Protagonistët e shënimit tim të sotëm (i pari i rubrikës Europa për 2014-n) janë dy politikanë që kanë lënë një gjurmë të thellë në historinë e shteteve përkatëse. Po aq e thellë është firma që kanë damkosur mbi brezin tim (tridhjetëvjeçarët e sotëm), i rritur me ata të dy në qendër të çdo diskursi publik andej dhe këtej Adriatikut. Silvio Berlusconi dhe Sali Berisha kanë qenë (dhe shpresoj të mos jenë më) kryeministrat që kanë udhëhequr në disa momente si pashallarë dhe që kanë shumë pika të përbashkëta, por një diferencë të madhe lidhur ngushtë me pjekurinë e popullit të vet. Le të analizojmë ato aspekte të jetës së tyre publike dhe private që për gjykimin tim i afrojnë në mënyrë të befasueshme; disa detaje që, të marra bashkë, prodhojnë një pikturë me nuanca që aty-këtu përputhen.
Të dy kanë lindur si figura politike në momente vakumi. Saliu privatizoi pesëvjeçarin e parë të pluralizmit shqiptar duke gllabëruar lëvizjen studentore dhe duke marrë stafetën paqësisht nga kopja e zbehtë e diktatorit të vërtetë. Nëse marrja e kësaj stafete ishte e programuar apo thjesht Saliu u gjend në vendin e duhur në çastin e duhur vetëm historia do mund ta gjykojë. Nga ana tjetër Berluskoni përfitoi nga zbrazëtia e së djathtës italiane duke zënë me zgjuarsi hapësirën elektorale lënë bosh nga Demokracia Kristiane e cila u zhduk nëpër korridoret e gjykatave të mbarë shtetit për shkak të skandaleve korruptive.
Të dy kanë qenë dhe janë politikanë që nuk mund të konceptojnë dot asnjë lloj disidence në gjirin e partive që drejtojnë. Si miti i lashtë i Kronosit që hante fëmijët e vet nga frika se mos do e vrisnin, ashtu edhe S.B.-të zhdukën me radhë Finin, Alfanon, Hajdarin, Ngjelën, Topin… Askush nuk ka mundur të konkurrojë në mënyrë të ndershme as në Forza Italia dhe aq më pak në Partinë Demokratike. Kur Silvio dëshiroi bukuroshet e veta nëpër Këshillat Rajonalë apo në Parlament, thjesht i vendosi në listë. Kur Saliu donte Mulin si Ministër të Brendshëm, thjesht e dekretoi.
Të dy kanë patur konsensusin e duhur dhe pushtetin e nevojshëm për të reformuar ingranazhet e ndryshkura publike dhe për t’u kujtuar si burra shteti që kanë ndihmuar dhe emancipuar popullin e vet. Por asnjëri nuk e ka shfrytëzuar ketë shans të artë. Silvio e ka përdorur shtetin dhe jo i ka shërbyer atij. E ka përdorur për të dhjamosur sipërmarrjet e veta private dhe për t’u mbrojtur nga pushteti gjyqësor që në Itali kurrë nuk ka pranuar të uli kokën as përpara tritolit mafioz dhe as nën trysninë e pushtetarit të radhës.
Saliut politika i jep jetë, një kënaqësi perverse që mund të injektohet vetëm nga korruptimi absolut që mbart pushteti absolut. Dhe sikur të mos mjaftonte ky mikrob që e ka shpërfytyruar dhe degraduar në arsye dhe kthjelltësi, tanimë duhet mbrojtur edhe pasuria e Familjes. Bëhet fjalë për atë pasuri që Zeni me Gitën kanë akumuluar duke privatizuar hallkat më fitimprurëse të shtetit.
Berluskoni dhe Berisha ndryshojnë rrënjësisht në lidhje me ndëshkueshmërinë e bëmave të tyre. Disa muaj më parë, Silvio u dënua me vendim të formës së prerë (pra jo më të apelueshëm) me katër vite burg pikërisht sepse makutëria prej një sipërmarrësi të etur e çoi të mashtronte tatimoren me qëllimin e mospagesës së taksave. Tre gjykatës të ndryshëm vendosën se ligji është i njëjtë për të gjithë dhe se një shtet i së drejtës nuk mund të tolerojë njerëz që janë më të barabartë se të tjerët. Mesazhi që u përcoll në Itali ishte se kushdo mund të dënohet, sado të madhe ta ketë llogarinë bankare, sado të gjatë kurrikulumin politik. Por jo vetëm: pas vendimit të gjykatës, Senati italian vendosi me shumicë votash ta përjashtonte nga gjiri i vet për shkak të dënimit. Berluskoni doli kokëulur dhe syngrysur nga ato salla ku kishte qenë sulltani i padiskutuar për shumë vite. Ndërsa Saliu vazhdon të klithi në foltoren e Parlamentit në kohën kur skandalet korruptive me të në krye nuk kanë të sosur dhe kur, së paku, katër burra u pushkatuan në mes të sheshit tre vite më parë.
Ja ku historia e të dyve dallon për vetë faktin se pjekuria e shoqërisë dhe e klasës politike e të dy shteteve është në shkallë krejtësisht të ndryshme. Kjo më bën të mendoj se përparimi i Shqipërisë duhet të kalojë me doemos nga kultura e ndëshkueshmërisë: kush gabon duhet të paguajë. Përndryshe, siç shkruante kryeredaktori im korrikun e shkuar, “ecja përpara do jetë thjesht një iluzion, si ato hapat e pulës që i kanë prerë kokën; hapat e këputjes së nervave; hapat e muskujve që thjesht ruajnë kujtesën e lëvizjes. Por jo një lëvizje e vërtetë”.
*PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona. Rubrika “Europa”, mund të lexohet një herë në javë në DITA. Shkruajini autorit në [email protected]

Pergjithesisht dakord. Por dua te shtoj se Berluskoni eshte shume, shumefish me i shperblyer seksualisht cka e ka bere me te qete gjate punes se vete. Berisha duket shume i ndrydhur seksualisht, cka eshte reflektuar ne ashpersine dhe axhitimin e tij te perhershem 😛
seksi te zhvillon mendjen.
Ndryshimi ndermjet Berluskonit dhe Berishes nuk qendron vetem tek ndeshkueshmeria ne muzgun e jetes se tyre. Gjate qendrimit te tyre ne pushtet ka patur gjithashtu dallime thelbesore, pasi ne Itali (ose ne cdo vend tjeter evropianoperendimor) sistemi chek-and-balance nuk e lejon kryeministrin te pushtoje institucionet e tjera. Ndersa ne Shqiperi Saliu nuk e pati te veshtire te merrte te gjitha institucionet (Presidencen, Prokurorine, Gjykatat, Sherbimin Informativ, etj).
ME RESPEKT ZOTI GAZETAR POR KY ESHTE NJE LAJM QE NUK PERBEN LAJM…NESE DOJE TE BEJE NDONJE ARTIKULL MUND DHE TA EVITOJE NJE NJORFTIM A KRAHASIM TE TILLE..KESHTU SIC E BERE TI I BIE QE SALI BERSIHA MUND TE KETE TE PERBAHSKETA ME 5 MILION NJEREZ NE BOTE…FILLO KRAHASO JO PO BERISHA ESHTE I NJEJTE ME 50 MIJE TROPOJANE TE TJERE…KA TE PERBASHKET QE SHTE SHQIPETARE ME 3 MILIONE TE TJERE ETJ, ETJ,….MBAJI KETO RRESHTAT E ARTIKULLIT HERE TJETER PER NDONJE REFLEKSION ME TE DENJE…ME SHUME GJERA NGA NJE ARTIKULL I TILLE DALIN NGA KOMENTET E OPINIONIT SESA NGA KRAHASIMET ANA KRONIKE DHE ANA TERRITORIALE …PA TE KEQE
PO CFARE GAZETAR THUA TI, KETA JANE USHTARE, MARRIN URDHRA NGA PARTIA QE DUHET BERE NJE EDITORIAL KESHTU E KESHTU DHE HOPA JA DOLI ARTIKULLI..
E Viva! Doli shkrimi : Rrofte koinçidenca e dy S.B.-ve, dhe me S.B.-te te bejme pershesh shqiptaro-italian. Kush do t’a haje? Ne persheshin e bejme me kos, italianet nuk e fusin ne goje kete lloj persheshi. Pra, persheshin shqiptaro-italian me kos, na ngelet ta hame vete.
Shoke e shoqe te partise, thoni cfare te doni , por Saliu e kryu te veten, habitem se si disa idiote merren me Saliun akoma. Merruni me kete zdapin e gjate dhe me xhuxhmaxhuxhin e parlamentit, qe nuk po shoh asnje sukses te bejne, po vetem deme po na bejn qe kur kan hypur ne pushtet. Keta as per nje mij vjete nuk kane per te sjelle asnje te mire per Shqiperine, sepse jane pa ide, jane njerez qe zgjohen pas ores 10 te mengjezit. Shqiperia me kete qeveri eshte varrosur, kjo ishte Rilindja??? Te shtypesh popullin duke ua marre dhe ato te ardhura qe kan nepermjet gjobave ?? Per cfare rilindje e kishit fjalen ate te diktatures komuniste?? Po shpejt do e paguajn. Turp per keta gazetare langaraqer, qe merren me te shkuaren, turp. Numeroni tani sa njerez po vriten cdo dite qyteteve te Shqiperise. NUmeroni tani sesa Shqipetare po lene Shqiperine, kete nuk mund ta verifikoni shoke gazetare? A nuk mendoni se pas 2 muajve Shqupetare do tu kthehen perseri regjimit te vizave?? Pasi asnje nuk ka deshire te kthehet e te jetoje ne Shqiperi, ku nje rruge lihet pergjysem e fillon nje tjeter, qe sa here nderrohen pushtetet nderrohen dhe ligjet, nderrohen hajdutet. NUk e shihni se si po katandisemi dita dites, por doni ti mbulonu bajgat ketyre te pa afteve per te drejtuar ne menyre demokratike, dhe shani nje parti qe pothuajse ka dale nga loja. Turp per median tone , turp per gazetarine Shqipetare qe nuk dine as te shkruajne. Edhe nje pianec ordiner do ti formulonte me mire keto artikuj.