Që të mund të marrësh një ambient me qira pronë shtetërore, qeveria ka nxjerrë dje udhëzime të qarta nëpërmjet vendimeve të marra se si dhe kur mund ta përfitosh këtë ambient. Në vendimin e djeshëm përcaktohet se pasuritë shtetërore që do të jepen me qira janë, ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë e pajisjet e linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror (në vijim “shoqëri shtetërore”), ndërsa pasuritë shtetërore, që jepen me enfiteozë janë vetëm pasuritë e paluajtshme të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive shtetërore. Por, për të përfituar një ambient të tillë nuk do të jetë e lehtë, pasi vendimi i qeverisë i ka të përcaktuara qartë kriteret e vlerës së investimit, kohën e përdorjes së ambientit me qira dhe kushtet e operimit në seriozitetin që sipërmarrësit afrojnë në treg. Një pikë e rëndësishme e vendimeve për dhënie me qira janë edhe kontratat me tarifën simbolike “1 euro kontrata”, për të cilën kreu i qeverisë, Edi Rama foli pak ditë më parë me investitorët italianë. Këto kontrata jepen me vendim rast pas rasti nga Këshilli i Ministrave, edhe pa konkurrim, në raste kur me ofertë “të pakërkuar”, ka propozim për kryerjen e investimeve në vlera mbi 2 milionë euro për zhvillimin e zonave të veçanta, duke kryer aktivitete në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore apo në veprimtari që do të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve sociale në zona të veçanta.
Çfarë parashikon vendimi 1 euro?
1. Pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave.
2. Kur, pas përfundimit të procedurave të konkurrimit, rezulton fitues një subjekt i cili propozon që në pasurinë shtetërore që jepet me qira do të zhvillohen aktivitetet, si:
a) veprimtari prodhuese industriale në nivele investimi mbi 10 milionë euro;
b) veprimtari prodhuese të regjimit “FASON”;, atëherë, në këtë rast, institucioni që zhvillon procedurën dhe që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit shtet për pasurinë i propozon Këshillit të Ministrave lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 (një) euro/kontrata.
3. Ministria përgjegjëse për ekonominë mund të propozojë në Këshillin e Ministrave dhënien me qira të pasurisë shtetërore, pa konkurrim dhe me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, kur me ofertë “të pakërkuar”, ka propozim për kryerjen e investimeve në vlera mbi 2 milionë euro për zhvillimin e zonave të veçanta, duke kryer këto aktivitete:
a) Veprimtari në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore;
b) Veprimtari që do të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve sociale në zona të veçanta.
4. Para nënshkrimit të kontratës së qirasë, me tarifë 1 euro/kontrata, qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, në vlerën 10 për qind të vlerës së investimit të marrë përsipër në konkurrim. Garancia kthehet pas përfundimit të investimit.
5. Në rast se subjekti, që ka lidhur një kontratë me tarifë 1 euro/kontrata, nuk realizon kushtet e saj, kontrata kthehet në kontratë qiraje ose enfiteoze dhe vlera e detyrimit mujor rillogaritet, sipas tarifave të përcaktuara në kreun III, të këtij vendimi, si dhe merr gjobë, në masën e garancisë së depozituar në çastin e lidhjes së kontratës.
6. Kontratat e qirasë të lidhura para daljes së këtij vendimi, ku realizohet veprimtari prodhuese me regjim “FASON”, kthehen në kontrata me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, pas daljes së këtij vendimi, duke ruajtur si garanci kontrate atë të kontratës së qirasë. Specifikimet për rastet dhe procedurat për ndryshimin e këtyre kontratave bëhen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ekonominë.
7. Pas daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave, për dhënien me qira të pasurisë shtetërore me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, ministria përgjegjëse për ekonominë fillon procedurat, që janë të njëjta me ato të përcaktuara në kreun II, të këtij vendimi.
Pse nuk funksionoi “Shqipëria 1 euro” e Berishës
Problemet e mëdha me gjyqësorin, paqartësia për të drejtat e pronës, niveli i lartë i korrupsionit, infrastruktura e papërshtatshme dhe mungesat e mëdha në energji, pengojnë zhvillimin ekonomik dhe investimet në Shqipëri, u tha në raportin e Bashkimit Evropian, në lidhje me progresin e shënuar nga Shqipëria në zhvillimin ekonomik. Sipas raportit kur nisma “Shqipëria 1 euro” u trumbetua si lëvizja e thithjes së investitorëve të huaj, në të vërtetë nuk solli asgjë për afrimin e tyre. Pasi realizimi i lehtësirave për biznesin në vend mbetet i papërfillshëm. Nga ana tjetër klima e biznesit mbetet tepër e dobët dhe kërkon që të ndërmerren përmirësime thelbësore, ndërsa nismat e qeverisë mbeten me një ndikim të vogël në këtë drejtim.
Kush janë pasuritë shtetërore që jepen me qira?
1. Pasuritë shtetërore u jepen të tretëve, duke u transferuar të drejtën e përdorimit me qira ose enfiteozë, nëpërmjet procedurës së konkurrimit.
2. Pasuritë shtetërore, që jepen me qira, sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij vendimi, janë: ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë e pajisjet e linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror (në vijim “shoqëri shtetërore”). Pasuritë shtetërore, që jepen me enfiteozë sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij vendimi, janë vetëm pasuritë e paluajtshme të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive shtetërore.
3. Kriteret e konkurrimit për dhënien me qira të pasurisë shtetërore janë, si më poshtë vijon:
– Niveli i investimit;
– Niveli i punësimit;
– Oferta e detyrimit mujor të qirasë.
Institucionet qendrore dhe vendore mund të vendosin edhe kritere të tjera shtesë.
4. Kriteret e konkurrimit për dhënien me enfiteozë të pasurisë shtetërore janë, si më
poshtë vijon:
– Niveli i investimit në pasuri të paluajtshme për përmirësimin e pronës, i cili të jetë mbi 200 për qind të vlerës së pasurisë së shpallur për konkurrim;
– Qëllimi dhe niveli i investimit në tërësi në pasurinë që jepet me enfiteozë;
– Niveli i punësimit;
– Oferta e detyrimit mujor.
Kush përjashtohet nga konkurrimi?
a) dhënia me qira e sipërfaqeve deri në 200 m2, të cilat jepen me afat deri në 1 vit;
b) makineritë e pajisjet e shkëputura, të cilat jepen me afat deri në 1 vit;
c) dhënia me qira e pasurive shtetërore subjekteve të pajisura me leje shfrytëzimi të pasurive natyrore minerare, peshkimit, ujërave e të veprimtarive të tjera, të ngjashme, kur këto pasuri i jepen subjektit, në ndihmë të zhvillimit të aktivitetit, për të cilin është licencuar;
ç) rastet kur me ligj janë miratuar marrëveshje minerare të shfrytëzimit, subjekti i licencuar ka të drejtën e lidhjes së kontratës së huapërdorjes për sipërfaqen e ndërtimit të fabrikave (sipërfaqe kjo e konfirmuar nga plani i biznesit i paraqitur për marrjen e lejes së shfrytëzimit), me të drejtë përsëritjeje deri në përfundim të periudhës së licencimit;
d) dhënia me qira e objekteve shtetërore për institucionet shtetërore, kur ato do të përdoren për nevoja dhe aktivitete të mëtejshme shtetërore;
dh) dhënia me qira e pasurive shtetërore subjekteve shtetërore ose private për ushtrimin e aktiviteteve në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore, kundrejt investimeve në pasurinë shtetërore të vlerave mbi 2 (dy) milionë euro;
e) shtesat në kontratë për sipërfaqet funksionale që kërkohen nga qiramarrësi për të shtuar ose për të përmirësuar veprimtarinë, për sipërfaqe jo më shumë se 50% e sipërfaqes totale të truallit ku shtrihet objekti i marrë me qira dhe vetëm në rastet kur sipërfaqja shtesë shtrihet në kufi me sipërfaqen e kontratës.
Nxitja e biznesit nëpërmjet kontratave
1. Për objektet e dhëna me qira ose enfiteozë, me sipërfaqe mbi 200 m2, vlera e detyrimit mujor rillogaritet me zbritje, kur subjekti që ka marrë me qira ose enfiteozë, vërteton në llogaritë financiare vjetore të tij se ka kryer investime në pasurinë e marrë me qira ose enfiteozë për përmirësimin e saj, si dhe për blerje e instalim linjash, makinerish e pajisjesh në vlerat, si më poshtë vijon:
· Investime mbi 50 milionë lekë, zbritja është 10 % ;
· Investime mbi 80 milionë lekë, zbritja është 20 % ;
· Investime mbi 100 milionë lekë, zbritja është 30 % ;
· Investime mbi 150 milionë lekë, zbritja është 40 % .
2. Ulja e vlerës së detyrimit mujor nga realizimi i investimeve vlen deri në përfundimin e afatit të kontratës të qirasë apo enfiteozës.
ky po vazhdon atje ku e la saliu dhe kjo eshte rilindja e edi palloshit qe nuk i len gje mangut ne kopjim te salushit pasurit e vendit per 1 euro dhe te tjerat i ndajne pr vete .?
Nqs verifikimi i investimeve do te jete ne rregull, atehere do ece si skeme.
se pari,Keto kontrata behen eskluzivisht me te huaj?Po me shqiptare?Po me individe/shoqeri ku ortaket kane dy nenshtetesine?
se dyti,a ka vende ne bregdet ku mund te behen hoteleri me kete forme investimi dhe sa vjet garanton shteti(se qeverite shkojne e vijne)qe kjo forme mbetet ne fuqi?Sespe ta do mendja qe ai qe investon do garantohet per diçka,s’mund te ndertohen hotele me kallama.
se treti,pse bisnesi fason inkurajohet me keto kushte ulteriore,a nuk ka lehtesira sakaq me legjislacionin qe ishte ne fuqi,duke qene se nuk taksohej?çfare duhen me,mos u duhen dhuruar edhe punetoret falas?
se katerti,kam idene se qeveria duhet te ftoje me kete perparesi projekte te qendrueshme qe ndikojne ne nje te ardhme industriale,psh,te ftohen kompanite siderurgjike koreane,qe jane shembull efiçense.Kompanite kineze qe jane lider ne prodhimin e paneleve diellore,ata kane interes,se jane afer tregut evropian.Keto gjera behen me ftese nga qeveria,jane pèrojekte qe japin rezultat pas 10 vjetesh,por ndryshojne teresisht strukturen ekonomike.Po paten lende te pare ne vend(hekur,energji,etj)manifakturat vijne vete,pa qene nevoja tu krijosh lehtesira te tilla.Ekonomia e shkalles kete presupozon,ti si shtet garanto bazamentin ekonomik dhe proporcionin e lendeve te para,te tjerat vijne vete per konsekuence.
Qe investitoret e huaj te vin ne Shqiperi nuk mjafton vetem kjo nisem, ka dhe nga ata qe nuk kerkojn prona per lemosh apo me 1 euro por jane te gatshem te investojn ne shqiperi me projekte konkrete. Vetem se kan frik mos prones qe ata blejn u del pronari i 20