FM: Tirana, “cool”. Por kujdes me betonin në qytetet turistike

Leda Hysa

“Shqipëria e re shikon në të ardhmen, duke ëndërruar Europën.” Kështu e nis artikullin Face Magazine, një ndër revistat e lifestyle dhe turizmit më e njohur në Itali.

“Është larg 8 gushti i vitit 1991, kur anija Vlora zbarkoi në portin e Barit, ngarkuar me 20 mijë shqiptarë. Sot, shqiponjat e mëdha, simboli i vendit, fluturojnë lart. Ka tri fusha kryesore ku ju mund të admironi shtëpitë e pikturuara: pas Urës së Tabakëve, tek sheshi Willson ne fund te Bllokut dhe Sheshi Zogu i Zi”.

E kaluara është një kujtesë e largët. E vetmja reminishencë është xhamia Muradie, një ish kishë bizantine konvertuar nga osmanët në 1537. Blloku është simbol i Tiranës së re. Këtu jetonin zyrtarët e regjimit komunist, sot është një varg i gjatë me bare dhe kafene, restorante dhe dyqane të modës.”- thuhet në artikull.

Tatimi i ulët dhe disa rregulla burokratike kanë sjellë shumë italianë dhe evropianë në vend. Në Shqipërinë e re, lulëzon turizmi, në sajë të çmimeve të ulëta, plazhet e bukura dhe kureshtje për të zbuluar një destinacion i ri” – citon artikulli.

“Bumi sjell mundësi, por gjithashtu rrezikon, thekson artikulli. Çimento gjithashtu rritet me ekonominë: vendpushimet e ndërtuara mbi shkëmbinjtë rrezikojnë shumë zona arkeologjike pa ndonjë plan ndërtimi. Shqipëria më autentike mbetet kështu me qytetet historike të Gjirokastrës dhe Beratit, sitë të Trashëgimisë Botërore Unesco, me Përmetin dhe banjot e Bënjës dhe Luginës së Valbonës, e “mrekullia e Alpeve Shqiptare”, siç e quajnë shqiptarët.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Sistemi qe na erdhi peshqesh ne rrugen historike ma shume po e gezojne dhe po lumturohen te huajt se vete vendasit,se vete shqiptaret te cilet nuk kane mundesi te punojne e kjo asht kyci i jetes.Kush del apo bahet burre i vendit ti japin perparim popullit.Ti garantojne gjan me te thjesht e ma te domosdoshmen PUNE.Ne gjithe periudhen tranzitore nuk njoha asnji burre qe te jete i ndershem por te gjithe llafazana te gjithe grryesa hajdut e te pa skrupullt.Por dhe kriminel e tradhetare te vendit.
    Mos po me permiresohet shendeti,mos po me rritet jeta nga fjalet pompoze por dhe te sakta qe shprehin te huajt.Aspak.Fjalet e bukra dhe vujtjet mbi kurrize nuk kan as lidhje as nuk kombinojne bashke.
    Sot me reabilitime te tradhetarve te atdheut tue fillue nga i pari Ahmet Zogu.Ne reabilitimin e Ballisteve te Fierit.Me nderimin e tradhetarit te fisit frashellive Mit’hat Frasheri konsolidohet zyrtarisht me ligje qeveritare te kryesuem nga piktori Rama,klloun i vertet i aktualitetit.Qe duke kujtue filozofin e xhaxhait te Mit’hatit.Samiut Shqiperia c’ka qen.C’eshte dhe cdo te jete.E paskesh shkrue ate frymzim filozofik teper ne prespektive me kurorezimin e nipit te vet per nji “hero” tradhetar mase i vertet per shqiperine c’do te jete.Per nji shqiperi qe do e mbuloj tradhetia dhe marrja.Lufta ma heroike dhe nga ma te drejtat ne gjithe historin e dhembeshme te popullit shqiptare vec asaj te Heroit Kombetar Skenderbeut mbetet lufta nacional clirimtare aq ma teper qe u rreshtue ne anen e koalicionit boterore BS,Angli,France dhe USA kundra bishes fashisto hitleriane.Nga sot nuk do na bahet as pak pershtypje ne riabilitimin e te gjithe tradhetarve dhe diversanteve qe kryene krime mbi te pafajshmin popull Shqiptar.
    Mos e vini kushtin ne hymnin kombetar.Kush asht tradhetar vec ai largohet.Te hiqet dhe te vihet.Kush asht tradhetar ai te nderohet sic u nderue Zogu.Ballistet dhe Frashriu i Abdylit nipi i te fameshmit Sami Frasheri.
    Edhe Naimi na kendonte per sheleget se si turren per te pire sise tek meme e tija edhe nese i prenin rrugen.Po ama vete Ky Naim nuk i shkonte as ne anderr te vinte ne origjine e vend lindjes aq ma teper qe kishin nji trashigimtar qe u nderue dhe u riabilitue nga Kriemnistri Piktor Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *