Për shkak të embargos së naftës të rënë dakord nga anëtarët e Bashkimit Evropian, Rusia do të humbasë rreth 10 miliardë dollarë në vit. Lajmi u raportua nga kompania “Bloomberg”.
Sipas llogaritjeve të botimit amerikan, rreth dy të tretat e importeve të naftës ruse vijnë nga dërgesat në det të hapur.
Sapo të vendoset embargoja, Rusia do të humbasë deri në 10 miliardë dollarë në vit nga të ardhurat e humbura nga eksporti.
Kjo, për shkak se ndalimi do ta detyrojë Rusinë të shesë naftën e saj me ulje në Azi, ku tashmë është rreth 34 dollarë për fuçi më e lirë se çmimet “Brent”.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel deklaroi më herët se liderët e vendeve të BE-së kanë arritur një marrëveshje për ndalimin e eksportit të naftës ruse.
“Marrëveshja për ndalimin e eksportit të naftës ruse në BE. Ajo mbulon më shumë se 2/3 e importeve të naftës nga Rusia, duke reduktuar një burim të madh financimi për makinën e saj të luftës. Presion maksimal ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës”, shkroi ai.
Sanksionet e reja kundër Rusisë përfshinin gjithashtu një ndalim të tre transmetuesve shtetërorë rusë.
Paketa e gjashtë parashikon edhe shkëputjen e bankës më të madhe ruse Sberbank nga sistemi SWIFT.
a.m/dita

Putini me luften e tij nuk i sherbeje Rusise. Ai veshi me te zeza me mijra nena, gra, motra e vllezer, rrenoi qytete e fshatra ne Ukraine, ndau perjete miqesine mijevjeçare te ukrainesve me ruset, ndau kishen ordhodokese ruse nga ukrainese, izoloi Rusine nga Evropa por edhe nga shume shtete te botes, demtoi financat ekonomine e Rusise. Putini i siguroi fitime prallore vetem tregetareve te armeve ne tere boten. Putini duhet qe menjehere te pushoj agresionin ndaj Ukraines dhe te filloj bisedimet diplomatike neqoftese i ka mbetur akoma nje ndjenje pergjegjesia ndaj popullit rus dhe Rusise ne mullarin e madheshtise se tij personale..
Shshhhh, nuk nderpritet asnjehere armiku kur eshte duke bere gabim 😉
Po mire moj èvrope kurve qe rusi do humba si, por ne europianet cfare do fitojme apo si gjithmone do e marrim para e mbrapa. Ju bene hesapet e rusit se ashtu u thote amerika por beni tuajat se as ato nuk dini ti beni, jo se sdini por nuk ju pelqen ti deklaroni pasi e dini mire qe ne humbasim me shume se sa rusi. Ju duhet te shikon I interest Tona e jo te amerikaneve apo ruseve. Populli rus eshte MESUAR me ate still jetese kurse ne europianet jemi ndryshe e shikoje menjehere ndryshimi, ruseve nuk u bene pershtypje kriza pasi gjithe jeten krize è kane.
Po europa pa dinjitet! skllave e amerikes lot me jeten e miliardda njerzve punetor. lyhen e shkrryhen ne hotelet e restorantet e Brukselit politikanet e qelbur qe tallen me fatin e njerzve e nuk mendojne fare qe çmimet jane rrite ne stratosfere nje kilo domate ketu ne Berlin mbi 3 euro vetun nje shembull ,mbi 30/00 jane rrite te gjitha ushqimet e mjetet e konsumit ,benzina mbi 50/00