“Sa e ka çmimin drejtësia në Palermon tonë”, autorja e shkrimit mbi gjykatësen e Elbasanit i përgjigjet letrës së ambasadorit italian

redaktor

Nga Edona Llukaçaj

Pas një artikullit tim, të publikuar tek  “Dita” për të cilën kam privilegjin të kontribuoj në mënyrë modeste, ambasadori i nderuar i Italisë në Shqipëri i kishte dërguar një letër kryeredaktorit të kësaj gazete, ku shprehte mosdakordësinë e tij me një prej figurave letrare që unë kam përdorur. Bëhet fjalë për krahasimin e Elbasanit me Palermon.

Së pari, i shpreh mirënjohjen ambasadorit dhe stafit të tij, për vëmendjen, por dua të theksoj se nuk ka qenë dhe nuk është në asnjë mënyrë qëllimi im të fyej apo të ofendoj një qytet apo një komb përmes krahasimit në fjalë. Nëse kjo padashur ka ndodhur, kërkoj ndjesë.

Së dyti, më lejoni të hedh dritë mbi qasjen time. Termi “Palermo” është përdorur në mënyrë metaforike, duke iu referuar veçse simbolikës së nocionit. Është një nocion i ngulitur në memorien kolektive sa prej ngjarjeve të bujshme të disa dekadave më parë atje, aq edhe prej serialit të mrekullueshëm “Oktapodi” apo të tilla prodhimeve filmike që kanë bërë histori, ashtu si edhe vetë ambasadori e sjell në vëmendje.

Në çdo rast kjo mbetet një prej atyre referencave globale pa kombësi, si mund të ishte përdorur “Itaka” për një destinacion të largët apo të paarritshëm; si mund të ishte përdorur “Drenica” për të simbolizuar qëndresën, “Mitrovica” për simbolikën e urave që nuk lidhin; apo si shfrytëzimi i legjendës së murimit të Rozafës (së Shkodrës nga kam prejardhjen) për të dënuar krimet mostruoze të flijimit të grave që vazhdojnë të ndodhin edhe sot në vendin tim.

Unë mendoj se krahasimi nuk përmban nuancë denigruese qoftë edhe në mënyrë të tërthortë. Unë nuk e kam pasur mundësinë ta vizitoj, por me aq sa kam arritur të informohem, Palermo është një qytet i mrekullueshëm në lulëzim. Një qytet i cili ia ka dalë të ngrihet mbi të keqen, që nuk ka as përkatësi, as besim e as bindje. Si ambasadori vëren, pas një periudhe të errët, Palermo e ka rindërtuar veten, duke u kthyer në një burim inspirimi edhe përtej kufijve. Për këtë do ishte e dëshirueshme të përmendej.

Jam e bindur se ambasadori është, si unë, i mendimit se Elbasani është një qytet mbresëlënës, gjithashtu. Historia dhe pozicioni gjeografik e bëjnë atë një destinacion mjaft të këndshëm turistik, të krahasueshëm dhe aspak më poshtë se Palermo që ambasadori aq bukur e përshkruan në letrën e tij për drejtuesin e gazetës “Dita”.

Por shkelqimi i Elbasanit, qytet me kontribut të veçantë edhe në kulturë, arsim e më gjerë, fatkeqësisht, është zbehur, si ai i të tjera gjeografive para tij, nga fenomene negative që siç e thamë më sipër, nuk kanë as përkatësi, as besim e as bindje!

E unë uroj fort që një ditë Elbasani dhe çdo cep në Shqipëri a në botë që vuan nën thundrën e krimit, të arrijë ta mposhtë të keqen që i merr frymën. Të ringrihet mbi shkrumbin e saj… si Palermo!

—–

Letra e ambasadorit dërguar kryeredaktorit të Ditës mund të lexohet duke klikuar KËTU

Shkrimi që ka nxitur shqetësimin e ambasadorit mund të lexohet duke klikuar KËTU

 

Share This Article
13 Comments
  • Agim Nesho NJË BYTHLËPIRËS ORDINER dhe KOQELËPIRËS i PËSHTIRË , që del me Çantë Dore si ZVARRANIK dhe si FUNDËRRINË në Rrugèt e ISH BLLOKUT says:

    Çi bënë SHQIPËRISË kèta Politikanë HAJDUTË , KRIMINELË dhe BANDITË të këtyre 30 VITEVE ??!!?? MALLKUAR MALLKUAR QOFSHIN këta të PAUDHË dhe të PA FE !!! ÇOHU ENVER HOXHA të fusësh SHQIPËRINË në SHINA , sepse e kanë në Dorë HAJDUTËT , KUSARËT , BANDITËT dhe FUNDËRRINAT e KOMBIT !!!⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    • E ke gabim,se nen udheheqjen e ndritur te Rames,Shqiperia po lulezon dhe populli eshte aq i lumtur sa nuk ka buke te haje,por vetem mish e peshk!
      Te gjithe ju qe shani qeverine doni kthimin e komunizmit,por nuk do ta arrini!
      Ne shqiptaret te shternguar fort rreth partive tona heroike,edhe sikur buke e uje te mos kemi kurre nuk ia japim votat armikut !
      Se po iku Rama do vije Basha,prandaj pashai yne u sfilit duke bredhur nepr bote vetem per te na i bere jeten tone sa te lumtur dhe aq …SKETERRE!
      Cfare doni ju me shume se sa ajo qe vetem Rama e beri,qe nen kujdesin e tij rreth 500 mije shqiptare sot jetojne te lumtur neper bote dhe ketu po vijne te provojne fatin mijra siriane,irakene e bangladeshas!
      Rrofte sulltani yne,ju befte dita 1 mije dhe marrte….MALET ishalla!
      Mallkuar dita,qe linda ketu dhe kam patur Berishen,Meten,Nanon,Ramen kryeminister,qe e kane urryer popullin e vet!

  • Autorja,ka vizituar ndonjëherë Palermon
    apo e ka me të dëgjuara si ndodh në shqipëri ?
    Perse njerëzit në shqipëri janë kaq sipërfaqsorë,të pa përgatitur dhe injorantë ?
    Apo futja mufkës se ata tjerët s’dinë ojo ça bohet.

  • Rruga Egnatia u zgjodh ne kohen e pas 92 nga Saliu, qe e merrte drogen nga Azia dhe e dergonte neper Europe. Qe atehere mbeten gangsteret e tij ne Elbasan.

  • Elbasani me Palermon? As krahasohet fare!
    Ne Palermo nuk del Mafia te bleje vota ne zgjedhje, nuk ka Mafioze ne shtabet elektorale te deputeteve, dhe me kryesorja : Asnje politikan nuk ka qejf ti ferkoje barqet mafiozeve para kamerave ashtu si Taulant Balla me 14 mars Diten e Veres gjithe llumit malavites qe ishte rrjeshtuar per te shoqeruar kryeministrin Edi Rama!
    (nuk besoj se do arrini paturpesine ta censuroni serish komentin tim pa sharje e fyerje)

  • Edhe Llukacaj,nuk kish si ti shpetonte sindromit endemik arnaut:
    Qe asnjehere nuk don te shikoj veten,,por vec te zmadhoj njollat ne fytyren e tjetrit.
    .Dhe kur te huajt me pozicione,si ambasadori italian,pozicionohen,ahere ,cfaqet inferioriteti ne menyre te skajshme.
    Po te kish sadopopak qetesi dhe mencuri,autorja do te na thosh ato, qe kemi pare dhe jetuar te gjithe ne tere keto vite:
    Ate qe ketu,vazhdon te sundoje,jo ajo lloj mafie e Palermos se dikureshme,por ndragheta arnaute(ndragheta quhet mafia fshatare,siciliane,qe dallohet per egersine e saj te vecante),e lindur dhe e dale nga kullat e errta,qe pushtoi dhe rrafshoi cdo vlere te mbetur historike dhe njerzore,duke marre perseri revan,drejt erresirave te dendura te regjimeve dhe pushtimeve shperfytyryese shekullore,
    Mbas kesaj ndragheta italiane duket si nje adoleshent kriminel,qe respekton dhe rregulla, krahasuar me ndragheten arnaute qe zhduk, asgjeson dhe u ndrron fytyren pushteteve,u denatyron edukaten,kulturen,apo historine krejt kombit.

  • Elbasanin tradicionalisht qytet te qete, e ktheu ne vater te mafies ish Kryetari Bashkise zyrtarisht dhe realisht prap Kryetar Qzaim Sejdini apo “Lala” i famshem! Ky i dha Mafies legjitimitet se me Mafien siguroi mandatet si Kryetar Bashkie.
    Shembullin e Lal Qazos e institucionalizoi me tej Shefi politik i Rilindjes per Elbasanin Taulant Balla. Ka 8 vjet qe Elbasani vuan krimet e Mafies hapur sepse hapur kjo Mafie eshte ne urdhera te Taulant Balles.

  • Autorja ka te drejte.
    Palermo eshte metafore e mafias, do apo nuk do ambasadori.
    Mbaj mend dikur edhe Arvizu u zemerua me nje shkrim ku i thoshin “mos bej kinezerira”.
    Inferiori eshte ambasadori ne kete rast, jo autorja

  • Po lereni Palermon, merruni me tradhetine kombetare te Ramut Kurves, qe e shtiti Detin sikur ja la putana e Venecias trashegimni nga zogu..

  • Eshte shum e vertet qe Italia e Jugut ka problem mungesen e punesimit te rinise..
    Sidomos Sicilia. Palermo eshte nje qytet shum i vjeter dhe me shum histori…
    Ku e gjeti kjo e uruar ti kujtoj mafien dhe ta krahasoj me Elbasanin..
    Njejte si Peqini me Tiranen…
    Apo nuk e tha bukur: shkrimi kishte te figura letrare simboliken….
    Gazetare me demek..do te beje interesanten…

  • Elbasani ( dhe jo vetem AI) vuan jo nga ato semundje qe autorja pretendon por nga mungesa e qyteterimit dhe kryesisht te shtetit te se drejtes. Keto parametra as nuk mund ti krahasosh me Palermon (prandaj krahasimi eshte pa vend) pasi qyteterimi ne palermo eshte shekuj perpara Elbasanit kurse shteti i te drejtes ne Palermo deri pak vite perpara komandohej nga Toto Rina. Sot akoma nuk eshte sqaruar tratativat e nje kompromisi midis shtetit Italian me Mafias. Kurse ne Elbasan ka vetem brekegrisur ( me pare) qe jane armatosur pa ditur edhe se si dhe here pas herei i vene armet ne perdorim…!!!.
    Per keto arsye shkrimi eshte fare pa vend dhe po keshtu furtuna qe ka ngritur ambasadori Italian ne goten e ujit tregon qe ai eshte pa pune dhe do te justifikoje rogen maramendese qe ai mer ne parajsen ku e kane hedhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *