Do jenë 11 parkingje nëntokësore që do të zgjidhin problemin e parkimeve nga drejtuesit e mjeteve.
Njëri prej tyre, ai te parku “Rinia”, priret të miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Ky parking nëntokësor ka një kapacitet prej 1342 vendesh dhe do të jepet me koncesion për 35 vitet e ardhshme. Kjo hapësirë nëntokësore do të menaxhohet nga shoqëria “Taiwan”, e cila ka paraqitur edhe ofertën e saj mbi tarifat që do të aplikohen për parkim, shumë e cila varion nga 40-120 lekë në varësi të orarit. Vende të posaçme parashikohen për invalidët, institucionet publike, rezidentët dhe bizneset.
Invalidët do ta marrin shërbimin falas, ndërsa të tjerët duhet të paguajnë një shumë më të vogël nga vlera ditore. Por ky parkim nuk do të jetë i pari. Janë 10 të tjerë të shtrirë në zona të ndryshme të kryeqytetit: te Stacioni i Trenit, sheshi te “Vëllezërit Frashri”, në lulishten pas Kryeministrisë e deri te hapësira në lindje të stadiumit “Qemal Stafa”.
Bashkia miratoi para një muaji krijimin e “Tirana parking”, nën varësi në institucionit, që do të menaxhojë gjithë shërbimin e parkimit publik me pagesë në kryeqytet.
Tarifat që duhet të paguajnë qytetarët:
Ora 08:00 – 14:00 – 120 lekë/ ora
Ora 14:00 – 16:00 – 50 lekë/30min
Ora 16:00 – 20:00 – 40 lekë/ 30 min
Ora 20:00 – 24:00 – 40 lekë/ 30 min
Biletë ditore – 850 lekë
Biletë nate, 22:00 – 07:00 – 500 lekë
Biletë mujore – 12.000 lekë Biletë
3 mujore – 34.000 lekë

I fali qe i fali Taiwanin perse mos t’i jape edhe parkingun. Cudi si nuk paska shoqeri te tjera te interesuara per kete koncesion! A ka mundesi te behet e ditur shuma qe do te investohet nga Taiwani dhe cili eshte projekti i parkingut dhe kohet e realizimit.
Nuk do ishte me mire ta ndertonte privati,po late nam me kete menyre VJEDHJE duke e dhene gjitheçka ne konçesion,te gjithe e dime qe matematika nik eshte nje opinion por nje shkence ekzakte,po si ka mundesi qe fitimi na del me i madhe kur llogarine e shtepise e mban gjitoni dhe jo i zoti i shtepise.