Sa e pret qeveria rritjen e të ardhurave për frymë në vitin 2018

Edlira Shehu

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj  gjatë diskutimeve për buxhetin në Komisionin e Ekonomisë ka folur se sa do të rriten të ardhurat për frymë gjatë vitit 2018, ku ka bërë edhe një krahasim me vitin 2017.

Sipas ministrit Ahmetaj, të ardhurat për frymë ndryshojnë me rritjen ekonomike të vendit: “Të ardhurat për frymë rriten përmes rritjes ekonomike dhe konkretisht të ardhurat për frymë për vitin 2017 janë në 540 mijë lekë, ndërkohë që në vitin 2018 të ardhurat për frymë pritet të arrijnë në 572 mijë lekë.”

Ahmetaj foli edhe një herë gjatë këtij takimi në lidhje me taksën e pronës ku shpreh se kjo taksë është trajtuar për metër katrorë dhe se Shqipëria ka taksën më të ulët në rajon për pronën.

“Në Shqipëri niveli i taksës është 0.05 për qind për individin dhe 0.15 për qind për korporatat.”

Gjithashtu ministri foli edhe për Bypass-in e Fierit, ku sipas tij projekti është në proces ritenderimi.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë ministri iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, ku theksoi edhe një herë se do të përjashtohen nga pagesa e TVSH investimet mbi 50 mln lekë.

Share This Article
6 Comments
  • tani avash avash behen gjerat e mira.po ne shqiptaret e kemi zakon qe ti kerkojme gjerat sot per neser. bravo z.minister qe me vendosmerine tuaj arritet tja mbyllnit gojen te gjith atyre qe te shane dhe qe po vazhdojne te shajne tani. vazhdoni punen tuaj ne sherbim te qytetarve

    • Bravo z.minister shume vleresime dhe mirenjohje per ju z.minister per gjithcka qe jeni duke bere ne aspektin e ekonomise, pavaresisht se cfare thone kundershtaret vazhdoni perpara me kete ritem pasi e keni vene ne shina ekonomine ashtu si shume sektore te tjere.

  • ore ne dum lek cash ndor o beno. ca jan kto rritje e te ardhurave per frym. ne dum lek qe tdalim nfundjav me shku te folia apo me nai ven tjeter. ca jan kto shifra tani se si morim vesh.

  • vlen per tu vleresuar puna serioze e ministrit per ndermarrjen e masave te duhura ne ekonomi te cilat kane sjell nje qendrueshmerime shume stabilitet dhe premisa te mira per ekonomine e vendit

  • Ju lumte 🙂 jane shume te drejta te gjitha keto qe thoni vazhdoni punoni seriozisht ashtus ic keni bere deri tani, ja vlen te theksohet se cfare eshte arritur deri tani ne permiresimin e situates financiare ne vend eshte padiskutim dhe merite e juaja nepermjet politikave te duhura.

  • PIRDH SELMAN I NENES, PIRDH MORE SELMAN.

    PO NE KATER VITE SA U RRITEN???????????!!!!!!!!!!!!!

    0. ME BISHT, KAQ U RRITEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *