Sa divizione ka Marko Dajti?

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

DITA, pashë ç’ka thënë Marko Dajti dhe m’u kujtua diçka që kam lexuar dikur. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, njëri nga bashkëpunëtorët e afërt i thotë Stalinit për një çështje, se duhet konsideruar se ç’mendon Vatikani. Stalini ja kthen me pyetjen: Sa divizione ka ushtria e Vatikanit? Nuk ka ushtri, ka vetëm rreth 100 roje që edhe këta janë zviceranë, iu përgjigj ky Stalinit! Edhe unë, njëri nga “proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”, dua ta pyes Dajtin që bërtet sa tundet mali: Sa divizione ke?! Komunisti që pretendon të jetë komunist, që nuk di nga vjen e ku po shkon, që këput dokrra jashtë hapësire e kohe – është armiku më i madh i komunizmit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *