Sa deputetë ka Parlamenti? KQZ i përgjigjet presidentit Meta

Elena Tase

122 deputetë ka në Kuvendin e Shqipërisë.

Këtë përgjigje i ka kthyer zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Presidentit Ilir Meta, i cili në deklaratat e tij pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit e ka quajtur ilegjitim Kuvendin.

Ai çoi kërkesë KQZ-së për të ditur sa deputetë ka aktualisht Kuvendi, duke ditur shumë mirë se numri 140 nuk është plotësuar për shkak të shterimit të listave të kandidatëve pas djegies në bllok të mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së. Kjo kërkesë tij u pa si një hap i parë drejt një veprimi  tjetër të mundshëm, atij të shpërndarjes së Parlamentit. Megjithatë pritet të shihet se çdo të ndodhë më tej, pas përgjigjes zyrtare që Presidenti mori sot nga KQZ.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas shpalljes se rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, si pasojë e njoftimeve nga Kuvendi i Shqipërisë për përfundimin e parakohshëm të mandateve të deputeteve, ka plotësuar 23 vakanca nga listat shumë emërore të Partisë Demokratike, 17 vakanca nga lista shumëemerore të  Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, 6 vakanca nga listat shumëemërore të Partisë Socialiste dhe 2 (dy) vakanca nga lista shumëemerore e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Nga plotësimi i vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, aktualisht kanë shteruar listat shumëemërore të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike”, thuhet në shkresën zyrtare që KQZ i ka dërguar Presidentit.

e.t./dita

Share This Article
5 Comments
  • Natyrisht qe Kuvendi eshte ilegjitim sepse nuk e ka numrin 140.
    Pse kaq nuk dinte Ilir Meta kur Ç’dekretoi daten e zgjedhjeve ?
    Kjo ligjerisht i hap rrugen Opozites te kerkoje Qeveri Teknike e cila te meret me proçedurat e Zgjedhjeve te Parakohshme sidomos ne vakumin e krijuar nga mungesa e Gjykates Kushtetuese.
    Ka kjo ishte loja per Leshkot dhe Hajdutet me Çizme te PS-se .

    • O plak I dhjerre. Me Ligjin Zgjedhor vendet vakante(kur ato refuzohen te plotesohen nga partite perkatese) I kalojne automatikisht Partise me numer me te madh vendesh ne Parlament, pra PS. Kjo e fundit ka refuzuar ti marre keto numra pasi moralisht nuk I takojne asaj. Keshtu qe Parlamenti nuk quhet ilegjitim pse seshte plotesuar numri 140. I thuaj Ed Paloqes ta spjegoje me mire Ligjin dhe jo vetem te ndaje perthethin me ty o shpellar shqipfoles.

  • Jo mo jo o ujk zgjebe shperndarja parlamentit con direkt ne zgjedhje me kete qeveri. Se ate qeverine teknike kush do ta votoje parlamenti i noc rokut?? A te kripsha trute per mendje qe paska Senil sali.

  • Parlamenti eshte i afte te marre te gjitha vendimet e mundshme sepse ka 3/4 e votave, aq sa kushtetuta e percakton.
    Asnjehere neper seanca nuk mblidhen 140 deputete.
    Quhen jo legjitime ato seanca?

  • Bashkekryetari i Mafias Shqiptare, Ilir Floriri duhet arres-
    tuar vetem ne kolltukun e Presidentit te Republikes dhe
    te filmohet me qellim qe kete akt ndaj nje banditi me
    damke ta shohin mbare shqiptaret dhe nderkombetaret.
    Gjithashtu, bashkekryetari tjeter,kryesori i Mafias Shqip-
    tare, SaliSebVicidoli idem duhet arrestuar ne krevatin e
    krimit duke fjetur gjumin e embel te ngordhjes si qen se-
    pse i tille eshte dhe i tille do te perfundoje ne gropen e uj-
    rave te zeza qe tos i duket nam e nishan me ketij tradhe-
    tari me damke te Shqiperise dhe kombit shqiptar..,..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *