Sa e duam ne anëtarësimin në BE, sa e duan serbët (kush s’na do aty)

b.m.

93 për qind e shqiptarëve në Shqipëri janë në favor të pranimit të vendit të tyre në Bashkimin Evropian, ndërsa vetëm 42 për qind e serbëve duan që vendi i tyre të bëhet një vend anëtar i BE, sipas një sondazhi të Eurobarometrit, cituar nga European-views.

Anëtarësimi në BE gëzon gjithashtu mbështetjen e 58% të shtetasve të Maqedonisë, por ka mbështetjen e vetëm 45% të popullatës në Malin e Zi, sipas rezultateve.

Të pyetur nëse mendojnë se nga anëtarësimi në BE vendet e tyre përfitojnë, 56% e serbëve thanë “po”.

Përgjigjet pozitive ishin më të larta nga kandidatët e tjerë të Ballkanit Perëndimor: 95% e shqiptarëve, 71% e maqedonasve dhe 61% e malazezëve.

Kurse vetë vendet anëtare të BE sipas të njëjtit sondazh duken të ndara për zgjerimin e mëtejshëm të BE.

Mbështetja më e madhe për zgjerimin shihet në vendet e reja anëtare të BE nga Europa Qendrore dhe Lindore me 66% në favor në Poloni dhe Lituani, 65% në Rumani, 62% në Hungari dhe 61% në Kroaci.

Shtetet “e vjetra” të BE-së janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit, me 64% kundër në Finlandë dhe 62% në Francë.

b.m. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Po , sa dojme ne shqiptaret ti permendim serbet , qofte edhe ne prag te nderrimit te motmoteve , qofte edhe ne kontekstun me negativ te mundeshem , me te keq e zi e me zi , pake rendesi ka , na ata vetem duhet me patjeter ti permendim se ndryshe,po nuk i permendem serbet dhe po nuk i permendem lideret aktual serb Vuciq , Daviq , Vulin , Djuriq etj etj, viti i ardheshem mund te na shkoje akoma me ters se ky qe e leme pase , mund te na shkoje shume shume ters po si permendem fjaler serb , serbi .., kushe na do e kushe nuk na do …
    Por , aspak s na shkone mendja te ia veme gishtin kojes dhe te shofim se sa e duam ne njeri thetrin , sa e duam ne vehten tone dhe , a duam ta duam njeri tjetrin ne Shqiperi dhe Kosove , ne Maqedoni e Mal te Zi , ne Presheve e Cameri , dhe kudo tjeter qe jemi dh e jetojme …apo , bajme dertin , sekeldisemi se a na do apo s na do BE, a na do Serbija etj. etj sepse ,ne shqiptaret aspak s mendojme per vehten tone , per shtetin tone dhe s mendojme per njeri tjetrin !!

  • Nuk po e kuptoj ,populli shqiptar e deshiron inkuadrimin ne BE . Por populli shqiptar , nuk ka as edhe nje gje ne dore per fatet e tij . Fatet i kane neokomunistet e rinj te ketyre 28 viteve te fundit dhe i jap te drejte te jene te kundert me popullin e tyre ,se fillon diktati dhe transparenca e ligjit ,ku keta shkerdhata anti shqiptare ,politikane te socem nuk e honepsin dhe skane interesa te filloje diktati dhe transparenca e ligjit ,nga vjedhjet dhe abuzimet brutale qe kane bere keto 28 vitet e fundit , si ne troje ,ne nafte ,krom e dreqi me te birin ,dhe nen ombrelllen me emrat si Manet me shoke ??..Te rroje populli qorr , qe i voten keto vemje anti shqiptare per nje thes me miell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *