Pensionet në fshat dhe qytet do të shoqërohen me një rritje vjetore jo më shumë se 3 % deri në korrik të vitit 2018. Sipas programimit të Buxhetit Afatmesëm, për vitet 2016-2018, rezulton se kjo politikë do të ndjekë një trend rritës.
Fondi për sistemin e sigurimeve shoqërore dhe sidomos atë të pensioneve është një ndër zërat e rëndësishëm, por edhe më të debatuarit në buxhetin e shtetit.
Mosfunksionimi i kësaj skeme në vite ka bërë që deficiti i kësaj skeme të rritet nga viti në vit për shkak të rritjes së numrit të pensionistëve.
Kjo e bëri emergjente realizimin e reformës në këtë sektor, që filloi nga një rritje e lehtë e moshës së pensionit deri në reformimin total të skemës, duke përfshirë shtyllën e dytë dhe atë të tretë.
Por duke qenë se pensionistët janë dhe shtresa me më shumë nevoja dhe të ardhura të ulëta, qeveria në vite në buxhetin e shtetit parashikon rritje të tyre, që për nga masa e ulët e saj mund të themi se është thjesht një indeksim i inflacionit.
Rritja e pensioneve
Edhe këtë vit pati një rritje në mes të muajit korrik të pensioneve në masën 2 %. Por referuar programimit të Buxhetit Afatmesëm, të miratuar tashmë nga qeveria për vitet 2016-2018, rezulton se kjo politikë nuk do të ndryshojë, por do të ndjekë një trend rritës.
Kështu referuar këtij dokumenti programi “Sigurime Shoqërore” mbulon me fonde dhënien të drejtave për përfitime nga: skema e detyrueshme; skema suplementare; shpenzime për programe të tjera nga buxheti i shtetit për kompensime; shpenzime për kryerjen e funksioneve të ISSH.
Përmirësimi i nivelit të jetesës së përfituesve do të vijojë vit pas viti, nëpërmjet indeksimit të përfitimeve nga sigurimet shoqërore me një ritëm mesatar vjetor rritje prej 2.5% deri 3 %, në mënyrë që të ardhurat nga sigurimet shoqërore të sigurojnë një nivel mesatar jetese.
Kështu rritja e përfitimeve do të jetë mesatarisht në masën 2 % në qytet dhe në fshat nga korriku 2015, më tej parashikohet një rritje në masën 2.8% në qytet dhe në fshat nga korriku 2016; po ashtu rritje në masën 3 % në qytet dhe në fshat nga korriku 2017, dhe parashikohet një rritje me 3 % në qytet dhe në fshat nga korriku 2018.
Rritja e pensioneve deri më 2018
2 % ishte rritja e pensionit në korrik 2015,
2.8% do jetë në qytet dhe në fshat nga korriku 2016;
3 % do të rriten pensionet në qytet-fshat më 2017
3 % do rriten në qytet dhe në fshat nga korriku 2018

Kjo rritje perkon me masen e inflacionit. Pra asnjë përqind. Pa u përcaktuar masa e të ardhurave të niveli të varfërisë, asgjë nuk mund të ndodh..
Pyetja me drejte duhet te ishte! Sa perqind do te rriten cmimet deri ne 2018?
Japin 5 për të rrëmbyer 7
Te gjitha keto jane PALLAVRA MASHTRUESE!Rritja e pensioneve qe derdellitin keta me deri ne 3% eshte vetem indeksi i iflacionit qe vjen nga rritja e cmimeve ,pra eshte TURP i MADH qe keta demagoge e quajne RRITJE!!!
A mund t’i pergjigjen SUNDIMTARET e sotem kesaj pyetjeje?:
-PSE NUK E PERCAKTOJNE MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT NE Shqiperi ne fillim,pastaj te mburren pe keto palo rritjesh FALLCO??
Vetem percaktimi i minimumit jetik u nxjerr bojen qeveritareve se sa HUMANITARE jane per popullin!
Kete nuk e bejne sepse duan te SUNDOJNE SI UJKU:NE TYM!!!
Sot minimumi jetik i nje shqiptari te varfer eshte sa 50% e atij qe QENVE TE RRUGES!
Bile qente e rruges jane me te privilegjuar se kane Shoqata vendase dhe te huaja qe i mbrojne.ndersa NJEREZIT E VARFER nuk i mbron as PERENDIA!!!
PO PRITET PENSIONE NGA VELIA, ME MIRE FRESKOHUNI NE HIJE.
PAGESAT E SIGURIMEVE SHOQERORE JANE GRABITJE MASIVE.
ATO PARA ME MIRE HIQINI MENJANE VETE PER PLEQERI.
Ti qe e ke shkruar je nje idiot me shkolle qe paguhesh per mashtrim.
Keto qe ti i quan “rritje” jane perputhje me inflacionin.Ketu mashtron.
Kur e ke shkruar ke qene pergjumesh se sivjet nuk jane rritur 2 % po vetem 1.4% qe do te thote vetem 170 lek.
Turp te keni qe e quani “rritje”.Debil !