Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Në artikullin tuaj i nderuar z.Bedri Islami: “Kur mbyllen sytë e hapen gojët”, jepni argumente, që janë thënë për fuksionimin e elementit drejtësi. Problemi është se na ka ardhur në majë të hundës nga kjo tallje. Deputetët trima (me të vërtetë) bëjnë thirrje për rrëzimin me dhunë të këtij pushteti, për të marrë pushtetin. Thoni: pritja ka një cak. Po nuk thoni sa shekuj duhen për të arritur fundin e cakut të durimit e ç’duhet bërë pastaj. Vargjet e mia në 97-ën: Ngrehu Vlorë mjaft ndenje fjetur, duarlidhur gojëqepur, ngrehu për jetë për t’u përpjekur, se njëherë ke për të vdekur! – A nuk na është bërë hak? SMS të tilla e ju nuk i botoni, u ka hyrë frika. Nderime, Bardhosh Xhelaj- emër i vërtetë, Vlorë.
