Ryshfet policit për gjobën, arrestohet i riu në Shkodër

Elton Tafaruci

Prangoset nga policia shoferi që për të shmangur gjobën i ofroi ryshfet efektivit të rrugores. Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar Bujar Yzeiraj, 25 vjeç, banues në Krujë.

 

Ky shtetas, më datë 29.09.2016 , në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Krye – Bushat, i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë.

Nga Seksioni kundër korrupsionit , u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi Bujar Yzeiraj u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *