Ryshfet e fshehje pasurie/ SHBA-BE “skedojnë” 12 gjyqtarë e prokurorë që duhet të ikin nga drejtësia (Emrat)

Leda Hysa

Gjatë tre viteve të veprimit të ligjit të Vetingut, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut, kanë identifikuar një listë me 12 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët sipas tyre nuk duhet të shërbejnë në sistemin e drejtësisë shqiptare. Gjyqtarët dhe prokurorët e kësaj liste janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut. Të gjitha rekomandimet e OPNM për largimit e 12 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi, janë pranuar nga Komisioneri Publik, i cili i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkallës së dytë dhe të fundit të Vetingut, shkarkimin e tyre nga detyra.

Tre subjektet e fundit të konfirmuar në shkallën e parë të Vetingut dhe që ONM kërkon të largohen nga drejtësia janë gjyqtarja në Gjykatën Administrative të Apelit, Alkelina Gazidedja, kryeprokurorja e Durrësit Anita Jella dhe prokurori Besim Hajdarmataj. ONM ka hartuar një nga dokumentet më kritike për KPK, pas konfirmimit në detyrë të gjyqtares Alkelina Gazidedja. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit thotë në rekomandimin për gjyqtaren Gazidedja se kjo e fundit duhet të ishte shkarkuar për kriterin e pasurisë si dhe nuk duhej të shpallej e ‘aftë’ në kriterin e aftësive profesionale. Rekomandimi i ONM për gjyqtaren u pranua nga Komisioneri Publik, i cili dy ditë më parë i ka kërkuar Kolegjit të Apelimit shkarkimin nga detyra.

OMN ka kërkuar shkarkimin e kryeprokurores së Durrësit Anita Jella, me arsyetimin se mangësi në deklarimin e pasurisë, operonte me dy standarde dhe se ka vonuar qëllimisht arrestimin  drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pulaj, i cili përplasi qeverinë me prokurorin Arjan Ndoja. Gjithashtu, përfaqësuesit e ONM kanë kërkuar shkarkimin e prokurorit Besim Hajdarmataj, duke shprehur dyshime se prokurori ka marrë ryshfet në këmbim të sabotimit të dosjeve, ndonëse këto dyshime mbetet për t’u provuar. Hajdarmataj akuzohet se gjatë kohës kur ka qenë drejtues i Prokurorisë së Kurbinit, ka i mbyllur dosjen një grupi që ushtronte veprimtari në fushën e bixhozit. Grupi prej 15 vetash ka ndalur dhe kërcënuar 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë 5 makineri APEX. Nga hetimi ka rezultuar se prokurori ka shkëmbyer mesazhe si dhe ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me personin që i ka mbyllur dosjen.

Po çfarë ka vendosur Kolegji i Posaçëm i Apelimit? Me përjashtim të gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gentian Medja, i cili është konfirmuar në detyrë në të dy shkallët, KPA, në të gjitha vendimet që ka marrë deri më sot, ka vendosur shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga detyra, për të cilët ONM ka rekomanduar largimin e tyre. KPA ka shkarkuar subjektet Adnand Kosova, Besnik Cani, Artur Malaj, Gentian Osmani, Bashkim Dedja dhe Xhezair Zaganjori, që të gjithë të ‘skeduar’ nga ONM. Ndërkaq, KPA nuk ka vendosur ende për fatin e subjekteve Artan Madani, Kastriot Selita dhe Alkelina Gazidedja, Anita Jella dhe Besim Hajdarmataj.

Gjyqtarët dhe prokurorët e ‘skeduar’ nga ONM

1. Alkelina Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit, konfirmuar nga KPK, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
2. Anita Jella, kryeprokurore e Durrësit, konfirmuar nga KPK, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
3. Besim Hajdarmataj, prokuror, konfirmuar nga KPK, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
4. Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë, ende nuk është ankimuar nga Komisioneri Publik
5. Kastriot Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
6. Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA.
7. Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA.
8. Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA.
9. Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, KPA e ka konfirmuar në detyrë.
10. Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA
11. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA
12. Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA/ shqiptarja

Faksimile

l.h/ dita

Share This Article
24 Comments
  • Po ku gjen ne kete vend qe ka sherbyer ne drejtesi dhe ne administrate shtetrore keto 30 vjet,qe nuk ka futur doren ne xhepin e hallexhiut dhe te pasurise shteterore dhe droges.
    Si u pasuruan keta horra me pune dhe me rroga.

    • E pershendes me gjithe zemer SHBA-BE,per perjashtimin e 12 gjyqtareve dhe prokuroreve te korruptuar dhe te pa afte,qe na kane nxire jeten!
      Per mua gjyqtari Gentian Medja eshte plotesuisaht i pa afte,mbase edhe i korruptuar,se ne ceshjen time gjyqesore kerkoi jo nje Akt Ekspertimi per te vendosur masen e demshperblimit per pensionin e parakohshem si ish ushtarak te pa paguar nga ISSH per 23 vjet,por depozitoi ne dosje PLOT 4 AKTE EKSPERTIMI!
      Per cfare i duheshin ketij gjyqtari 4 akte kur keto i kishin bere eksperte gjyqesore te licensuara per kete qellim?
      Pse nuk pranoi aktin e pare,qe me dha mua 4.5 milion leke te reja demshperblim per 23 vjet,por i kerkoi prap kesaj eksperteje ta perserite llogaritjen kur nuk kishte dale asnje gje e re,qe te ndryshonte te dhenat?
      Pervec pa aftesise se tij,me siguri ka pritur qe une t’i jepja RYSHFET,prandaj kerkoi nje Akt tjeter!
      Por aktin tjeter e kundershtova une,por ky gjyqtar nuk e shtroi kundershtimin tim ne seance gjyqesore ku ekspertja te jepte spjegime se do dilte zbuluar!
      Pas kundershtimit tim,ky gjyqtar gjeti nje eksperte tjeter,qe nuk kishte bere asnje here akte ekspoertimi per gjykaten dhe qe i dha detyrat jo me shkrim,por qe t’i fotografonte detyrat dhe te dhenat e dosjes me celular!
      Keshtu kjo eksperte,sipas detyrave te vena nga ky palo gjyqtar e nxorri demshperblimin tim 200 mije leje te reja!
      Pra gjyqtari,meqenese nuk i dhashe asgje,vendosi pa asnje arsyetim te me jape masen e demshperblimit te kesaj eksperteje vetem me 200 mije leke!
      Qe do te thote 4.3 milion leke me pak se Akti i Pare i Ekspertimit!
      Ne kete rast del hapur edhe korrupsioni dhe pa aftesiua e Ekspoerteve te ndryshem,qe luajne rolin e sekserit me gjyqtaret si ne rastin tim!
      Por pikerisht,vendimin skandaloz te ketij gjyqtari e miratoi edhe Apeli me relatore Alkelina Gazideden,qe mbushi faqet e vendimit te saj ne arsyetimin e vet,copy paste,me gjithe gabimet gramatikore te gjyqtarit Gentian Medja!
      Kjo tregon se gjyqtaret bashkepunojne me njeri tjetri per interesa korruptive!
      Dhe keta gjyqtare te pa afte e te korruptuar i miratoi siu KPK edhe KPA!
      Nuk kam besim fare tek gjyqtaret e ketyre KPK dhe KPA!
      Shgporrini nga drejtesia gjyqtaret si Gentian Dedja dhe Alkelina Gazidede!

      • E kam thene edhe me pare se ” lukunine e ujqerve” te drejtesise se korruptuar shqiptare,nuk e zhdukin as KPK e as KPA,sepse as keta te fundit nuk i ka verifikuar njeri se kush jane e sa vlejne!
        I sygjeroj OMN dhe institucioneve nderkombetare qe kane marre persiper reformen ne drejtesi,se me kaq sa eshte bere,nuk mjaffton ,qe te reformohet seriozisht drejtesia!
        Gjykoj dhe propozoj dy rruget me te sigurta dhe me te sakta per te pastruar plotesisht drejtesine ,por sidomos per ta mbajtur ate nen kontroll te vazhdueshem!
        -Se pari,gjyqtaret dhe prokuroret deri me sot jane vleresuar vetem me justifikimin e pasurise se vetdekjlaruar gje qe eshte nje fallcitet i hapur!
        Se keta horra mund te kene fshehur disa fish pasurite e tyre,pra kjo forme eshte e pasakte!
        Menyra me e sakte e vleresimit te aftesise dhe nivelit korruptiv te tyre eshte HETIMI I VENDIMEVE GJYQESORE TE TYRE,te pakten i vendimeve qe ankimohen nga viktimat humbese!
        Ne ato vendime do te dale shkelja e ligjeve dhe padrejtesiua qe u eshte bere pales humbese!
        Aty do dale edhe aftesia e tyre ne arsyetimin dhe marrjen e vendimeve te kunderligjeshme!
        Se miliona leke nuk u kane dhene humbesit,por ata qe kane ffituar padrejtesisht!
        Vetem kaq mjafton qe gjyqtaret dhe prokuroret te dalkin zbuluar dhe te mbushin burgjet plot!
        Ne se nuk behet kjo,atehere reforma do deshtoje!
        -Se dyti,Cfare do reforme te behet ne drejtesi,ajo do deshtoje ne se gjyqtaret do te EMEROHEN nga organet pergatese!
        Menyra me e mire per te pastruar drejtesine dhe per ta mbajtur nen kontroll te plote e te perhershem do te jete kur te gjithe keta te zgjidhen me votim nga populli!
        Aq me teper per situaten e sotme katastrofike ne drejtesi,kjo menyre ka qene e vetmja dhe me efikasja per pastrimin e drejtesise nga kriminelet!
        Vetem ne se vihen nen kontrollin e perhershem te qytetareve,atehere gjyqtaret dhe prokuroret do te vihen nen “pranga”,ndryshe me emerime do te vendose korrupsioni!
        Sepse eshte paradoksale,qe zgjidhen me votim nga populli deputetet dhe sidomos keshilltaret e bashkive,qe nuk kane lidhje te drejtperdrejta me interesat dhe konfliktet e qytetareve,ndersa gjyqtaret dhe prokuroret dhe kane ne dore jeten dhe pasurine e qytetareve emerohen nga njerez te caktuar qe mund te korruptohen me lehte se nje popull i tere!
        Keto dy rruge gjykoj se jane me te sakta,ndryshe nuk do kete drejtesi normale!
        Viktimat e vetme te korrupsionit ne drejtesi jane qytetaret,ndaj vetem ata mund te jene denoncuesit e sakte dhe te drejte te gjyqtareve e prokuroreve te korruptuar e te pa afte!

        • Ideja jote per te hetuar vendimet e tyre gjyqesore do ishte menyra me e drejte per te spastruar qelbin qe ka mbytur shtetin shqiptar.
          Po do pjesemarrje masive te popullit qe keto idera te zbatohen.
          Do pjesemarrje si ne Bjellorusi, si ne Bullgari.
          Vetem ashtu fillohet rruga e rimekembjes, perndryshe, eshte ceshtje e humbur dhe e pashprese.
          keta mostra do riciklojne njeri tjetrin se jane te gjithe te perlyer

    • Te vihen te gjithe Gjykates e Prokuror te rinj qe kane stu-
      duar apo punuar jasht. S’ka nevoje fare,flas ne kushtet
      konkrete te Shqioerise, per “TITUJ” qe qellimisht i kane
      vene sistemi I “antidrejtesise” se kaluar si pengesa juridi-
      ke per te mos e ngrinin kryet keta te rinj per ne forumet e
      Larta te sistemit Drejtesise ! Te gjitha nenet e Kushtetutes
      i kane “qepur” ne menyre te atille qe te bunkerizojne veten ne keto poste ! Kaq horra jane treguar,sidomos kjo
      12-tshja e lart permendur sa qe te gjithe e kane hak RECIN perjetesisht dhe konfoskimin total te pasurise. Horra e gangstere te tille kurre ndonje here nuk ka pare
      Historia e Shqiperise keto 100 vjet !
      Mallkimi per ta do te jete I perjetshem si “Guri ne Shpinen
      e Zizifit” ..,….!

  • Harruat shkarkimin dhe ndejekjen penalisht të prokurorit të krimit Arben Dollapi që në këmbim të parave , ka sabotuar zbardhjen e vrasjes dhe dhunës kundër një vajze në v. 2007 ,ku dënimi shkonte nga 25 vjet deri dënim të përjetshëm ,po të zbatonte ligjin me ndershmëri .
    U lirua krimineli vrasës nga akuza , e vrasje dhe u lirua banditi e kriminel me 5 vjet burg ,pastaj gjykata e apelit e la me kusht dhe sot krimineli shetit lirshëm ,pa asnjë ditë burgë.I HANGËRT KANCERI (KRIMINELIN DHE PROKURORIN DOLLAPI ) !!!!!

    • SHPIF E SHPIF SE DICKA TO TE MBETET E FTERI GILIPTERI SIC I THONE KETU NE KOSOVE

      Mbetet faqja e zeze e jotja ore legen materniteti.
      Arben Dollapi eshte jo vetem simboli I ndershmetise ne ligjzbatimjn shqiptar por edge pioneri e reformes ne drejtesi, shembulli per tu ndjekur nga cdo prokuror e gjyqtar shqiptar.
      Si e ka emrin ajo vajza qe sajón truri jot i shprishur dhe mendja jote e cartun u kukumjacke e zhurmues gazetash o Fteri Gilipteri .

  • Keta gjygjtare dhe prokurore zhvates parash, duke shkelur ligjet dhe dermuar drejtesine ,e ndihmuar per shkaterimin dhe zhvillimin e kriminalitetit ,jane te gjithe te emeruar me qetesi e dashuri dhe ushtare birbo ,te politikaneve mbare te ketij tranzicioni post komunist .Prandaj pervec shkarkimit nga detyra ,mbi te gjitha duhet ,ti sekuestrohen te gjitha pasurite qe kane vene duke shkelur ligjin ,por mbi te gjitha te ndeshkohen me ligj e ti postoni ne papilonin ne REC ,bashke me vellezerit e tyre ,te korruptuar politikane . Populli kete kerkon me ngulm ,mjaft eshte mjaft ,se kane tre dekata ,qe i kane terhequr zvarre ,pronaret e trojeve brutalisht dhe nga ana tjeter lirimin nga burgu ,te vrasesve qe kane perfituar me pa te drejte shuma maramendese ne para nga gangsteret vrases .e natyrisht duke dhunuar e vrare per se dyti viktimat .

    Sinqerisht une personalisht ,po te ishja vetem 24 ore ne pushtet ,e dinja shume mire cfare do i beja ketyre legenave gjygjtare dhe prokurore ,qe te kercenin valle ne nje tel.

  • Keta persona duhet te paguajne per shkeljet dhe vjedhjet qe kane bere, tju sekuestrohen aq pasuri sa kane vjedhur dhe per kete korrupsion te bejne disa vite burg. Keshtu shkon haka ke i zoti.

  • Si è kalojn vetingun disa nga keta, cdo te thote kjo, mos u lodhen pjesetaret e komisionit te vetingun, perse nuk i ndrrojne. Nuk ju paska shpetuar 1 apo 2, por shume me teper.

  • Te vjen per vjelle kur lexon per kete rrace bastadesh, keta do mbanin drejtesi ne shqiperi.
    Meritojne burgun. Perse i lene te lire.

  • Korrupsionin ne drejtesi e kane mbeshtetur sidomos ekspertet gjyqesore te fushave te ndryshme!
    Nuk e di si jane ligjet dhe udhezimet,por maredheniet midis gjyqtareve dhe prokuroreve jane maredhenie sekseresh per interesa te dy aneshme!
    Se, t’i kerkoje gjyqtari ekspertit,qe Aktin e Ekspertimit ta besh me 10 variante,sic beri ne rastin tim gjyqtari Gentian Medja me ekspertin,kjo eshte kulmi i padrejtesise!
    E verteta eshte vetem NJE dhe shifrat apo faktet jane vetem NJE,atehere pse duhet te dale Akti i Ekspertimit ne 10 variante,sic kerkoi gjyqtari Gentian Medja,qe ne rast te mos dhenies se ryshfetit ai te bente presion viktimes me zgjedhjen e nje prej varianteve me te vogla te demshperblimit?
    Po keta gjyqtare qe punojne jo me ligjet,por me precedentet e meparshem,kush duhet t’i kontrolloje?
    Per mua maredheniet midis gjyqtareve dhe eksperteve jane maredhenie korruptive!
    Duhet te kalojne ne veting edhe ekspertet gjyqesore bashke me gjyqtaret dhe prokuroret!

  • ARBEN DOLLAPAJ SIMBOL I DREJTESISE DHE LIGJIT

    Arben Dollapaj eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Lushnjes, duke e vene ne fije te perit edhe jeten e vet ne sherbim te ligjit dhe drejtesise, ne sherbim te shtetit ligjor !
    Ai nuk u dorezua ss para miliona dollareve te ofruar nga sekseret e nje kryemafiozi kur ishte kryeprokuror i Durresit.
    Ishte Arben Dollapaj qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje, por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur sekseret e Mafias politike e biologjike te Gerdecit i ofruan “Cek te Bardhe”, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    U hoq menjehere nga grupi i hetimit nga qeveria regjizore dhe Mafia politike e biologjike krejt jashte kontrollit e Gerdecit bashke me tre prokurore te tjere te pakorruptueshem !
    Ishte Arben Dollapaj qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, te pranishem ne Konferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapajt i pakorruptueshem ky jo veten kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata prokurori te tredhur qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapajt !
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perballe krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush ishin ( jane ) protektoret e tij qe edhe pas vendimit te Gjykates Administrative qe u fitua nga Arben Dollapaj nuk zbatuan vendimin e saj, duke shkelur hapur ligjin dhe Kushtetuten e Shqiperise dhe Karten Universale te te Drejtave dhe Lirive te Njeriut !
    A nuk deshmon edhe ky fakt per ndershmerine dhe personalitetin e paperlyer te Arben Dollapajt si simbol i drejtesise, ligjit dhe ndershmerise se sprovuar te tij perballe korrupsionit dhe degjenerimit total te drejtesise dhe ligjzbatimit shqiptar.
    A nuk po e verteteton kete Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu me faktet tronditese per Mafian me toga te zeza dhe Mafian politike e biologjike shqiptare qe kishte dale krejt jashte kontrollit !
    Ja si u shpreh nje koleg i tij dy jave para Vetingut per Arben Dollpajn, pastertine e figures se tij, per ndershmerine dhe dinjitetin e tij te pacenuedhem:
    – Nese Arben Dollapaj nuk e kalon Vetingun, atehere nuk bie Arbeni. Bie vet Vetingu !
    Cdo koment eshte i tepert !

    • Ku e ka treguar ky Dollapaj simbolin e drejtesise keto vite?
      Asnje gjyqtar nuk ka reaguar kunder rrumpalles ne drejtesi,sepse kane ruajtur privilegjet dhe milionat e fituara!
      Ata e dinin se kush i vuri ne pune dhe nuk mund te dilnin kunder!
      Shumica e vendimeve te marra prej tyre kane qene pro hajduteve,krimineleve e te korruptuarve!
      Me ata fituan pasuri,per te tjerat kane heshtur!
      Ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare ne Tirane kam degjuar rastesuisht pas dere se si nje koleg gjyqtar i Gentian Medjes i bente presion atij,qe te mos dilte kunder precedenteve te meparshem,lidhur me ceshtjen time te demshperblimit!
      Ja kjo ishte dhe eshte drejtesia shqiptare:
      Me shume vendoste precedenti se sa ligji!
      Bile edhe ekspertet ishin seksere te gjyqtareve!

      • Mjerimi i prokurorve dhe gjykatësve 30 vjet është i trishtë në shqipëri ,vulë turpi në ballë të prokurorve e gjyqtarve të krimit,por dhe avokatve e sekserve të tyre mjeran që kan zhvatur xhepat e hallexhijve ,njollë e zezë turpi që kalon nëpër shekuj .

        Ai mund të ketë emrin e Arben Dollapit apo tjetër kujt ,por vepra me metrazh të shkurtër ,bardhezi mbetet,në kalvarin e vendimeve kriminale tyre !.

        Për të zhdëmtuar plotësisht dëmin e shkaktuar me transparencë si prokuror Arben Dollapi ,QË USHTRON FUNKSIONE PUBLIKE ,e kthen automatikisht në autor të një vepre penale ,do ti duhen 10 shkarkime nga detyra,sepse shkalla e dhimbjes dhe e vuajtjes viktimave është e rëndë.

        Askush nuk ka të drejtë të fshehë një krim .Përndryshe duhet t’i nënshtrohet dënimit me ligj.

        Shteti duhet të mbajë përgjegjësit e tij për shkeljet ligjore kundrejt individit .Sepse çdo krim i pa ndëshkuar len llogari të hapura për pasardhësit,prandaj sot shqipëria është e mbytur në krime -vrasje e hakmarrje, gjakmarrje.Sepse sistmi i drejtësisë nuk funksionon , është i kalbur e i kriminalizuar,vetëm për të mbush xhepat e tyre.

        • FAKTE JO SHPIFJE E FLETE- RRUFE MAOENVERISTE

          Si asnje prokuror a gjyqtar tjeter qe kaloi Vetingun Arben Dollapi mori vleresimin dhe nderimin e merituar nga min 95 per qind e mediave dhe komentuesve ne te gjitha hapesirat shqiptare.
          Ishte Arben Dollapi qe fitoi me shume vota nga cdo kandidat tjeter per udheheqjen e Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise.
          Vendimi i KPA ku te pakten tre prej anetareve te tij, ish- Kryetarja e tij Z. Natasha Mulaj, Z. Luan Daci dhe Z. Hajdari .., sic e ka deklaruar hapur edhe Komisioneri Nderkombetar Xhekson, nuk duhet te ishin kurresi jo vetem pjestare te organeve vendmarrese te Vetingut e Reformes ne Drejtesi, por as te asnje organi te sistemit te saj, kunder Arben Dollapit kishte per perpilues dhe raportues Luan Dacin e Zi, qe po ndiqet penalisht nga SPAK per mashtrime,falcifikime, korrupsion dhe krime te tjera ?

        • FAKTE JO SHPIFJE E FLETE- RRUFE MAOENVERISTE

          Si asnje prokuror a gjyqtar tjeter qe kaloi Vetingun Arben Dollapi mori vleresimin dhe nderimin e merituar nga min 95 per qind e mediave dhe komentuesve ne te gjitha hapesirat shqiptare.
          Ishte Arben Dollapi qe fitoi me shume vota nga cdo kandidat tjeter per udheheqjen e Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise.
          Vendimi i KPA ku te pakten tre prej anetareve te tij, ish- Kryetarja e tij Z. Natasha Mulaj, Z. Luan Daci dhe Z. Hajdaraj…, sic e ka deklaruar hapur edhe Komisioneri Nderkombetar Xhekson, nuk duhet te ishin kurresi jo veten pjestare te organeve vendmarrese te Vetingut e Reformes ne Drejtesi, por as te asnje organi te sistemit te saj, kunder Arben Dollapit kishte per perpilues dhe raportues Luan Dacin e Zi, qe po ndiqet penalisht nag SPAK per mashtrime, korrupsion dhe krime te tjera ?

    • Duke e njohur emrin e Kleanthi Kocit permes librave qysh ne vitet ’80, mendova qe ky duhet te jete i vjeter. Tani sapo pashe ne internet dhe… juristi Kleanthi Koci qenka vrare diku para 20 vjetesh. Ne nje shkrim me ra ne sy edhe ky pasazh:
      “Ishte koha kur avokatët nuk ishin kthyer ende në sekserë, sistemi nuk kishte arritur “përsosmërinë” aktuale ku vendimet e gjykatave përcaktohen nga tregu dhe negociatat, ku avokati është më shumë një ndërmjetës dhe lojtar burse sesa një argumentues i ligjeve dhe i fakteve.”
      Mendo se ku gjindet tani sistemi yne i drejtesise, permes Vetingut te famshem te USA-EU!

  • Cudi e madhe!
    Kaq pak komente te kete kur vetem keta 12 gjyqtaret e prokuroret mund te kene bere mijra padrejtesi dhe krime dhe njerezit heshtin?
    Te jete e vertete kjo ,apo…?

  • Pasi tu kini konfiskuar pasurine dhe tu kini hequr te drejten e ustrimit te profesionit,lerini te lire keta vampire te emeruar nga vampiri i madh Sali!Nuk ka nevoje te mbushni burgjet me kete “skot barbare”

  • Shenim: Keta anetaret e Komisionit te Vettingut qe kane
    “kaluar” kete 12-tshen duhen shkrire komplet me motiva-
    cionin si “Komisioner te Korruptuar” qe kane pre e dalla-
    vereve dhe allishverisheve te ndyra korruptive sepse ka
    nje fakt te thjeshte: Te gjithe keta njihen nga opinioni pu-
    blik si te korruptuar,horra te paskrupullt, e si eshte e mun-
    dur qe keta komisioner te zgjedhur e perzjedhur,te besu-
    ar nga nderkombetaret kane rene ne “gracken” e ketyre
    prokuroreve e gjykatesve batakcinj…?! Prandaj te gjithe
    keta komisionere qe kane firmosur per qendrimin e tyre
    ne sistemin e Drejtesise duhet perjashtuar menjehere nga te qenurit komisioner dhe per kete nje pergjegjesi te
    vecante ka Spanjollja KALAVERA .Kesaj zonje nuk I
    lejohet kurresesi kompromisi me Komisioneret e korrup-
    tuar ! Masa duhet te jene drastike ! Shqiptaret I njohin mire keta hiena qe jane permendur me lart …..!!!

    • Gjyqtaret e KPK dhe KPA jane duke bere gjykime preferenciale midis gjyqtareve dhe prokuroreve!
      Nje gjyqtar nuk mund te quhet i rregullt vetem duke justiffikuar pasurine qe vete ka deklaruar,se kjo eshte kulmi i talljes me popullin shqiptar.
      Keta te korruptuar pasurine e kane vene vetem nga ryshfetet e majme qe u kane dhene hajdutet dhe kriminelet,qe keta u kane dhene te drejte ne gjyqet e tyre ne dem te viktimave!
      Pra ne hetimin e plote te dosjeve gjyqesore,do te dale edhe aftesiua dhe korrupsionni i tyre!
      Kontrolloni dosjet dhe vendiosni per te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret!
      Se keshtu sic po bejne eshte maskarade,sa poer te hedhur hi syve!
      Per mua te gjithe gjyqtaret e KPK dhe KPA duhen shkarkuar menjehere si te pa afte dhe te korruptuar!
      Ashtu sic kane marre miliarda gjyqtaret e shkarkuar nga keta me vendimet e tyre te padrejta,po me kete llogjike i bie qe edhe keta te Vetingut do kene marre miliona euro nga keta te pakten gjyqtare e prokuroire qe miratuan!
      Shporrini te gjithe nga drejtesia kanceroze!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *