Qeveria kur flet, me sa duket flet vetëm “për inatin e Edvinit dhe opozitës”. Sepse unë si qytetare që nuk jam as i Edvinit as i opozitës, nuk marr vesh asgjë nga ato që thonë: më saktë nuk i shoh gjëkundi ato sukseset për të cilat po flitet. Fundja, ç’më duhen fjalët e bukura mua dhe krahasimet me përqindje, kur nuk shoh asnjë përmirësim në jetën time?
Ka zona të tëra lagje periferike dhe qytete e fshatra ku njerëzit janë me fytyra të verdha e të kequshqyera dhe të veshur me rroba të përdorura, pallatet janë gjysëm të rrënuara si geto afrikane. Disa mezi arrinë të sigurojnë bukën e gojës, janë prerë dhe të ardhurat e parazitizmit nga kurbeti. Papunësia ka arritur në shifra rekord, punësohesh vetëm po hoqe brekët para ndonjërit që të mban në punë një muaj e të flak për viktimën e radhës. Ose të punëson partia, po dhe aty del ndonjë që të kërkon para ose atë punën e brekëve prapë. Gëlojnë njerëzit e pagdhendur, përfitues që jetojnë me modelin e gënjeshtrës dhe pasurimit njësoj si familja Berisha, vidh, dhuno e shkel ligjin. Sa do vazhdojë kjo kasaphanë morale??
Email nga adresa: [email protected]