saj të lavdishëm në këtë 75 vjetor. Do t’i japim Luftës sonë Antifashiste Nacionalçlirimtare vendin e merituar, duan apo nuk duan politikanët!
– Kështu që besoj se do të kemi rastin të takohemi sërish për të folur në gazetën DITA…
– Padyshim! Me kënaqësinë më të madhe do të flas unë dhe shokët e mi në këtë vit jubilar në DITA-n tonë të dashur! /Intervistoi Xhevdet Shehu

75-vjetori i rënies së katër Heronjve të Popullit, Mustafa Matohiti, Dino Kalenja, Lefter Talo dhe Meleq Gosnishti.
Respekt heronjeve clirimtar !
Bravo Rustem qei kujtove !
Po RESPEKT për dëshmorët dhe për LANÇ-in
por jo për këtë kodoshin komunist. ..asnjë komunist nuk ka të drejtë të marri vlerat e LANÇ-it sepse atë luftë e bëri populli për çlirimin nga fashizmi dhe populli nuk e dinte që do të shtypej nga diktatura e qoftëlargut enver. ..rustem peçi është një shërbëtor dhe nostalgjik i qoftëlargut enver dhe nuk ka lidhje me bijtë e nënave që luftuan dhe dhanë jetën për atdhe. ..sot ky maskara ka paturpësinë të përvetësojë LANÇ-in…sot mbas kaq e kaq viteve shqiptaret janë të çliruar nga ideologjia dhe përrallat e qoftëlargut enver dhe shumë mirë kanë bërë që i sollën eshtrat e Miithat frasherit në atdhe sepse bëhet fjalë për një patriot të madh shqiptar që padrejtësisht iu mohuan vlerat prej ideologjisë së gabuar të qoftëlargut enver. .ju që akoma nuk doni ta kuptoni historinë e Shqipërisë jeni të sëmurë dhe nostalgjik të qoftëlargut. .mjerë ju për veten tuaj. .enver qoftëlargu ishte faqja e zezë e historisë sonë. .
Diktatura i beri njerez shqiptaret ! Po ti smerr vesh ! ne 1944 Shqiperia ishte nje vend me 90% analfabet ! Ishin te gjithe coban dhish dhe per jastik mbanin keru druri ! Per Tavoline Sofer, hanin ne nje tepsi te gjithe famijla , dhe per ndricim kishin pagure me vaj gur !
Me kete dua te them Diktatura per shqiptaret ishte e domosdoshme ishte e mire per nje popull coban si i yni
@Zhaku i mposhtur qe njihka shume mire LANC dhe luftetaret; mos lesho ofendime kot se koti. Rustem Peci ka qene nje ushtarak dhe i biri i Shefqet Pecit qe luftoj dhembe per dhembe me fashistet dhe nazistet gjate lufte se dyte boterore per lirine timen, tenden dhe te gjithe ne. Shume njerez si Rustem Peci ishin anetare te PPSH por ishin anetare te thjeshte dhe te ndershem. Sigurisht qe shume prej tyre u perdroren keq nga sistemi komunist qe i harroj te gjithe ata luftetare dhe komuniste te ndershem dhe shikoj bythen e vet. Te kujtosh dhe nderosh vellezerit dhe motrat e rene apo babballaret e rene ne lufte dhe ti respektosh ata qe moren armet kunder pushtuesve te vendit nuk eshte krim ore ti zoteri. Madje eshte nje heroizem sepse shume shqiptare rrinin ne shtepi dhe kishin nje cati, ushqim dhe krevat per te fjetur ndersa keta te rinj dhe te reja rrembyen armet dhe shume dhane edhe jeten, qe ne te gezojme lirine. Madje ju dhane nje mesim shembullor fashisteve italiane dhe nazisteve gjermane se Shqiperia nukm mund te pushtohet si nje shetitje ne park. Po ashtu, te gjithe lideret e botes takohen ne 9 Maj ne diten e fitores mbi fashizmin. Amerika e kremton V day (Victory day ose dita e fitores) dhe e gjithe Europa po ashtu. Ballistet dhe zogistet ju bashkuan koalicionit te gabuar fashisto-nazist dhe nuk meritojne respekte. Sigurisht qe e kuptojn levizjen e rames per Mithat Frasherin te birin dhe nipine vellezerve te njohur Frasheri qe i kane dhene kaq shume Shqiperise. Dhe veteranet dhe femijet e tyre duhet te mirekuptojne levizjen e Rames. Rama nuk eshte pro-ballist. Por respektojn familjen Frasheri. Pra, nese nje familje ka njerez ku shumica kane kontribuar per vendin nje shkop i shtrember nuk e shtremberon te gjithe familjen.
Or ti zotni që paske njohje të thellë nga lanç-i unë distancohem nga kriptokomunistët nga nostalgjikët e enver qoftëlargut dhe nga historia fallco që shkruajti qoftëlargu enver. ..un që po shkruaj vij nga një familje e rreshtuar në ballë të lanç-it dhe patriotë deri në kockë. ..problemi juaj është se jeni nostalgjik të qoftëlargut enver dhe të ideologjisë së tij të dështuar dhe të diskredituar fund e krye..shqiptarët duhet të kuptojnë historinë ose më saktë ta mësojnë sepse historia e vërtetë nuk është ajo që shkruajti qoftëlargu enver. ..edhe balli kombëtar kishte patriotë siç kishte edhe fronti NÇ Mitat frasheri ishte nga më patriotët pavarësisht se qoftëlargu i hodhi baltë. ..edi rama as ka qënë e as nuk ka për tu bërë kurrë proballist sepse ai është një nostalgjik i enverit dhe ballistët i quan “pulaxhinj” (të nxjerr mallin e qoftëlargut )
Enveri, Ramizi, Saliu nje mut jane te gjithe, pjelle e komunizmit me idiot ne bote. Shyqyr qe keni mbetur ju 200 petritat e fundit me nje kembe ne varr se sapo te kercisni edhe ju do te harrohet edhe LANC i lavdishem.
I paharruar gjaku i deshmoreve te LANCL. Ata jane KURORA e gjithe Shqiperise se sotme dhe te neserme. Pa heroizmin e tyre dhe te udheheqesit legjendar te kesaj Lufte, ENVER HOXHA me shoke, Shqiperia do te ishte katandisur si Palestina e sotme, nje cope vend pa emer, ose asgje.
Fashist , e ka quajtur Rustem Peci biri i laberis i Vlores heroike !
Po me te drejte ! Ai mbet nje fashist qysh kur coi popullin e tij ne lufte civile ne 1997 ! Ju sul Vlores me mercenar te paguar,! Donte ta bente shkrumb e hi Vloren ! Sa dergoi edhe dy Avion luftarak !
u VRANE 3000 VETE TE PAFAJESHEM !
As Musolini nuk vrau kaq shume shqiptare dhe ne pak kohe Vetem per 6 Muaj u vrane 30 vet !
U vodhen leket shqiptareve me firmat Piramidale !
Kete gjeme nuk e kemi pare asnji here qe ne kohe paqe te vriten kaq shume njerez Te shkermoqej shteti ne kaq pak dite ! Ja kete e ka ber Fashisti komunist Berisha !
Ua ferkon koken ballisteve qe te marre edhe votat e tyre pasi voten tuaj ( edhe pse j’u ka shkerdhyer) e ka te sigurte.
Rustem Peci duhet te gjykohet e denohet per 11 te vdekurit e ortekut ne 6 shkurt 1981. ky kriminel ish bllokist conte lulen e djelmurise shqiptare te “stervitej” ne malin me gropa e Feken kur vete argalisej me lloj lloj kurvash. ky pleher komuniste e bastard duhet te pergjigjet per ato 11 jete.
Kan kaluar dekada nga ajo lufte padyshim Clirimtare .
Qe te mbash Bajonetat ala ngrit drejtuar trimave te Koteceve ,
qe per nji cop post u shkerdhyen me te Huajt ,
nuk na ben krenare si shoqeri ala sot ne kte Shekull ,
kur Bota ecen me tjeter ritem .
Ndoshta Rama eshte keqkuptuar ne ate xhestin e tij Human ,
me kthimin e eshtrave ne Atdhe te nji nder Pinjolleve
te Familjes se Mirenjohur Frasheri ne Shqiperi
dhe qe ktij verpimi Njerezore qe Rama beri ,
nuk duhet te vazhdoje e shikohet me syte e injorantit ,
te 50 viteve me pare .
Ballistet sot jane nji shprehje e fjalorit enciklopedik te historise LIIB
e aspak nji Realitet kercenues .
Lexoni nji liber ,
lozni nji domino ,
keshilloni per patriotizmin qe ju perfaqsoni
te rinjte ne X – shkolle nqs ju lejojne ,
por jo te merreni me te tilla gjera pa kuptim
qe ju ulin vlerat e verteta si Clirimtare te Atdheut
O i shderuari partigano leshi?
Po mire more kungull i hidhur qe ballistet nuk perbekan rrezik,po partizanet,mos valle akoma perbejne rrezik qe ju kelyshet e ballit nuk i shikoni dot kur nderojne LANC-in dhe komandantin e tyre Enver?
Po kur nuk qenkan te rrezikshem,pse na cani trapin per 28 vjet se Lufta Antifashisate paska qene Civile,se tradhetuan Mukjen,se Balli u bashkua me pushtuesit nga halli dhe per inat te komunisteve?
Pse nuk e njihni akoma 29 nentori e Clirimit,kur per te arritur ajo dite derdhen gjakjun vetem PARTIZANET e jo ballistet?
Qepni halene,pranoni tradhetine dhe nderoni fituesit reale e te vetmit :PARTIZANET!
Se po te ishte ndryshe,atehere i bie qe ju duhet te akuzoni edhe qeverite e SHBA dhe Britanise se Madhe qe derguan perfaqesuesit e tyre ne rang gjenerali prane Enver Hoxhes,qe e mbeshteten ate politikish,ushtarakisht me armatim,nderlidhje,veshmbathje,me florinj etj bile edhe ne clirimin e Tiranes dhjetra avione aleate bombarduan kollonen gjermane me 3200 ushtare,tanke ,artileri etj duke e shpartalluar komplet!
Po kesaj ke cfare i thua ti o kelysh ballisti?
SHQIPÈRIA në RREZIK !!!!! Pa ikur akoma DIMRI mirë , PYJET , KULLOTAT , ULLISHTET dhe çdo PEMTARI , po DIGJEN nga ZJARRI dhe FLAKËT që po “GATUHEN” nga PD dhe LSI !!!!!!!Të Dashur GAZETARË të DITA , hapni SYTË dhe i bëni Katër , sepse ata që hidhnin SHTYLLAT e TENSIONIT të LARTÈ nè ERË , kanë ndêrruar STRATEGJI !!!!! Po DJEGIN PYJET pa ardhur akoma PRANVERA , dhe SHTETI i LESHIT po “HESHT” !!!!!!! I bèj thirrje Bedri Islamit , Arben Dukës , Zotit Thano , Pëllumb Xhufit , Moikom Zeqos , etj etj etj etj , që të hapni SYTÈ dhe të SHKRUANI , sepse PDja me LSInè po DJEGIN SHQIPËRINE , dhe SHQUP ështê kthyer nè KAZERMË ANTISHQIPTARE , ku bëhen PLANET e ZEZA se çfarë do DJEGIN , çfarê do SHKATËRROJNÈ dhe çfarè do HEDHIN në ERË të NESËRMEN !!!!
Ore perseri ! Po per luften e Vlores ne 1920 ka ndonje perkujtim !? Epo Italia kembengulte qe Vloren ( atekohe quhej Vlona ) ja kishte dhene Antanta si kusht qe Italia te hynte ne lufte kunder Austro- Hungarise. Eshte nje lufte heroike , u arrit te shfrytezohej situata politike e brendshme e Italise dhe e jashtme e Europes. Ka shume emra figura politike e ushtarake te atij momenti. Vertete asnje nuk eshte komunist por keshtu ishte historia …….tung
O Rustem, Edi Ramuti esjte ballist dora vete. Cfare kerkon nga ai?
Lufta gjoja Clirimtare ne Shqiperi ne fakt ishte nje lufte civile midis viteve 1943-1946 per te konsoliduar diktaturen Komuniste me udhezime nga Moska e Londra, nen kujdesin e Beogradit.
Ne konferecen e Jaltes, Shqiperia e pas luftes, u vendos te lihet nen protektoratin Jugosllav.
E verteta historike eshte krejt ndryshe, nga dogmat 60 vjecare qe jane servirur e programuar ne mendjet e njerezve.
Ky thote konfederate Jugosllave, jo po Konfederata e Tepelenes, se atje ishin tere spiunet e Titos
Lufta LANC shqyptare u vu totalisht ne sherbim te Beogradit dhe Moskes dhe per kete arsye u vuri minat jugosllave Aleateve angleze ne Kanalin e Korfuzit ku vrau dhe masakroi me pabesi te papare deri atehere ushtaret dhe oficeret angleze dhe prandaj Gjykata e Hages per krime kunder njerezimit e cilesoi LANC-in e Enverit si nje “…Organizate Terroriste…” dhe urdheroi konfiskimin e floririn e Bankes se Shtetit duke ja falur Britanise se madhe si demshperblim. Keto jane fakte te pakontestueshme dhe prandaj debati per LANC-in kriminal sovjetik te Enverit eshte i mbyllur me kohe dhe hapet vetem per debile dhe katunare fanatike dru me pre per konsum te brendshem. Nga ana tjeter pyetja qe duhet te beje gazeta DITA perpara se te reklamoje me ledhatime enveriste cunin e kriminelit Shefqet Peci:
A MUNDET QE DJALI I SHFEQET PECIT TE JETE AI QE PERFAQESON DESHMORET VETERANET ANTIFASHISTE SHQYPTARE?
kur:
Shfeqet Peci eshte nje kriminel i denuar nga Ligjet Demokratike Shqyptare si nje monster dhe killer sadist, vrastar gjakatar ne Shqypni dhe qe ka vrare dhe masakruar kosovaret ne Tivar po me urdher nga Enveri qe i merte ate kohe urdherat nga Beogradi dhe Josip Broz Tito?
PO PSE ME KRIMINELIN SHEFQET PECI DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?
Pirdh se lirohesh, juve dhe nje shekull tjeter truri tulle e djegur do ngelet.
O Peci, Rama nuk eshte ballist ,por eshte komunist .Kur i lavderon ballistet, e ka vete per ti perlare vetem voten .Nuk i ka ngritur as edhe nje ballisti pensionin , sic ja ngriti pensionin Nexhmije Hoxhes e Vita kapos . .Prandaj nderro mendim , o Peci komunist qorr.
Ben mire qe i festoni keto “mrekulli ” te LANCIt , jo per ndonje gje ,na sollet “lumturine hyjnore ” neve brezave te rinj .
Pa asnje dyshim Edi Rama eshte veten nje KALE TROJE i futur ne PS per ta poshteruar dhe rrenuar totalish ate ,gje qe ia ka arritur qellimit!
Kush e quan veten pasardhes i 28 mije deshmoreve,70 mije partizaneve dhe i te gjithe patrioteve qe kane dhene jeten per Shqiperine,duhet ta kene per turp qe heshtin dhe pranojne per kryetar te PS kete tradhetar te idealeve te kesaj lufte legjendare!
Rama mbi te gjitha eshte nje ANTISHQIPTAR dhe te deklarosh se ne veteranet do votojme prap per PS-ne ,se gjoja qenka pasrti e majte,verteton nje miopi fatale dhe tru shplarje nga e cila fiton vetem tradhetari ballist Edi Rama!
ASNJE VOTE per PS-ne kete parti qe ka tradhetuar idealet e LANC-it!
JAM PLOTESISHT DAKORT ME KOMENTIN E PARTIZANIT ..!
Shqiptarët sot n’dashin le të llapin, n’dashin le të lehin, n’dashin le të folin-lehin, apo lehin-folin, ngase SOT kanë mundësi edhe për një liri …EDHE SHTAZARAKE; porse, të VËRTETËN kurrë s’do mund ta bëjnë GËNJESHTËR dhe as GËNJESHTRËN ta bëjnë TË VËRTETË ! Prandaj, le ta dinë mirë SOT dhe përgjithmot shqiptarët dhe shqipfolësit se pikërisht KOMUNISTËT shqiptar luftuan për Shqipërinë; për çlirimin dhe Lirinë e Shqipërisë dhe tëmpopullit shqiptar, dhe po mos t’kishin qenë bash KOMUNISTËT SHQIPTARË, është shumë e mundur që sot nuk do kishte as Shqipëri fare ! Dhe këtë nuk e diinë apo nuk e pranojnë sot vetëm ata shqipfolës që janë ARMIQTË e parë, armiqtë më të mëdhenjë dhe më të rrezikshëm (të hapët dhe të fshehtë) të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar !
Lufta LANC shqyptare u vu totalisht ne sherbim te Beogradit dhe Moskes dhe per kete arsye u vuri minat jugosllave Aleateve angleze ne Kanalin e Korfuzit ku vrau dhe masakroi me pabesi te papare deri atehere ushtaret dhe oficeret angleze dhe prandaj Gjykata e Hages per krime kunder njerezimit e cilesoi LANC-in e Enverit si nje “…Organizate Terroriste…” dhe urdheroi konfiskimin e floririn e Bankes se Shtetit duke ja falur Britanise se madhe si demshperblim. Keto jane fakte te pakontestueshme dhe prandaj debati per LANC-in kriminal sovjetik te Enverit eshte i mbyllur me kohe dhe hapet vetem per debile dhe katunare fanatike dru me pre per konsum te brendshem. Nga ana tjeter pyetja qe duhet te beje gazeta DITA perpara se te reklamoje me ledhatime enveriste cunin e kriminelit Shefqet Peci:
A MUNDET QE DJALI I SHFEQET PECIT TE JETE AI QE PERFAQESON DESHMORET VETERANET ANTIFASHISTE SHQYPTARE?
kur:
Shfeqet Peci eshte nje kriminel i denuar nga Ligjet Demokratike Shqyptare si nje monster dhe killer sadist, vrastar gjakatar ne Shqypni dhe qe ka vrare dhe masakruar kosovaret ne Tivar po me urdher nga Enveri qe i merte ate kohe urdherat nga Beogradi dhe Josip Broz Tito?
PO PSE ME KRIMINELIN SHEFQET PECI DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?
Legalistet qe te mos merrnin pushtetin komunistet e Enver Hoxhes u lidhen me te djathten serbe ne favor te Serbise.Kurse ballistet qe te mos vinte ne pushtet Enver Hoxha u lidhen me te djathten greke ne favor te Greqise.Te dyja keto grupime si Legalistet dhe Balli Kombetar vetem e vetem qe mos te vinte ne pushtet PK e shiten Shqiperine te greku dhe te serbi.Disa gjera eshte mire te dihen se po paraqesin tradhtaret e vendit si patriote.
Zoti Rustem Peci ! Nderime per te gjithe ata qe rroken
armet per luftuar kunder pushtuesve nazi-fashieteve,
partizaneve legjendare. Lavdi e perjeteshme deshmore-
ve te LNCL qe bene fli jeten per clirimin e Shqipetise nga
hordhite nazi-fashiste.
Dy fjale per kryeministrin aktual : Qe diten qe solli “fosilet”
nga pertej Oqeanit une , si qytetare anonim i ketij vendi qe quhet Shqiperi kam shkruar disa komente duke kun-
dershtuar e mospajtuar me nje veprim te tille te kryemi-
nistrit aktual. Dhe e kam kundershtuar jo per faktin se Ai
na solli Mit’hat Frasherin nga pertej Oqeanit, gje qe cdo shqiptar e ka te drejten legjitime te kete 2 metra DHE ne
token ametare por per dy aresye te tjera: Ne radhe te pa-
re nuk isha dakort me fjalimin e tij qe ishte komplet jasht
cdo sensi motivues: Te vleresohej Mit’hat Frasheri nga sa
na thote Ai “buzeholli” dhe nje ballist si Urhan Butka,ba-
bai i te cilit dihet si perfundoi gjate LNCL, dhe te mos ma-
rresh ne kosiderate e te respektosh sakrificen e 75 mije
partizaneve qe rroken armet per liri,clirimin kombetar do te thote ne nje fare menyre te injorosh kete brez lufteta-
resh dhe te marresh anen e atyreve qe e “bene luften” me “pula e pilaf” : D.Agolli, une po shtoj edhe dicka qe Z.
Agolli nuk e tha ne parlament mbase per aresyet e veta:
“Pula- pilaf-raki”! Por deri ketu mbase nuk ka aq shume
argumenta per ta kritikuar kryeministrin,por ajo qe vjen me pas eshte dritheruese kur Ai u beri thirrje gjithe ish-
partizaneve,veteraneve te LNCL “Te ulnin koken dhe i in-
fluencuar nga ‘Harku i Triumfit’ te Parizit’ dhe t’u kerkonin
falje ballisteve per padrejtesite qe iu ishin bere atyre nga
partizanet” Duke e perifrazuar fjalimin e tij i hartuar nga
binomi: Plasari-Butka nuk mund kurresesi te pranojme nje masakrim te tille te historise se LNCL. Dhe vazhdoj-
me me tej: Mit’hat Frasherin te gjithe e dime se eshte i bi-
ri i kolosit te madh te Rilindjes Abdyl Frasheri. Nderime te
perjeteshme Vellezereve te Medhenj te Frashallinjeve: Naimit,Abdylit dhe Samiut. Por kjo nuk do te thote se me
qe ata ishin ata qe ishin dhe i biri apo nipi i tyre te njeso-
het me ta. Secili ne histori ka vendin e vet.
Sipas te dhenave del se Mit’hatit iu eshte propozuar disa
here qe Ai te prehej ne token amtare por Ai ka refuzuar,
sa ishte gjalle. Por kjo pak rendesi ka pas kesaj qe vjen
si konkluzion i te gjithe ketij komenti.
Mit’hat Frasheri ne LNCL nuk ka qene njeri dosido por fi-
gura qendrore e Ballit Kombetar, Kryetari i Ballit Kombe-
tar dhe ajo qe e ben ate nje njeri shume kontravesial qen-
dron ne faktin se Ai u be kolaboracionist i nazizmit dhe si
i tille Ai mban damken e tradhetise dhe kete askush,as
edhe historianet me liberale nuk mund t’ja heqin kete njo-
lle te zeze sepse ka nje percaktim te qarte nga Koalicioni
i Madh Antifashist qe te gjithe kolaboracionistet e botes
qe bashkepunuan me nazi-fashizmin asnje,asnjeri nuk
eshte reabilituar. K/ministri yne na mori si shembull De-Golin e Frances qe gjoja i fali jeten gjeneralit Peten, hero-
in e Luftes se Pare Boterore , por iu dorezue gjermaneve
ne L2B duke u karatenizuar ne qeverine e Vishise.Vertete
De Goli i fali jeten pas shume hezitimesh por ama Lava-
lin e pushkatoi pa asnje hezitim. Megjithate krahasimi mi-
dis Mit’hat Frasherit dhe historise franceze nuk qendron fare.
KONKLUZIONI
Eshte fund e krye ironik: Sali Berisha,tradhetari me i madh i kombit shqiptar, na u be KRYZOGIST,
Ndersa Edi Rama, veshi xhyben e kryeballistit per t’i bere
konkurence, me sa duket Saliut .
Tash : Saliu zgjodhi Lulin ne krye te PD , Po Edi ke do te
zgjedhe ne krye te PS. Sepse as Saliu dhe as Edi nuk mund te mbajne dy kunguj nen sqetull: Ose me Zogun e
Ballin, ose me PD e PS.
Kaq kisha zoterinj……,!!!!!
Degjo o BOLE fanatike:
“Charles de Gaulle” ne shqip shkruhet “de Gol” dhe jo “De-Gol” sic e shkruan ti me nje idiotizem fyes te papare per gjeneralin qe ndaloi me ligj Partine Komuniste ne France pas Luftes per te perfituar ndihmat amerikane te Planit Marshall. “De-Gol” – i yt tregon injorancen e katunareve dru me pre qe dine te shkruajne llogje demagogjike, por qe i mungon arsimi elementar per te shprehur nje mendim me permbajtje intelektuale:
MIT’HAT FRASHERI ISHTE KRYETARI I BALLIT KOMBETAR, POR ZEVENDESI I TIJ, BAHRI OMARI ISHTE MINISTRI I JASHTEM I QEVERISE KUISLINGE
Ja ke degjuar emerin Bahri Omarit, qe ishte kunati i Kumandarit te LANC-it dhe qe e kishte strehuar ne vilen e tij Enver Hoxhen me gjithe Nexhmijen gjate gjithe Luftes?
sepse:
Ju fanatikeve te Enverit, vemjeve te regjimit me te eger stalinist nuk ju vjen zeri per Bahri Omarin, bamiresin dhe financuesin e Enverit qe i sherbeu Ahmet Zogut si nje spiun i Mbreterise papushim derisa e zbuloi Vukmanovic Tempo me urdher te Titos per te implementuar kauzen bolshevike te Jugosllavise Komuniste ne Shqypni me kriminela sadiste dhe gjakatare si Shefqet Peci, qe vdiq ne burg i denuar dhe anatemuar nga Drejtesia Demokratike.
Mjaft me idiotizma nuk ka mo as komunista dhe as ballista Kane vdekur te gjithe
Kryeministri eshte i gjithe Shqiptareve perfshire edhe Ballistet,por Ballistet duhet ti kerkojne falje popullit sepse u bashkuan me Nazifashizmin dhe kthyen armet kunder popullit!
Pas 20 vitesh, keta edhe 97-en do ta bejne lufte clirimtare.
Akoma ketu qenkeni ! Ore po cfare kerkohet nga veteranet ( ka veterane sot ?) Qendrimet e partive politike dhe organizatave shoqerore jane ndare nje here e pergjithmone .
– Ne Kongresin e 10 te Partise se Punes . U hodh poshte gjithe qendrimi enverist mbi luften e Klasave, Mbi rolin udheheqes te Partise, Mbi ekonomine kapitaliste, mbi qendrimin ndaj besimeve fetare,mbi mardhaniet me Rusine, ShBA e Britanine e Madhe.Mbi liberalizimin e arteve e kultures e sa tjera ……..Ato qe ishin komuniste e Enveriste normalisht nuk qendruan ne PS e cila shpalli Kongresin e Pare.
Ka me dhjetra raste por po vijme tek rasti i fundit qe pelqen Veterani !
Nuk eshte as kthimi i Mit,hat Frasherit ,as kthimi i Eqerem Vlores e Ali Kelcyres moment reflektimi por eshte ardhja e Papes se Romes ne Shqiperi. Vendosja e fotove te prifterinjve te denuar nga diktatura ne bulevard. Pjesemarrja e maxhorances, opozites dhe Trupit Diplomatik.Shpallja MARTIRE e prifterinjve antikomuniste. Ceremonia e Edi Rames me cunin tek Papa.
Veterani qe nga ky moment nuk mund te njehesohet me PS. Po deklaroi qe jam me PS behet qesharak.Perse !?
Edi Rama perpara arkivolit te Mit,hat Frasherit deklaroi – ….ulni koken per krimet qe kryet ne emer te luftes e fitores …!
Ndersa per rastin e prifterinjve thuhet – Cili ka per te thene dicka te flase tani ose te heshte pergjithmone !
Ju heshtet , ato jane Martire e ju mos flisni me !!!….tung
“Intelektual” flasim e shkruajme per gjera te ndryshme ne
komentet qe kemi bere. Duke shkruar nxitimthi bihet ne
“lapsur” ,kerkoj ndjese ! Eshte e vertete qe ne shqip dhe
ne frengjisht,spanjisht, italisht….,ne gjuhet neolatine ….
shkruhet : de Gol dhe jo “De Gol”, sic e kam shkruar une
ne koment. Korigjoj gjithashtu fjalen: nuk eshte “karateni-
zuar” por “karentinizuar” ,dmth,”izoluar”…. ,