Rrallë herë mendojmë apo llogarisim sa i kushton vendit secili prej 140 ligjvënësve në parlamentin e Shqipërisë?
Paga e një deputeti të Parlamentit shqiptar fillon në 156 mijë lek në muaj pa llogaritur përfitimet e tjera financiare, të cilat u jepen atyre për naftën që konsumojnë, faturat e telefonit, pjesëmarrjet në komisionet parlamentare apo dieta të ndryshme.
Nga pasqyra e publikuar nga vetë parlamenti rezulton se një deputet krahas pagës fikse, mesatarisht çdo muaj përfiton shtesë edhe rreth 60 mijë lek pagesa duke i shkuar paga në rreth 200 deri në 250 mijë lek në muaj.
Por përtej benfiteve sa kohë gëzojnë mandatin, ligjvënësit shqiptar përfitojnë trajtime financiare edhe të paktën 3 vite më pas.
Kështu deputetët e opozitës, do vazhdojnë të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit edhe pse janë jashtë parlamentit.
Ligji për trajtimin financiar të tyre parashikon dy paga shpërblim dhe gjysmë page çdo muaj për aq kohë sa kanë ushtruar mandatin e deputetit.
Deputetët që kanë marr për herë të parë mandate në 2017, do të marrin gjysmë page pra rreth 80 mijë lek për 18 muaj me radhë, ndërsa ata që kanë më shumë se 1 mandat deputeti, trajtimin e përfitojnë për 3 vite.
Një pjesë e deputetëve përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, apo dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhin, tashmë i janë drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të marrë pagesën shtesë.
Ndërkohë Kuvendi ka publikuar raportin e përfitimeve financiare të deputetëve për periudhën janar-shkurt ku rezulton se të 140 ligjvënësit përfshirë edhe ata opozitarë kanë marrë plot 28 milion lek.
b.b/dita

Nga dalin keto shuma kaq te majme per dheputetet tane?! Perse duhet t’u paguhen shtesa, dieta, shperblime dhe mbas lenies se mandatit per cfare aresye t’u jepen shuma te tilla, apo kane bere “vezen e kuqe”?
Eshte alarmante, qe te marrin nga taksat e popullit te varfer kaq shume para te zgjedhurit tane! Pensionet e pensionisteve, te invalideve, ndihma sociale jane qesharake.
Te gjithe duhet te ngrihen ne proteste kunder ketyre privilegjeve te pamerituara, pa marre parasysh bindjet politike apo perkatesine partiake, duke kerkuar, qe paga mujore e deputetve te llogaritet e krahasuar me mesataren e pergjitheshme te administrates.
A ekzistojne Sindikatat e Pavarura, apo jane vetem zyra, qe edhe ato marrin parate si deputetet? Me cfare merren SINDIKATAT e Shqiperise?!
Si mundet te paguhen ata deputete, qe shkojne ne Kuvend per te shkaterruar pasurine e popullit, per te thene zhargonin e rruges, per te sulmuar njeri-tjetrin, per te rrahur gjoksin se keshtu ia bera atij e ashtu atij tjetrit.
Parimi ”Kush nuk punon, nuk paguhet” – eshte parimi me i larte i shoqerise njerezore dhe i formuluar ne thesarin e njerezimit, ne Biblë. Cfare behet keshtu ne kete vendin tone??!!!!
O popull, si po duron? Eshte koha te kuptohet thirrja e patriotit dhe poetit tone te madh, Arben Duka:
Popull!…
-“Ti je rendi-drejtësia,
vetëm Ti dhe Perëndia,
zgjohu-zgjohu edhe çohu,
rebelohu-rebelohu!”…
Kur do te ndodhe, qe masat e gjera te popullit te protestojne per kauzen ne interes te jetes se tyre?
Lexues i durueshem ke shume te drejte , po kujt i thua? Nje popull debil dhe shume i indokrinuar, servil dhe trushpelare , prandaj politikanet bejne ç’te duan !!!!
te pergjysmohen si numer, te paguhen 10 fishin e pages qe marin sote dhe priu veshin po vodhen.Asnje deputet nen 45 vjec me profil arsimor te provuar ne shitjen e produkteve te tyre privatisht me preferenc administrim qe ka nevoj vendi.Neveri per keta qe na kane administruar.
Bravo .,edhe per adoleshentet qe Monika i ka bere deputete paguan me taksat tona.PO TURP SKANE??
Nuk eshte nevoja sa do paguhet nji deputet ,por te ndryshohet kushtetuta ,ne U.S.A.ne 50-te-shtete jane 100-senatore ,kurse tek Albania ne 26 -rrethe nevoiten 52-deputete dhe jo 140 bashibozuke te cilet jane kethyer ne “klloune -cirku”,apo ne boxsiere,te cilet nuk kane lene gje pabere ne parlamentin SHqiptar ,ku ish k/ministrat e dieshem apo te sotem I kane nxitur keta “boxsiere”per tia nxire faqen Atdheut te tyre qe te mos futet ne Europe.Por ne 90-ish endra e SHqipetareve te ndershem qe te futeshin ,ne Europe kurse me 2025 ,De-Fakto,do jemi apo jo kjo nuk I dihet????????.
@ Fidel Kastro!
Kush e ofendon dhe e quan popullin e tij: ”debil, dhe shume i indokrinuar, servil dhe trushpelare”… ai nuk ka asnje lidhje me popullin dhe kombin, perkundrazi eshte nje dashakeqes… Pa u zgjatur me tej, shpresoj ne mirekuptimin tuaj dhe jo vetem…
Shqiperia duhet te ristrukturohet nga ana administrative te mos kete rrethe por qarqe sic jane aktualisht 12 qarqe dhe cdo qark pavaresisht nga madhesia te kete 2 deputete (si ne USA) gjithsej 24 plus 1 kryetar parlamienti ne total 25 deputete te mos quhet parlament por senat. Kjo eshte e mjaftueshme per shqiperine, qe eshte nje shtet i varfer dhe nuk perballon dot 140 qafira grabitqare.