Skica që tregon çfarë i bëri vetes 2 vjet para vetëvrasjes një nga artistët më të mëdhenj të njerëzimit

redaktor

Natën e 23 dhjetorit 1888, në Arles, Vincent Van Gogh preu njërin vesh me brisk.

E mbështolli në një copë gazetë dhe ja dha një gruaje, ndoshta një prostitute. Ishte një gjest mërzie dhe përçmimi, pasojë e një zënke me mikun e tij piktor Paul Gauguin?

Përgjatë viteve teoritë kanë qenë nga më të ndryshmet. Por një gjë nuk ka ndryshuar, është menduar gjithnjë që prerja kishte qenë një gjë e vogël, bëhej fjalë vetëm për një copë të vogël të veshit të majtë.

 

Skica e bërë në 1930 nga Félix Rey, mjeku qe kuroi Van Goghun

Një dokument i ri hedh dritë për këtë fakt dhe në të vërtetë behej fjalë për një plagë shumë më të madhe, piktori kishte prerë të gjithë veshin.

Një gjest i dhunshëm, që parapriu vetëvrasjen 2 vjet më vonë.

Në skicë, e cila mban datën 18 gusht 1930, shihet qartë prerja e gjithë veshit. Skica është ekspozuar në muzeun e Van Goghut në Amsterdam.

b.m/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *